Connect with us

Lajme

Aleanca për Shqiptarët: MPB po fsheh shitjen e drogës me automjetin e inspektorit

Published

on

Disa ditë pas daljes së informacionit se në Tetovë janë kapur dy të rinj për trafik droge, me automjetin e një inspektori nga SPB e Tetovës, ka reaguar partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët, përcjell in7.

Nga kjo parti akuzojnë organet e MPB-së dhe Qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së, se po tentojnë të fshehin të vërtetën e këtij rasti, pasi siç thonë ata, inspektori në fjalë është vëlla i një funksionari të lartë të BDI-së, i cili ka qënë shef i kabinetit të Nevzat Bejtës dhe shef i shtabit zgjedhor  të BDI-së në dy ciklet e fundit zgjedhore.

Nga kjo parti gjithashtu theksojnë se informatat e plasuara në media se automjeti i inspektorit me të cilin shitej kokainë nuk është mbajtur për ekzaminime të mëtejme, janë tepër brengosëse dhe dyshojnë se edhe në këtë rast do të mbyllen sytë nga ana e hetueëve, si në rastin me plagosjet në dasmën tetovare, ku protagonist del të jetë edhe deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi.

“Si mundet qe i gjithë ky rast te përfundon vetëm me mbajtjen e, siç u theksua në mediume, të dy shitësve, pa mos vazhduar më tutje dhe hetuar rastin se cili ka qenë roli i inspektorit si dhe njerëzve te tjerë? A është ky edhe një shembull i drejtësisë selektive në vend? A e konfirmon kjo tezën se drejtësia në këtë shtet është selektive dhe e politizuar? Ku është shteti i së drejtës? Dje u mbyllen sytë në lidhje me krismat ku protagonist ishte Xhevat Ademi, sot tentohet e njëjta gjë me vëllaun е këtij njeriu shumë të afërt me krerët e BDI-së. Kur janë në pyetje krerët e BDI-së, mund te ndodh c’mos dhe drejtësia te mos duket në mejdan. Vallë a kështu funksionon shteti i se drejtës? Vallë a kështu tentohet nga qeveria aktuale dhe instancat me te larta shtetërore te amnistohen krerët e BDI-së? Kur bëhet fjalë për BDI-në gjithçka është e mundshme, mund të bëjnë kërdinë pa asnjë brengë sepse ato janë të sigurtë se ligji dhe e drejta për ato nuk vlen, apo kanë mehanizma te caktuar te cilën vetëm ata e dinë për tu ikur përgjegjësisë. Në Gostivar, sipas disa te dhënave ka mbi 5000 përdorues te lëndeve narkotike. Parashtrohet pyetja se kush i furnizon ato? Mos vallë e gjithë kjo është pjesë e kësaj loje ku udhëheqësit kryesore janë pikërisht krerët e BDI-së në Gostivar. Prandaj ftojmë organet kompetente të mos heshtin. Te veprojnë sipas dispozitave ligjore dhe jo duke heshtur dhe duke mos ndjekur rastin siç është zakon kur bëhet fjalë për personat e afërt me BDI-në. Vetëm ne këtë mënyrë mund te qëndrohet përpara dyshimeve të potencuara më lartë e që janë me se legjitime” – thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Ditë më parë, in7 raportoi për rastin e arrestimit të dy të rinjve në fshatin Zherovjan të Tetovës me veturë të tipit Pasat, pronë e inspektorit për tregti të palejuar dhe kontrabandë, pranë SPB- Tetovë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme për in7 u deklaruan se janë duke e hetuar rastin dhe se deri në zbardhjen e plotë dhe pas lëshimit të akteve përkatëse do të informojnë për detajet e rastit./in7.tv/

Tetovë, shitet drogë me veturën e inspektorit

Kapet drogë në veturën e inspektorit? / MPB për in7: Po punojmë për zbardhjen e rastit

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale