Connect with us

Argëtim

Fshati polak ku për 9 vite, nuk ka lindur asnjë djalë

Published

on

Një skuadër zjarrfikësish e gjitha e përbërë nga femra. Është një rast i rrallë por është bërë një domosdoshmëri në kushtet kur në fshat mungojnë burrat.

Kjo ndodh në Miejsce Odrzanskie, një fshat me 300 banorë, ku prej nëntë vitesh nuk lindin bebe meshkuj.

Kryebashkiaku ka vendosur edhe një çmim për nënën që do të sjellë në jetë një djalë ndërkohë që një grup shkencëtarësh po studion anomalinë e fshatit. Banorët më të moshuar kujtojnë se meshkujt kanë qenë gjithnjë të rrallë në fshat.

“Bëhet fjalë për të studiuar historinë dhe për të kontrolluar statistikat e lindjeve” shpjegon një prej kërkuesve që është angazhuar me rastin, duhet të kuptojmë nëse prindërit e vajzave janë në ndonjë mënyrë të afërm, edhe të largët, e më pas duhet të kuptojmë edhe kushtet ambientale, vetëm kështu mund të dalim me ndonjë pistë.

Për momentin, vetëm shkencëtarët janë të shqetësuar; gratë e fshatit duken në fakt të kënaqura, përcjell ksp. Nuk kemi patur probleme, do të takojmë meshkuj në ndonjë fshat apo qytet tjetër thonë me shaka vajzat.

 

https://www.koha.net/lemsh/179462/ne-nje-fshat-ne-poloni-ka-9-vjet-qe-ska-lindur-djale/

Continue Reading

Argëtim

Rajoni përmbytet, çifti shkon në dasmë me një tenxhere gatimi (Video)

Published

on

Një çift indian me banim në një rajon që përjetoi përmbytje të rënda, përdori një automjet të pazakontë për të arritur në lokacionin e dasmës së tyre – një tenxhere të madhe gatimi.

Akash Kunjumon tha se ai dhe gruaja e tij, Aishwarya, ishin martuar ligjërisht më 6 tetor, por ceremonia e tyre martesore ishte planifikuar për datën 18 tetor.

Kunjumon shtoi se ceremonia fillimisht do të mbahej në një tempull në Thalavady, por përmbytjet e fundit shkaktuan që ndërtesa fetare të mbushej me ujë, kështu që ngjarja u zhvendos në një sallë aty pranë me një skenë që i kishte shpëtuar ujit.

“Megjithëse u përpoqëm të organizonim një varkë të vogël për të arritur në vend, asnjë nuk ishte në dispozicion. Njerëzit nga tempulli na rregulluan tenxheren,” tha Kunjumon për The Washington Post.

Çifti u ngjit në një tenxhere të madhe gatimi dhe videoja tregon se ata po shtyhen nëpër ujërat e përmbytjes për të arritur te salla e ngjarjeve.

“Ne udhëtuam në atë tenxhere për të paktën 20 minuta për të arritur në vend,” tha Kunjumon. Ai shtoi se vullnetarët që e shtyen tenxheren duhej të luftonin “me një rrymë të fortë” për t’i çuar ata në dasmën e tyre.

“Babai im notoi për në tempull, ndërsa nëna, gjyshja dhe motrat përdorën një tenxhere tjetër,” deklaroi Kunjumon.

Continue Reading

Argëtim

Aeroplani hodhi jashtëqitjet njerëzore mbi një burrë, ndërsa po fluturonte mbi oborrin e tij

Published

on

Një burrë dhe kopshti i tij “u spërkatën në një mënyrë shumë të pakëndshme” kur mbetjet njerëzore u hodhën nga një aeroplan.

Duke folur për forumin e aviacionit The Royal Borough Of Windsor & Maidenhead, këshilltarja Karen Davies tha se ishte “tmerruar” kur dëgjoi incidentin.

Ajo shpjegoi se si “i gjithë kopshti i tij, dhe çadrat e kopshtit, dhe ai” ishin “të mbuluar”.

Hedhja ka ndodhur në Windsor në mes të korrikut, shkruajnë mediat e huaja.

Tualetet e aeroplanit ruajnë ujërat e zeza në “kuti speciale”, por përmbajtja e tyre normalisht hidhet sapo aeroplani të ketë aterruar.

“Unë e di se një numër incidentesh ndodhin çdo vit me ujërat e zeza të ngrira nga aeroplanët, por kjo nuk ishte e ngrirë dhe i gjithë kopshti i tij u spërkat në një mënyrë shumë të pakëndshme”, tha ajo.

“Ai ishte në kopsht në atë kohë, kështu që një përvojë vërtet e tmerrshme, e tmerrshme”.

Ndërkohë John Bowden, këshilltari për Eton & Castle, e quajti atë një “shans një në një miliard”.

Ai sugjeroi që moti i ngrohtë do të thoshte se jashtëqitja mund të “dilte si më i lëngshëm”.

Continue Reading

Argëtim

Zhytësi gjen shpatën 900-vjeçare në brigjet e Izraelit

Published

on

Një zhytës amator që eksploron ujërat e cekëta në veri të Izraelit, ka gjetur një shpatë që mendohet se i përkiste një kalorësi 900 vjet më parë. Autoriteti Antik i Izraelit (IAA) tha se pasi të pastrohej dhe analizohej, do të vihej në shfaqje publike.

Shpata u zbulua nga Shlomi Katzin, në ujërat e cekëta pranë Haifa.

Kobi Sharvit, i cili drejton Njësinë Arkeologjike Detare të IAA -së, tha se vendi ku u gjet shpata, siguroi strehë gjatë shekujve për anijet gjatë stuhive. “Këto kushte kanë tërhequr anijet tregtare në shekuj, duke lënë pas gjetje të pasura arkeologjike”, tha ai.

“Shpata është e rëndë për shkak të gurëve që janë ngjitur në të, dhe gjithashtu sepse është një shpatë hekuri dhe shumë e madhe”, shtoi ai.

Continue Reading

Aktuale