Connect with us

Lajme

Mickoski: Zaev nuk mund të çrrënjos krimin pasi vet është i përfshirë

Published

on

Kryetari i VMRO-DPMNE-së; Hristijan Mickoski ka realizuar një konferencë për shtyp ku edhe një herë ka akuzuar pushtetin se po hesht dhe nuk po punon aq sa duhet për ta çrrënjosur krimin dhe korrupcionin, shruan in7.

“Institucionet dhe kryeministri Zaev nuk mund ta zgjidhin këtë krim, për shkak se edhe vet janë të përfshirë në të. Njerëzit që janë të përfshire në rastin Zhvatja janë njerëz të afërt të Zaevit. Këtu është e përfshirë edhe Prokurorja Speciale, Katica Janeva. Fjalët e saj që dëgjohen në incizim janë “mos u shqetëso, krejt do jetë në rregull”, tha Mickoski.

Mickoski pyeti se pse Katica Janeva nuk është në paraburgim, kur ajo mund të largohet nga vendi dhe mund të ndikoj tek dëshmitarët.

“Rrëzimi i qeverisë nuk është çështje nëse do të bie, por kur do të bie. Populli do të thotë jo për politikat e kësaj qeveria në zgjedhjet e ardhshme. VMRO-ja bashkë me popullin do ta rrëzoj këtë pushtet dhe do të sjellë drejtësi”, tha Mickoski duke u shprehur i bindur se nuk do të bëj kompromis me ata persona që kanë shkelur ligjin. Mickoski foli edhe për hapat e mëtejmë të VMRO-DPMNE-së.

“Hapat e VMRO-DPMNE-së do t’i befasoj njerëzit e pushtetit. Shumë shpejtë do të befasohen dhe shumë shpejtë do të mposhten”, tha Mickoski.

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale