Connect with us

Lajme

VMRO paralajmëron protesta, marshe dhe bllokime për rastin ‘Zhvatja’

Published

on

Nga VMRO-DPMNE-ja thotë se është e mundur të organizohen protesta, marshe, por ndoshta edhe bllokim të rrugëve dhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rastin ‘Zhvatja’, transmeton in7.

Igor Janushev në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se protesta të tilla janë të mundshme, por pasi për mënyrën e veprimit të konsultohen organet më të larta të partisë.

“Asnjë mënyrë, mendoj për demostrata, protesta, marshe, mundësisht edhe bllokime të rrugëve, bllokim të parlamentit, bllokim të institucioneve, nuk përjashtohen për momentin. Padyshim që organet më të larta të partisë, këtu mendoj parasëgjithash, për komitetin ekzekutiv, dhe atë qendror, që në periudhën e ardhshme të ulen dhe të vendosin se cila është mënyra më e mirë për të vepruar për largimin përfundimtar dhe sa më shpejt të kësaj qeverie kriminele”, ka thënë Janushev.

Nga ana tjetër sot në konferencën për shtyp të organizuar nga kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski është paralajmëruar diçka të tillë nga vet lideri i kësaj partie, po pa precizuar se çka në të vërtetë do të ndërmarrin.

“Hapat e VMRO-DPMNE-së do t’i befasojë njerëzit e pushtetit. Shumë shpejtë do të befasohen dhe shumë shpejtë do të mposhten”, ka thënë Mickoski, në konferencën për shtyp sot ngaa selia e VMRO-DPMNE-së.

Përndryshe, më 27 gusht, kur deputetët duhet që të kthehen nga pushimet, në rend dite do të jetë seanca plenare për Ligjin për Prokurorinë Publike, ligj i cili duhet të vendosë të ardhmen e Prokurorisë Speciale Publike, për të cilin opozita dhe qeveria nuk mund të bien dakord me muaj të tërë, por ky debat tanimë ka rënë nën hije, për shkak të skandalit për zhvatjen të të dyshuarit për rastin ‘IMPERIJA’, Jordan Kamçev nga ana e Boki 13 dhe Zoki Kiçeec, ku pretendohet se janë të involvuar edhe udhëheqës të lartë të PSP-së./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale