Connect with us

Shëndeti

A e dini se çka ndodh nëse një herë në javë i futni këmbët në uthull?

Published

on

Uthulla është një element që mund të gjendet kudo. Kur është fjala për këmbët, është treguar se uthulla ndihmon në zgjidhjen e disa problemeve si aromat e pakëndshme, “këmba e atletit” dhe shumë më tepër. Vetitë e acidit të uthullës ndihmojnë për të zbutur lëkurën e thatë të këmbëve, duke zgjidhur problemin e këmbëve të plasaritura.

 

Uthulla ofron shumë përfitime të mrekullueshme thjesht duke e përdorur atë një herë në javë në këmbë. Ndonëse era e saj nuk mund të tërheqë shumë, funksionon me të vërtetë dhe dëshmitë e shumë njerëzve e konfirmojnë atë. Vetëm mos harroni se ky produkt do t’ju ndihmojë të eliminoni bakteret dhe mikrobet që gjenden në bollëk në këmbët tuaja.

Uthulla, ashtu si shumë njerëz e dinë, mund të përdoret për të luftuar problemet e frymëmarrjes, të tretjes dhe madje edhe të humbjes së peshës. Ndërmjet përdorimeve të tjera të uthullës së mollës mund të kujtojmë disa: na ndihmon të luftojmë zbokthin, lehtëson dhimbjen e fytit, eliminon erërat e këqija të shtëpisë sonë dhe zvogëlon erën e keqe të këpucëve.

Por ne do të flasim për një dush këmbësh me uthull molle. Sigurisht që tashmë keni dëgjuar për këtë teknikë dhe për përparësitë që sjell. Varësisht se si e përdorim atë, rezultatet mund të jenë të mrekullueshme.

Dushi i këmbëve me uthull molle duhet të bëhet me ujë të ngrohtë dhe gjëja më e mirë është që nëse ne preferojmë ne mund të shtojmë erëza ose madje edhe kripëra aromatike.

Dhe rezultatet janë të jashtëzakonshme: ju do të vini re se si këmbët tuaja bëhen më të buta, ditë pas dite, të qarat zhduken dhe largohet edhe aroma e pakëndshme tipike e këmbëve.

Ngroheni ujin deri 15 – 18 gradë. Vendoseni këtë ujë në një enë dhe zhytni këmbët tuaja, duke shtuar një gotë uthull molle.

Nëse preferoni, ju mund të shtoni disa pika vaj esencial livandoje për të përmirësuar erën dhe për të stimuluar gjumin.

Lëreni këmbet të zhytura për 15 minuta. Ju nuk do të zhgënjeheni.

Continue Reading

Shëndeti

Vidhen kodet e pasaportave jeshile të BE-së. Përdoren për të krijuar certifikata të fallsifikuara antikovid

Published

on

Shpiket një gjë, por shpiket edhe e kundërta e saj. Kështu ka ndodhur edhe me kodet e pasaportave jeshile që vërtetojnë se ke kryer vaksinën anticovid.

Duke cituar burime nga Italia, agjencia ANSA thekson se ato tregojnë se këto kode tani përdoren për të krijuar certifikata të falsifikuara që ofrohen në internet.

Aktualisht në rrjete qarkullojnë dy pasaporta jeshile të lëshuara në emër të Adolf Hitlerit, të cilat rezultuan të vërteta duke kontrolluar.

Sipas faqes italiane “Zezone.it”, janë dy pasaporta jeshile me emrin Adolf Hitler, njëra me datëlindje 1900 dhe tjetra 1930. Të dyja kanë një kod QR të vlefshëm dhe faqja pretendon se këto kode janë vjedhur në Poloni.

Ende nuk dihet numri i kodeve të vjedhura, ndërsa sipas informacioneve zyrtare nuk dihet se në cilin shtet janë vjedhur.

Hetimi është në vazhdim dhe takime janë mbajtur në disa nivele evropiane. Meqë ra fjala, në Itali nevojitet një pasaportë e gjelbër nga 15 tetori për të hyrë në vendin e punës.

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë është COVID-i i zgjatur? Ja si mund të kurohet

Published

on

Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets, përshkruan se çfarë përfaqëson realisht COVID-i zgjatur dhe se si po e kurojnë atë mjekët në Amerikë, transmeton VOA.

Pasi kalojnë COVID-19ën, shumë njerëz ankohen për simptoma të vazhdueshme për muaj të tërë.

Sipas një raporti të organizatës jofitimprurëse FAIR Health, rreth 15-20% e atyre që janë prekur nga virusi vazhdojnë të kenë simptoma muaj më vonë.

14-vjeçarja Seaenna nga shteti Cleveland u sëmur nga COVID-i rreth një vit më parë.

“Kur m’u rikthye nuhatja, ishte komplet ndryshe, si e transformuar. Ushqimet e rregullta më japin shijen e llastikut që digjet. Një aromë e çuditshme”, thotë ajo.

Doktorët e quajnë këtë periudhë të gjatë rikuperimi “COVID-i i zgjatur”. Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan periudhën “post-COVID”.

“Ndodh tek individët që janë infektuar nga SARS-CoV-2, zakonisht rreth tre muaj më pas. Me simptomat që dallohen për të paktën tre muaj pas infektimit me koronavirus dhe zgjasin edhe për të paktën dy muaj të tjerë dhe që nuk mund të shpjegohen nga një diagnozë tjetër”, thotë Janet Diaz, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përshkruajnë 18 simptoma të zakonshme, përfshirë kollën, dhimbjet e kokës, probleme me frymëmarrjen, pagjumësinë, çrregullimin e rrahjeve të zemrës dhe shpesh lodhje kronike.

“Është shumë e pranishme. Lodhja kombinohet me simptoma si ‘mjegullimi i trurit’, që do të thotë vështirësi në përqëndrim, mungesë kthjellimi…”, thotë Linda Geng, nga klinika “Stanford PACS”.

Dr. Geng kuron pacientët me COVID-in e zgjatur.

Ajo thotë se sfida është diagnostikimi i saktë, që këto simptoma të zakonshme janë për shkak të post-COVID-it dhe jo diçkaje tjetër.

“Ka një lidhje mes vazhdimësisë së simptomave, që nuk i kishin përpara se të merrnin COVID-in dhe të faktit që nuk patën ndryshime të tjera shëndetësore. Kjo eliminon disi mundësitë e tjera”, thotë doktore Geng.

Qendrat shëndetësore për COVID-in e zgjatur po shtohen me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara.

Në mediat sociale janë krijuar grupe për të ndihmuar pacientët që përballen me pasojat mendore të simptomave post-COVID.

Ish-infermierja Laney Bond thotë se grupit të saj në mediat sociale i shtohen 1500 persona në javë.

“Jemi përqëndruar tek informimi i pacientëve”, thotë ajo.

Institutet Kombëtare të Shëndetit kanë filluar një projekt prej 470 milionë dollarësh, për të mësuar më shumë rreth simptomave të post-COVID-it dhe për të gjetur një kurë për to.

Continue Reading

Shëndeti

​Studimi: Vaksinat anti-Covid, të sigurta në shtatzëni, nuk rrisin rrezikun e abortit

Published

on

Gratë shtatzënë hezitojnë të marrin dozën anti-Covid pasi kanë frikë për shëndetin e tyre dhe të fëmijës, por dy studimet e fundit kanë arritur në përfundimin se vaksinimi i kësaj popullate është i sigurt para dhe gjatë shtatzanisë. Kërkimet kanë zbuluar se vaksinat kundër Covid-19 nuk rrisin rrezikun e humbjes së fëmijës dhe nuk kanë asnjë ndikim negativ në shtatzëni.

Dy kërkime të reja shkencore konfirmojnë se vaksina kundër koronavirusit është është e sigurt para dhe gjatë shtatzënisë duke hedhur poshtë informacionet që qarkullojnë në rrjetet sociale në lidhje me abortin dhe infertilitetin.

Një studim i shkencëtarëve norvegjezë i botuar në Gazetën Mjekësore Amerikane ka dalë në përfundimin se nuk është gjetur asnjë lidhje midis vaksinave kundër Covid-19 dhe një rreziku në rritje të abortit gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.

Ekipi norvegjez analizoi të dhënat e rreth 18 500 grave shtatzëna, të cilat ishin vaksinuar me vaksinat e Pfizer/Biotech, Modernës dhe AstraZenecës.

Pjesë e studimit ishin dhe 4 500 gra, të cilat kishin kaluar një abort gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë.

Autorët arritën në përfundimin se studimi nuk gjeti prova të një rreziku në rritje për humbjen e hershme të shtatzënisë pas vaksinimit kundër Covid-19 duke konfirmuar gjetjet nga studimet e mëparshme që mbështesin vaksinimin gjatë shtatzënisë.

Sipas shkencëtarëve norvegjezë është shumë e rëndësishme që gratë shtatzëna të vaksinohen sepse ato kanë një rrezik më të lartë të shtrimit në spital dhe komplikimeve nëse infektohen si dhe rrezikojnë të lindin para kohe.

Ata konfirmojnë se vaksinimi gjatë shtatzënisë mund të mbrojë fëmijën nga virusi në muajt e parë pas lindjes.

Studimi i dytë ndërkombëtar, i botuar në revistën mjekësore The Lancet shqyrtoi 107 gra të cilat mbetën shtatzënë ndërsa morën pjesë në provat e vaksinës AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut.

Ata arritëm në konkluzionin se vaksina e kompanisë AstraZeneca nuk ka asnjë efekt negativ në shtatzëni dhe fertilitet.

Por, mungesa e të dhënave klinike mbi ndikimin e vaksinave të koronavirusit në shtatzëni ka çuar në hezitimin e shtatzënave për të marrë vaksinat, pavarësisht rrezikut të shtuar të Covid-19 në këtë popullatë.

Continue Reading

Aktuale