Connect with us

Lajme

Aksidenti në Laskarcë ende pa epilog

Published

on

Gjykata ende nuk ka caktuar seancë për ngjarjen e aksidentit të autobusit në Llaskarcë, edhe pse që nga dita tragjike kanë kaluar mbi 6 muaj. Penalja “Shkupi 1”, bën me dije se e ka aprovuar në tërësi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Publike dhe se lënda është proceduar në AKMIS, megjithatë, nuk japin përgjigje se kur konkretisht pritet të mbahet seanca e parë.

Komisioni për vlerësim të aktakuzës pas shqyrtimit dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të lidhura me këtë akt, ka sjell vendim me të cilin e aprovon në tërësi aktakuzën. Pas vlerësimit të aktakuzës, është formuar lëndë penalo-juridike me numër 1407/19 e cila në pajtim me sistemin AKMIS do të ndahet për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa sapo të caktohet termin për seancën gjyqësore, palët dhe opinioni do të njoftohen me kohë”-thonë nga Gjykata Themelore “Shkupi 1”.

Si shkaktarë të ngjarjes tragjike në Llaskarcë dyshohen 7 persona, mes të cilëve, pronari i firmës Durmish Beluli dhe shoferi që po drejtonte autobusin ditën e aksidentit.

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave të dyshuar për kryerje të veprave të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronave në trafik, si dhe aktakuzë për ndjeke penale ndaj një personi të akuzuar për kryerjen e një vepre penale -Shërbim I kundërligjshëm në nenin 353-v pika 4 në lidhje me paragrafin 1 të kodit penal”-thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Alsat mëson se gjashtë personat e akuzuar, janë në paraburgim, pavarësisht kërkesës së tyre që të lëshohen në arrest shtëpiak. Sipas Prokurorisë, tahografi i autobusit të aksidentuar ka qenë i manipuluar. Autobusi në momentin e aksidentit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara si dhe nuk ka qenë në rregull teknik me sistemin e frenimit. Autobusi ka kaluar 3 mbrojtëse anësore, duke rënë në hendekun e thellë, në fushat e fshatit Llaskarcë. Si pasojë e goditjes, mbeten të vdekur 16 persona ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan rëndë.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale