Connect with us

Kosovë

Si funksionon biznesi me magjitë në Kosovë

Published

on

Të ashtuquajturit mjekë popullorë dhe klerikë fetarë që pretendojnë të shërojnë sëmundje përmes librave të shenjtë, vazhdojnë të ushtrojnë aktivitete në Kosovë ndonëse veprimtaria e tyre nuk rregullohet me asnjë udhëzim apo ligj në fuqi.

Në Kosovë janë evidentuar dhjetëra raste të njerëzve që merren me këtë veprimtari. Janë evidentuar mjekë popullorë që nuk janë profesionistë të licencuar shëndetësor dhe kryesisht imamë.

Sipas një hulumtimi të realizuar nga emisioni dokumentar Indoks, ata që janë komplet kundër këtij fenomeni janë psikologë e psikoterapeutë që ofrojnë shërbime të ligjshme për problemet mendore. Ata pajtohen se mjekët popullorë e imamët e hajmalive që merren me këtë biznes shumë profitabil janë mashtrues.

E në Kosovë ka shumë të tillë. Janë biznese individuale që edhe pse merren me pacientë Ministra e Shëndetësisë nuk mund t’i inspektoi.

Ata, në bazë të videove që i publikojnë së paku duket që i torturojnë pacientët e tyre, nëse jo edhe më keq. Të tillët bien në duart e shteti veç kur kapen me shumë para, siç ndodhi me “Burdushin”.

Nazmi Mulaku është mjek popullor që klinika e tij është në qytetin e Vushtrrisë. InDoks ishte në vendin e tij të punës që ishte i mbushur me klientë të ti. Ai nuk u pajtua që të fliste për këtë dokumentar, derisa më herët kishte premtuar që një nga asistentët e tij do të fliste, por del që ai person studionmjekësinë dhe mund të ketë pasoja nëse kuptohet se punon për një person të tillë.

Përveç për ushtrimin e këtij profesioni të çuditshëm, Mulaku njihet edhe për këto skena që me krenari i përmend. Ai thotë që nuk jep intervista, por ka dhënë disa të tilla.

Përveç tij me biznesin e kinse shërimit të magjisë merren edhe shumë persona të tjerë. InDoks ka provuar për këtë dokumentar që të intervistoj edhe shumë nga ta, por të njëjtit nuk janë pajtuar që të flasin për biznesin që e bëjnë.

InDoks ka tentuar që të marrë edhe një qëndrim të Ipeshkvisë së Kosovës për ekzorcizmin, nëse ai zhvillohet në vend kur atë mund ta kërkojnë besimtarët e krishterë, por as ky institucion nuk është pajtuar që të flas për këtë gjë.

Ndërkaq, Bekim Jashari, Kryeimam në Podujevë dhe kryeredaktor i portalit “FolTash”, që është i specializuar në raportime kundër ekstremizmit fetar. Ai ka treguar për fenomenin për fenomenin e atyre që e quajnë vetën shërues të magjisë me librin e shenjët të myslimanëve. Për të kjo është lojë dhe krim.

“Ne nuk jemi në kohën kur njerëzit nuk dijeni që kanë intelekt, kapacitet dhe dije të lartë , ky fenomen është vetëm një lojë dhe krim që bëhet në emër të librit të shenjët”, ka thënë Jashari.

Kurani cilësohet si bazë sheriatike nga disa shfrytëzues për përfitime materiale.

“Absolutisht nuk ka asnjë bazë sheriatke, në kuran ekziston konteksti historik, gjeneral thirrja që kuranit është thirrja për besim në zot dhe për t’i besuar zotit për drejtësi e moral për kulturë e arsim” , ka thënë Hajzeri.

Zuhdi Hajzeri është një imam nga Peja. Për një kohë kishte përkthyer për një imam tjetër nga Egjipti që në Kosovë kishte ardhur ekskluzivisht për tu marrë me rastet që pretendonin se kishin probleme mendore që nuk iu ofronte zgjidhje as psikologu e as psikiatri. Besonin që forca metafizike siç i njeh religjioni “xhindet” ishin futur në trupat e tyre. Edhe për të, pjesa më e madhe e atyre që sot bëjnë biznes me shërimin nga magjia janë mashtrues tipik.

“Realisht thuhet se kurani është shërues, po përdorin njerëzit që nuk kanë as lidhje me fenë për biznes po i keqpërdorin shprehjet “, ka thënë Hajzeri.

Se sa është komercianlizu ky profesion, Hajzeri ka thënë se ma shpejt mundesh mu taku me kryeministrin se sa me një person të tillë.

“Baza fetare nuk ka është komercializu nuk mundesh me pas një kontakt me ta, duhesh me kontaktu me sekretarin me ta lon një takim, ma lehtë takohesh me kryeministrin se sa me një person të tillë”, ka thënë Hajzeri.

Përvojat e Hajzerit me imamin nga Egjipti shpesh janë trishtuese. Tregojnë për abuzim në masë skandaloze me pacientë nga imaët që pretendojnë që shërojnë me Kuran.

Rasti që ai e tregon nga përvoja me imamin nga Egjipti është e frikshme. Tregon se pacientët me sëmundje krejt fizike, jo mendore janë torturuar e rrahur.

“Një vajzë nga Peja kishte qenë e demoralizuar ecke në duar dhe këmbë si qeni kur e pyeta familjarët e saj se çka është problemi ata thanë se disa hoxhallarë e kishin rrahur aq shumë sa që kjo frikësohet nga ata dhe menjëherë ky hoxha nga Egjipti i tha që duhet me shku tek mjeku”, ka shtuar Hajzeri.

Ky imam, që njihet për qëndrimet e tij kundër radikalizmit fetar, po ashtu ndanë për InDoks edhe përvoja të tjera që tregojnë edhe për abuzime financiare me barna popullore. Për biznes në dëm të hallexhinjve.

“Një rast interesant është që ai ka disa preparate të cilat i përgatit bara popullore me vaj të ullirit dhe ka pas raste kur ka shku njeri u paraqit si hoxhë dhe i ka ble ka 20 euro ndërsa në Kosocë i ka shitur ka 200 euro”, ka thënë Hajzeri.

Fitim Uka është një psikolog. Ligjëron në Universitetin e Prishtinës. Edhe është pjesë e një instituti që merret me psikoterapi. Edhe ai sikurse imamët, e sheh që ajo se çka ndodh sot me punët që bëjnë të ashtuquajturit mjekë popullorë e hoxhallarë që shkruajnë e fryjnë është një mashtrim. Uka e ka edhe një shpjegim se pse njerëzit shkojnë tek ta në fillim, dhe vetëm kur përkeqësohen shumë i kthehen psikologut.

“Një prej arsyeve mund te jetë mentaliteti i shoqërisë tonë, fakti që në jemi dalë nga lufta ka kultivu vlera të shoqërisë kolektiviste mudn të bëjë të krijojë situata të tilla. Mendoj që njerëzit nuk e kanë të qartë pasojat që mund ta ketë një trajtim i tillë” , ka thënë Uka.

Psikologu Uka nga përvoja e tij tregon se si mashtrojnë personat që merren me biznesin e kinse shërimit të magjisë. Ai ka folur për dëmet që iu bëjën këta persona pacientëve, në disa raste edhe dëme të pariparueshme shëndetësore.

“Kjo është një prej formave më ta sofistikuar të mashtrimit, kjo ndodhe si pasojë e promovimit në media që figurat e caktuar kthehen në yje të spektaklit të ndryshmë përderisa përformojnë një ekzorcizëm, që i bën që njerëzit të besojnë në një alternativë tjetër”, ka thënë Uka.

Kryeimami Bekim Jashari thotë se e di nga qëndrimet e më hershme të Bashkësisë Islam të Kosovës se imamët e saj nuk janë të lejuar që të merren me aktivitetin e ashtuquajtur shërim nga magjia, as e zeza e as e bardha.

“Në vitin 2003-2004 ne kemi pasur një udhëzim nga BIK që na ndalon imamët me u marrë me këtë fushë, po duhet të përfillet edhe ata që veprojnë nëpër salla, zyre e ordinanca që po hapin me shëru me kuran dhimbjen e barkut, kancerin, problemet e zemrës”, ka thënë Jashari.

Edhe pse sipas Jasharit veprimtaria e imamëve që pretendojnë se shërojnë me Kuran është e ndaluar nga Bashkësia Islame, Kryetari i bashkësisë në Obiliqi, Behar Mjekiqi e ushtron këtë profesion.

InDoks ka tentuar që të realizojë një intervistë me të, por i njëjti nuk është pajtuar që të flas. Fillimisht ishte e zorshme që të kontaktohej me të, pasi që terminët ishin të zëna dhe duhej që të bisedohej me të përmes asistentëve të tij, por tutje ai nuk e mori një leje nga BIK-u për të folur para kamerës.

Behar Mjekiqi njihet edhe si ai imami që e kishte mundur në debat Burdushin. Derisa në publik nuk ka video të seancave të tij. Por, çka është në fakt publikimi i videove të seancave nga mjekët popullor dhe imamët për psikologun Fitim Uka?

“Publikimi i evidencave ka të bëjë e shkelje flagrante për të drejtat e klientit sepse atij i ekspozohet rreziku për humbjë të konficiendalitetit për sesionet apo seancat”, ka thënë Uka.

InDoks e ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë për veprimtarinë e imamëve që merren me biznesin e magjisë e për mjekët popullor, dhe ata nuk i kanë fare nën kontroll.

Në këtë institucion thonë se këto biznese të cilat pretendojnë se ofrojnë shërbime të mjekësisë alternative apo tradicionale nuk janë të licencuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, sepse, sipas tyre bazuar në legjislacionin në fuqi, ky dikaster qeveritar licencon vetëm institucione të cilat ofrojnë shërbime shëndetësore të ofruara nga profesionistë të licencuar si profesionistë shëndetësor, si mjek, stomatologë, farmacistë, fizioterapeutë e të tjerë.

“Subjektet të cilat nuk kanë të angazhuar profesionistë shëndetësorë dhe nuk ofrojnë shërbime shëndetësore nuk inspektohen nga Inspektorati Shëndetësor, ndërsa, nëse janë të regjistruar si biznese atëherë duhet të mbikëqyren nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, arsyetohet Ministra e Shëndetësisë në pyetjen se pse nuk i inspekton ata.

Megjithatë, sipas tyre, ka pasur raste kur institucione të tilla janë inspektuar nga Inspektorati Shëndetësor me kërkesë të Policisë së Kosovës si subjekti “Burdushi” në Prizren, i cili, e kishte certifikatën e regjistrimit ku, sipas inspektorëve shëndetësor është vërejtur se ishte i regjistruar si biznes individual.

Në këtë dikaster thonë se janë në proces të ndryshimit të Ligjit të Shëndetësisë dhe një kapitull i ligjit të ri duhet ta trajtojë edhe aspektin e aplikimit të mjekësisë tradicionale dhe komplementare në funksion të trajtimit të sëmundjeve dhe problemeve të ndryshme në mjekësi si diabeti, obesiteti, sëmundjet kardiovaskulare, alergjitë, kanceri, dhimbja kronike, varshmërinë, etj., sikur i trajtojnë shumë shtete që e kanë në legjislacion këtë çështje dhe që e zbatojnë Strategjinë në fuqi të OBSh-së për Mjekësinë tradicionale.

Derisa në Kosovë mjekët popullorë, falltorët, hoxhallarët e hajmalive pasurohen në mënyrë marramendëse. Derisa klientë të tyre janë edhe fytyrat publike edhe drejtues të zyrave publike deri tek deputetët.

Teksa Ministra e Shëndetësisë nuk ka kurrfarë kontrolli mbi këtë veprimtari, këtyre biznesmenëve, që për disa janë mashtrues tipik, u mbetet vetëm të vazhdojnë veprimtarinë. Të pasurohen edhe më shumë. Derisa klientët e tyre, pas dëmeve që u shkaktohen nga keqtrajtimi të përfundojnë tek psikologët e psikiatrit, aty ku në fakt do të duhej të fillonin trajtimin për problemet eventuale mendore.

BURIMI: INSAJDERI

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Kosovë

Shqipëria dhe Kosova ngrenë Sekretarit të Përbashkët për implementimin e marrëveshjeve

Published

on

Dy ministret e jashtme shqitpare ranë dakord që Shqipëria dhe Kosova të ngrenë një Sekretariat të përbashkët, që do të shërbej për realizimin e marrëveshjeve që janë firmos deri më sot dhe do të bëhen në të ardhmen. Gjithashtu Shqipëria dhe Kosova do të kenë pika të përbashkëta diplomatike në disa zona si Afrika dhe Azia, ndërsa do të ketë bashkëpunim mes diplomatëve në ambasadat ekzistuese.

Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovës do të thellohet në të gjitha fushat dhe Shqipëria ka qenë dhe do të vijojë të jetë avokatja me e fortë për Kosovën tek ndërkombëtarët. Këtë theksuan të dy ministret e Jashtme, ajo e Shqipërisë Olta Xhaçka dhe ajo e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ndodhet për një vizitë një ditore në Tiranë.

Dy ministret ranë dakord që Shqipëria dhe Kosova të ngrenë një Sekretariat të përbashkët, që do të shërbej për realizimin e marrëveshjeve që janë firmos deri më sot dhe do të bëhen në të ardhmen. Gjithashtu Shqipëria dhe Kosova do të kenë pika të përbashkëta diplomatike në disa zona si Afrika dhe Azia, ndërsa do të ketë bashkëpunim mes diplomatëve në ambasadat ekzistuese.

Xhaçka tha se përparësia e Shqipërisë anëtarësimi i Kosovës në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare, ndërsa shtoi se marrëveshja e dialogut me Serbinë duhet të sjellë njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE.

“Biseduam për përmbushjen e detyrave të lëna nga takimi dy kryeministrave Rama-Kurti më 27 shtator, ku do të ngrihet një Sekretariat i përbashkët si një strukturë operative dhe do të jetë një mekanizëm efikas për ndjekjen dhe realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri tani dhe që do të nënshkruhen në të ardhmen. Do të ketë shtim të diplomacive të përbashkëta në zona si Afrika dhe Azia dhe ndërthurja e punës së diplomatëve të Shqipërisë dhe të Kosovës në ambasadat ekzistuese. Kemi qene avokatja më e pakompromis për Kosovën, do të ngremë zërin për të dhe kemi lobuar dhe kritikuar hapur padrejtësisë që i është bërë Kosovës nga Brukseli për mos liberalizimin e vizave”, tha Xhaçka.

Edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha se Kosova dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim në të gjitha fushat dhe do të vijnë ta forcojnë edhe më shumë. Ajo tha se Kosova e ka të orientimin drejt BE dhe NATO dhe i shikon me skepticizëm konceptet konkurruese ndaj BE, ndërsa bëri thirrje se ndaj gjuhës agresive të Serbisë, i gjithë rajoni duhet të jenë më i koordinuar që të mos cenohet stabiliteti.

“Do të bëjmë një bilanc të mirë të bashkëpunimit tonë dhe një strategji të qartë se ku duam ta shohim Kosovën dhe Shqipërinë në të ardhmen. Nuk ka tema që nuk mund të preket në bisedat tona dhe gjatë javëve të fundit gjuha e Serbisë është ashpërsuar shumë. Duhet të jemi të kujdesshëm që këtë paqe të brishtë që kemi në rajon ta forcojmë dhe të gjithë së bashku të ndikojmë që të mos cenohet stabiliteti. Kosova e ka të qartë orientimin në BE dhe NATO dhe është skeptike ndaj koncepteve konkurruese ndaj BE”, tha Gërvalla.

Gjithashtu dy ministret vendosëm të promovojmë konkursin fotografik “Colors of Albanians” ku do të hapet në nëntor në Shqipëri dhe më pas do të vijojë në Kosovë.

Continue Reading

Kosovë

Kurti takohet me komandatin e ri të KFOR-it, diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimit

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim mikpritës komandantin e ri të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Ai i uroi suksese Gjeneral Majorit në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

“U bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjelltë dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Komunikimi i afërt dhe koordinimi ndërinstitucional u cilësua si domosdoshmëri për garantimin e sigurisë në vend, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovë dhe KFOR-it.”, bëhet e ditur në njoftimin për media.

Gjatë takimit, Gjeneral Major Kajári gjithashtu e uroi kryeministrin Kurti për organizimin e mirëfilltë të zgjedhjeve lokale. /Zëri/

Continue Reading

Aktuale