Connect with us

Lajmet kryesore

Trupat amerikane, para largimit nga Gjermania?

Published

on

Vendimi për tërheqjen e trupave të SHBA-së nga Gjermania do të sillte ndryshim të madh në marrëdhëniet e mbrojtjes mes dy vendeve dhe riformatimin e bazës së pranisë ushtarake të SHBA-së në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Republika Federale e Gjermanisë ka qenë një pjesë thelbësore e strategjisë së mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kur forcat amerikane ishin pjesë e pushtimit dhjetëvjeçar të vendit nga forcat aleate. Megjithëse numri i trupave ka rënë në mënyrë të ndjeshme që nga ajo kohë: Ushtria amerikane ende ruan një prani të madhe edhe gjatë dekadave pasuese, komunitetet ushtarake amerikane janë formuar si një komponente e vogël e qyteteve gjermane.

Rëndësia strategjike e Gjermanisë për SHBA reflektohet nga vendndodhja e selisë së Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM) në qytetin jugor Stuttgart, nga i cili ajo shërben si strukturë koordinuese për të gjitha forcat ushtarake amerikane në 51 vendet kryesisht europiane.

Misioni i EUCOM është të ruajë dhe të mbrojë SHBA-në duke parandaluar konfliktet, duke mbështetur aleanca të tilla si NATO, dhe duke iu kundërvënë kërcënimeve transnacionale. Në komandën e saj janë Ushtria Amerikane Evropa, Forcat Ajrore të SHBA në Evropë dhe Forcat Detare të SHBA Evropë, të gjitha këto kanë dislokime në Gjermani.

Në fakt, Gjermania ka pjesën më të madhe të trupave amerikane në Evropë – afërsisht 38.600, megjithëse shifrat variojnë sa herë që trupat aktivizohen në vendet e tjera. Ky është gjithashtu numri më i lartë i personelit ushtarak të SHBA-së se në çdo vend tjetër, përveç Japonisë.

Sidoqoftë, numrat kanë rënë vitet e fundit. Shifrat e qeverisë gjermane tregojnë se midis viteve 2006 dhe 2018, numri i trupave amerikane të dislokuara në Gjermani është ulur me më shumë se gjysmën, nga 72.400 në 33.250, pasi ushtria amerikane iu përshtat situatës globale të sigurisë që po bëhet gjithnjë e më komplekse.

Marinarë, ushtarë dhe aviatorë

Gjermania është vendndodhja e pesë prej shtatë garnizoneve të Ushtrisë amerikane në Evropë (dy të tjerat janë në Belgjikë dhe në Itali), dhe Ushtria e SHBA Evropa e ka selinë në garnizonin e saj në Wiesbaden, një qytet afër Frankfurtit mbi Main në Gjermani.

Shifrat që i dha DW-së ushtria amerikane tregojnë, se këto pesë garnizone, të vendosura në lokalitete në vende të ndryshme, përbëhen me nga rreth 29.000 ushtarakë. Kjo shifër përfshin Forcat Detare të SHBA në Evropë dhe Afrikë, me seli në Böblingen, në jugperëndim të Gjermanisë, si pjesë e garnizonit Stuttgart të Ushtrisë Amerikane.

Këtyre u shtohen edhe afro 9.600 personel i Forcave Ajrore të SHBA-së të dislokuara në vende të ndryshme në Gjermani, duke përfshirë edhe dy bazat e Forcave Ajrore të SHBA-së në Ramstein dhe Spangdahlem.

Ushtria amerikane në Gjermani: Më shumë se sa vetëm trupa

Për shkak të dislokimit të ushtarakëve amerikanë në Gjermani në vend punojnë edhe civilë amerikanë, si dhe pjesëtarë të familjeve të ushtarakëve, të cilët mund t’i sjellin familjet e tyre me vete. Kësisoj përreth bazave amerikane në Gjermani janë krijuar komunitete të konsiderueshme civile. Në fakt, disa baza amerikane në Gjermani, siç është ajo afër Ramsteinit, janë si qytete të vogla brenda vetes. Ato përfshijnë jo vetëm kazermat, fushat e aviacionit, terrenin për stërvitje dhe depot e materialeve, por edhe qendrat e tyre tregtare, shkollat, shërbimet postare dhe forcat e policisë. Ndonjëherë mjeti i vetëm ligjor në to është dollari amerikan.

Bazat gjithashtu shpesh punësojnë një numër të konsiderueshëm të banorëve vendas, duke shërbyer si një mundësi punësimi që nxit ekonominë për komunitetet gjermane përreth, bizneset e të cilëve ofrojnë mallra dhe shërbime. Mbylljet e disa bazave në të kaluarën, siç ishte garnizoni i ushtrisë në Bamberg në vitin 2014, sollën edhe humbje në ekonominë lokale, dhe shumë gjermanë që jetojnë pranë vend-dislokimeve aktive ushtarake amerikane janë shprehur kundër reduktimit të numrit të trupave në to.

Por shtrirja e pranisë ushtarake amerikane në Gjermani nuk është e kufizuar vetëm në personel: SHBA gjithashtu mban aeroplanët në baza të tjera të forcave ajrore jashtë SHBA-së në Gjermani. Për më tepër, falë marrëveshjes së NATO-s, “Nuclear Sharing Arrangement”, rreth 20 armë bërthamore besohet, se mbahen në bazën ajrore Büchel të Gjermanisë – gjë që ka ngjallur shumë kritika nga gjermanët. Një aranzhim tjetër që ngjall polemika është fakti që Baza Ajrore Ramstein është përdorur edhe si një qendër kontrolli për sulmet nga ajri në Jemen dhe gjetkë.

Pushtimi i pas luftës prej aleatëve dhe trashëgimia e tij

Prania ushtarake amerikane në Gjermani është një trashëgimi e okupimit të Aleatëve pas Luftës së Dytë Botërore, që zgjati nga viti 1945 deri në vitin 1955. Gjatë kësaj kohe, miliona trupa amerikane, britanike, franceze dhe sovjetike u vendosën në Gjermani. Pjesa verilindore e vendit, e cila u bë zyrtarisht Gjermania Lindore në Tetor 1949, ra nën kontrollin Sovjetik.

Në Gjermaninë Perëndimore, okupimi ishte rregulluar me Statutin e okupimit, nënshkruar në prill 1949, kur u themelua Republika Federale e Gjermanisë. Statuti i lejoi Francës, Britanisë dhe SHBA-së të mbajnë forcat okupuese në vend dhe të mbajnë kontroll të plotë mbi çarmatimin dhe demilitarizimin e Gjermanisë Perëndimore.

Kur pushtimi ushtarak i Gjermanisë Perëndimore përfundoi zyrtarisht, vendi rimori kontrollin e politikës së vet të mbrojtjes. Sidoqoftë, Statuti i okupimit u pasua nga një marrëveshje tjetër me partnerët e saj të NATO-s. Kjo marrëveshje, e njohur si Konventa për praninë e forcave të huaja në Republikën Federale të Gjermanisë, u nënshkrua në vitin 1954 nga Gjermania Perëndimore. Ajo i lejoi tetë anëtarë të NATO-s, përfshirë SHBA-në, të kishin një prani të përhershme ushtarake në Gjermani. Ky traktat ende sot rregullon kushtet dhe afatet e trupave të NATO-s të vendosura në Gjermani.

Numri i personelit ushtarak amerikan ka rënë ndjeshëm që nga fundi i Luftës së Ftohtë më 1990, kur – sipas qeverisë gjermane – kishte rreth 400.000 trupa të huaja të vendosura në tokën gjermane. Afërsisht gjysma e këtyre kishin personel ushtarak amerikan, por ata u tërhoqën gradualisht pasi tensionet me pjesën që kishte mbetur nga Bashkimi Sovjetik u zbehën, dhe konfliktet u zhvendosën diku tjetër, siç ishte Lufta e Parë e Gjirit Persik në Irak, ku u tërhoqën më shumë ushtarakë amerikanë, shkruan DW, përcjell in7.tv.

Continue Reading

Lajmet kryesore

“Besa Trans” ka marrë miliona denarë nga shteti: Ka transportuar nxënës të shkollave fillore dhe parashkollore, vetëm nga Qeveria kanë marrë gjysëm milion denarë për dy vite (Dokument)

Published

on

Emri i kompanisë “Besa Trans” është aktual në opinionin maqedonas pasi 45 persona humbën jetën në tragjedinë e madhe në autostradën Struma në Bullgari shkruan Infomax.mk, përcjell in7

Transportin e udhëtarëve dhe aranzhimin e udhëtimit e ka organizuar “Besa Tranas” ose siç thuhet në emrin e plotë të kompanisë Kompania për transport, prodhim, tregti dhe shërbime BESA TRANS BTB DOOEL eksport-import Rashçe Shkup.

Nëse bëjmë një kontroll të shkurtër të kompanisë në faqen Open Finance do të shohim se kompania “Besa Trans” ka marrë disa milionë denarë nga shteti në periudhën 2010 e deri më sot për shërbime transporti.

Qeveria vetëm në dy vitet e fundit ka depozituar më shumë se gjysmë milioni denarë në llogarinë e “Besa Trans”.

Përveç 100 mijë denarëve nga Qeveria e Besa Transit, shuma të mëdha në llogarinë e kësaj kompanie kanë ardhur nga komunat, përkatësisht nga kryetarët e komunave dhe menaxherët e BDI-së dhe LSDM-së./in7.tv/

Të dhënat në faqen Open Finance mund t’i shikoni këtu LINKU./

Burimi i lajmit në Infomax.mk

Continue Reading

Lajme

Sarafov: Trupi i 45-të i gjetur në autobusin e kompanisë “Besa Trans” është i një fëmije

Published

on

By

Sarafov: Trupi i 45-të i gjetur në autobusin e kompanisë “Besa Trans” është i një fëmije

Sofje, 26 nëntor 2021 (MIA) – Gjatë ekspertizës së sotme të autobusit me shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që pati fatkeqësi në autostradën “Struma” të martën, është gjetur edhe një trup i një fëmije, informoi zëvendës prokurori kryesor dhe shef i Shërbimit hetues kombëtar të Bullgarisë, Borisllav Sarafov.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, me këtë numri i viktimave në fatkeqësinë e komunikacionit në autobusin e “Besa Trans” është rritur në 45.

Paraprakisht, zëdhënësi i prokurorit kryesor të Bullgarisë, Sijka Mileva, korrespondentit të MIA-s nga Sofja i konfirmoi se gjatë ekspertizës shtesë që sot e kanë kryer hetuesit nga Shërbimi hetues kombëtar bullgar në autobusin e djegur, është gjetur edhe një trup.

Sarafov sot në delaratë për BNR konfirmoi se të hënën në mbrëmje në ora 21:15 sipas kohës bullgare, përmes vendkalimit kufitar “Kapitan Andreevo” nga Turqia në Bullgari me autobusin e “Besa Trans”-it kanë hyrë 52 persona.

Sipas Sarafov, prej tyre 45 viktima janë gjetur në autobusin e djegur, ndërsa shtatë të lënduar janë dërguar në spitalin “Pirogov” në Sofje.

Ai informoi se edhe hetuesit bullgarë dhe prokurori, të cilët kanë udhëtuar në vend, do të mbeten në Shkup më së voni deri të dielën.

“Duhet ta sjellin dokumentacionin lidhur me autobusin dhe ADN profilet e farefisit të viktimave. Menjëherë pastaj do të fillojë identifikimi i viktimave nga fatkeqësia”, shtoi Sarafov.

Ekipi i prokurorëve dhe hetuesve nga Shërbimi hetues kombëtar bullgar, sipas paralajmërimeve, deri te autoritetet në vend zyrtarisht duhet të parashtrojnë kërkesë për ndihmë juridike. Atyre do t’u dorëzohen ADN materialet e mbledhura nga farefisi i viktimave në fatkeqësinë e autobusit dhe pas kthimit të tyre në Bullgari, do të fillojë zbatimi dhe identifikimi me trupat e gjetur të viktimave, shtatas të RMV-së në autobus. Pas përfundimit të kësaj procedure, do të vijojë sjellja e trupave në vend dhe dorëzimi tek familjet e tyre.

Continue Reading

Kosovë

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, këto janë 13 marrëveshjet e nënshkruara

Published

on

By

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, këto janë 13 marrëveshjet e nënshkruara

Në Elbasan u mbajt sot mbledhja e rregullt e dy qeverive shqiptare, të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa pas mbledhjes u nënshkruan 13 marrëveshje. Fillimisht u nënshkrua marrëveshja për zbatimin e lehtësirave doganore nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Më pas u nënshkrua marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm, ndërsa u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Blendi Çuçi.

Këto janë 13 marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë:

1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.

2. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.

3. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm.

4. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

5. Marrëveshje ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës)–Krushevë (Dragash) midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

6. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

7. Marrëveshje për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

8. Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

9. Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve.

10. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.

11. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës.

12. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës në fushën e njohjes dhe njësimit reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara.

13. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.

Continue Reading

Aktuale