Connect with us

Lajme

Brexit: T’i biesh murit me kokë!

Published

on

Kryeministri britanik, Boris Johnson kërkon që britanikët të dalin me çdo kusht nga BE, le të kushtojë sa të dojë. Motoja e tij: “luftë ose fundosje” nuk parashikon kompromise me Bashkimin Europian.

“Më gjeni gjithë verën”. Kështu shkroi Michel Barnier, kryenegociuesi i BE për Brexit në një E-mail për qeveritë e BE, madje në ditën, që filloi detyrën kryeministri i ri britanik, Boris Johnson. Barnier i bëri një ofertë për bisedime qeverisë së re në Londër. Por deri më tani kryenegociatori nuk ka takuar askënd nga shtabi i ri në Downing Street Nr. 10. Negociata të reja për marrëveshjen 600 faqëshe të mbyllur ndërkohë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, Michel Barnier i ka përjashtuar që nga fillimi.

“Tani duhet të jemi të qetë dhe solidarë”, ka thënë Barnier. Kërkesat bombastike nga Boris Johnson, si heqja e “Back stop”-it irlandez, diplomati francez i hodhi poshtë si “të papranueshme”. Me “back-stop” kërkohet të pengohet, që mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore të ngrihet sërish kufiri i BE me kontrolle doganore, kjo për sa kohë derisa palët të kenë gjetur një zgjidhje më të mirë.

Mesazhi i thjeshtë: Jashtë

Vizitori i vetëm nga Londra, që ka shkuar në Bruksel që nga ndërrimi i qeverisë është funksionari britanik, David Frost. Ai është i ngarkuari i posaçëm i kryeministrit për Brexit. Komisionit Europian dhe diplomatëve të BE ai u shpjegoi, se Britania e Madhe do të largohet pa mëdyshje nga BE më 31 tetor edhe pa një marrëveshje.

Si kusht për bisedime të reja me BE, Frost përmendi heqjen e “Back-stop-it jo demokratik”. Këtë kërkesë e kanë hedhur poshtë si BE ashtu edhe kryeministri irlandez, Leo Varadkar. Diplomatët nga BE, thanë se Davis Frost nuk ka sjellë asnjë alternativë për heqjen e Back stop-it. As tema të tjera, për të cilat Johnson do të negocionte në rast të një raundi të ri nuk janë përmendur. Para ngjitjes në postin e kryeministrit, Johnson ka thënë, se ai do donte t’i ruante pjesët e mira të marrëveshjes dhe të ndryshonte pjesën tjetër. “Ne mund të fluturojmë në hënë, pra mund t’ia dalim të organizojmë edhe këtë kufirin me Irlandën”, tha ai.

Brexit i ashpër me shumë gjasa

Sipas pikëpamjes së Brukselit, Boris Johnson po merr drejtimin e një Brexit pa marrëveshje, pa afate kalimtare, pa paguar llogaritë e hapura me BE, pa një përfytyrim për marrëdhëniet e ardhshme me BE. Vërtet që kryeministri i ri britanik deklaron, se Brexit i “ashpër” nuk është objektivi i tij, por nëse më 31 tetor nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë Britania e Madhe largohet edhe pa marrëveshje.

Ministrat në kabinetin britanik vazhdojnë ndërkohë me fajësimet. Michel Gove, ministër për përgatitjen e Brexit është shprehur për BBC, se “kemi nevojë për një raund të ri. Ne jemi gati të përballemi me BE. Por për mometin, duket se BE nuk ka interes për këtë. Ata thonë thjesht Jo. Kjo është e gabuar, e trishtë dhe jo në interesin europian.” Michel Barnier nga ana e tij këmbëngul, se as BE nuk e dëshiron një Brexit pa marrëveshje. Marrëveshja me BE nga ana tjetër është rrëzuar 3 herë nga parlamenti britanik.

Votë mosbesimi në Dhomën e Ulët?

Për shkak se qeveria e Boris Johnson po ecën drejt Brexitit pa marrëveshje, megjithë paralajmërimet e shoqatave ekonomike dhe Bankës së Anglisë, kundërshtarët duan që ta përdorin parlamentin e përçarë për të ndalur Johnsonin. Koalicioni i konservatorëve dhe partisë irlandezoveriore, DUP ka aty vetëm një mazhorancë të vogël me një votë. Në javën e parë të shtatorit, opozita laburiste mund të provojë një mocion mosbesimi kundër kryeministrit. Në rast se Johnson nuk e kalon mocionin, atëherë qeveria ka 14 ditë kohë për të siguruar mazhorancën. Kur nuk arrihet të krijohet një mazorancë e re, kryeministri duhet të japë një datë për zgjedhje të reja brenda 25 ditësh.

Boris Johnson pritet me protesta gjatë vizitës së tij në Irlandën e Veriut, 31 korrik 2019

Por mbetet e diskutueshme, nëse Boris Johnson mund të detyrohet, të japë dorëheqjen në këtë kohë. Ligji zgjedhor i vitit 2011 nuk është i formuluar qartë për këtë, dhe nuk është praktikuar asnjëherë. Kryeministri mund t’i zhvendoste zgjedhjet edhe në nëntor. Brexiti më 31 tetor do të ishte bërë atëherë realitet. Të vetmin vendim që Dhoma e Ulët arriti të marrë në pranverë ishte ai i mosdaljes nga BE pa marrëveshje. Nga ana tjetër në fuqi është ligji që parashikon Brexitin automatikisht më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.

Parlamenti do të kishte mundësinë të ndryshonte këtë rregullore, por vetëm nëse e detyron qeverinë të vendosë në rend të ditës këtë ligj.” Peter Sloman, politolog nga Universiteti i Cambridge-it thotë se parlamenti mund të udhëzojë kryeministrin të kërkojë zgjatje të afatit. “Por nëse Boris Johnson do t’i qëndronte kësaj është me pikëpyetje”.

Kështu Boris Johnson është në një pozicion komod. Nëse nuk ndërmerr asgjë, Brexit vjen edhe pa marrëveshje. Teorikisht kryeministrin mund ta shkarkojë edhe mbretëresha, por kjo do të thyente traditën që monarkia nuk përzihet në politikën e përditshme, e prandaj konsiderohet e pamundur. Edhe spekulimi se BE mund të ndryshojë qëndrim në momentin e fundit nuk është shumë i qëndrueshëm. “Për këtë lojë jemi përgatitur”, thonë diplomatët francezë në Paris. “Ne nuk do t’i humbasim nervat të parët.”

Ndërkohë që shumë konservatorë britanikë duan më në fund të dalin nga BE, le të kushtojë sa të dojë, e argumentet ekonomikë e racionalë nuk luajnë ndonjë rol të madh në këtë pikë.

Continue Reading

Lajme

Borisov: Pa plotësimin e kushteve të Bullgarisë, s’ka bisedime për Maqedoninë e Veriut në BE

Published

on

Ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov thotë se nuk ka negociata me Maqedoninë e Veriut derisa pakica bullgare nuk bëhet pjesë e Kushtetutës. Ky mesazh i ish kreut të ekzekutivit bullgar erdhi pas takimit me shoqatat e bullgarëve në Maqedoni. Borisov ka garantuar se mbështetja ndaj Maqedonisë së Veriut varet nga njohja e pakicës bullgare.

“Të gjendet zgjidhje në Kuvend dhe të bëhet diçka që edhe bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës si serbët, boshnjakët dhe të tjerët që më pas të mund të vazhdohen negociatat për problemet shoqërore. Kjo është e patjetërsueshme. Pa këtë nuk kemi çfarë të diskutojmë dhe këtë duhet të dinë edhe Mickoski dhe Zaev”– deklaroi Bojko Borisov, Ish kryeministër i Bullgarisë.

Përfaqësuesit e shoqatave bullgare u ankuan për qasjen jo serioze të liderëve Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev, duke akuzuar se qasja e tyre dallon kur janë në Shkup dhe kur shkojnë në Sofje. Borisov kujtoi se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama janë marrë vesh për çështje minutash.

“Prandaj them që pa mos e ndryshuar Kushtetutën dhe ju të inkuadroheni si bullgarë, qytetarët të Maqedonisë së Veriut, nuk do të ketë negociata. Me shqiptarët u morëm vesh për çështje minutash. Me kryeministrin Edi Rama kemi biseduar dhe sot neve i ndihmojmë Shqipërisë dhe Shqipëria i ndihmon qytetarëve të saj”– pohoi Bojko Borisov, Ish kryeministër i Bullgarisë.

Pas qëndrimeve të Borisov ka reaguar Qeveria. Nga organi ekzekutiv thonë se këtë fjalor mbase të dobishëm për fushatë zgjedhore në Bullgari nuk e mirëpresin qytetarët maqedonas dhe se zgjidhja e vetme mund të arrihet përmes dialogut.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
“Kemi mirëkuptim për politikën e brendshme dhe fushatën parazgjedhore në Bullgari, përfshi edhe procesin e komplikuar zgjedhor, por mendojmë se ajo nuk mund të merret si bazë për të dërguar mesazhe politike për nevoja zgjedhore, e të cilat nuk janë në vijë me vlerat evropiane. Tone e tilla nuk merren si tone miqësore nga qytetarët maqedonas. Mos ndërhyrja në punët e brendshme është qëndrim parimorë dhe një gjë të tillë e presim nga fqinjët tanë”

Kryeministri Zoran Zaev deri tani disa herë ka paralajmëruar se hapja e Kushtetutës është e nevojshme para anëtarësimit në BE dhe nuk kishte asgjë kundër që të përfshihej edhe pakica bullgare në preambulë. Zaev kishte paralajmëruar se bashkë me pakicën bullgare mund të përfshihen edhe etnitë e tjera./AlsatM/

Continue Reading

Kosovë

Anëtari i kryesisë së VV-së propozohet për ambasador në Zagreb

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministria e Punëve të Brendshme pritet të emërojnë shumë shpejtë ambasadorët e rinj në disa vende.

Sipas burimeve të Reporteri.net, në Zagreb të Kroacisë pritet të emërohet ambasador, Martin Berishaj.

Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, Martin Berisha rezulton që është pjesë e kryesisë së këtij subjekti.

Emri i tij është i vendosur menjëherë pas atij të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Martin Berishaj është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në disa programe dhe module të arsimit të lartë në Slloveni dhe jashtë saj (Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Hungari, Itali).

Aktualisht, Berishaj është shef I Institutit për Studime Shqiptare në Slloveni si dhe anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Berishaj në të kaluarën kishte qenë pjesë e komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi të krijuar nga Ramush Haradinaj, teksa sugjeronte që si zgjidhje të përdorej precedenti Gjirit të Piranit, ku Sllovenia dhe Kroacia kishte dërguar çështjen në Arbitrazh Ndërkombëtar.

Në maj të këtij viti, ministrja Gërvalla shkarkoi 12 ambasadorë duke premtuar se Kosova nuk do të ketë vakum diplomatik, megjithatë një gjë e tillë ndodhi me largimin e Hajdin Abazit nga ambasada në Australi, ku edhe tre muaj pas shkarkimit të tij MPJ dështoi të dërgonte një diplomat të ri.

Continue Reading

Lajme

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë, ndjehen deri në Tiranë

Published

on

Lëkundje tërmeti është regjistruar pak më parë ne vendin tonë.

Sipas EMSC, lëkundja me magnitudë 2. 9 ballë u regjistrua 10 km nga Korca dhe thellesi 2 km, por eshte ndjere deri ne Tirane.

Kujtojmë që javët e fundit në vendin, tonë, në qytetë të ndryshme të vendit janë shënuar lëkundje tërmeti, duke rikthyer frikën tek qytetarët.

Continue Reading

Aktuale