Connect with us

Lajme

Lajmi i Fundit/ Coutinho në Bayern

Published

on

E fundit: Hasan Salihamidzic konfirmon marrëveshjen për Philippe Coutinho.

“Po, unë dhe Rummenigge ishim në Barcelonë këtë javë dhe kemi arritur marrëveshjen. Jemi shumë të lumtur që e bindem të vijë në Mynih” – është shprehur Hasan Salihamidziç, Drejtori Sportiv i Bajernit të Mynihut, në lidhje me informacionet e dalura gjatë ditës, për transferimin e yllit brazilian në Mynih, përcjell in7.

Gjatë ditës së sotme mediat spanjolle shkruanin se Bajerni ka arritur marrëveshje me talentin brazilian. Lajmin më pas e konfirmoi edhe përgjegjësi i marrëdhenieve sportive të Barcelonës, Guillermo Amor, i cili tha se tashmë ka një marrëveshje mes dy klubeve, që Kutinjo (Coutinho) për këtë sezon të luajë në Mynih.

Sipas raportimeve nga Spanja, por edhe nga Gjermania, flitet për një marrëveshje huazimi për një vit, me të drejtë për blerje në fund të sezonit. Gjithashtu raportohet se braziliani ka refuzuar ofertën e kampionit francez, PSG për ta pranuar atë të bavarezëve.

Faqja më e madhe e tifozëve shqiptarë të bavarezëve, “Unë jam bavarez” shkruan:

“Marrëveshja u mbyll para dy ditësh, pas pak ditësh negociata nga Rummenigge. Duket se në ditët e fundit Kryetari i Bordit ka marrë përsipër të mbyllë çështjet e merkatos, duke qënë se Sport1 pretendon se dhe marrëveshjen e Perisic si zgjidhje emergjente në krah ai e mbylli brenda pak orësh. Nga ana tjetër merkatoja e javës së fundit le hapësirë dhe për spekulime të tjera. Bayerni po mbyll me pak para dhe prej huazimeve tre afrime, atë të Coutinho, Perisic dhe Cuisance. Situata analizohet e tillë se Bayerni po ruan para për një blerje të fundit dhe mund të blejë dhe Sane këto ditë, mbase pas operacionit që pritet në fundjavë. Padyshim çështja e fundit që mbase Rummenigge do e zgjidhë po vetë. Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për këtë afat kalimtar dhe sezonin e ri”, përfundon shkrimi i UJB -së, përcjell in7.tv .

Continue Reading

Lajme

Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet

Published

on

By

Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet
Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet

 
Nën organizimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, sot u zhvillua Konferenca Rajonale e titulluar Sfidat me të cilat përballen femrat në rajon në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian ,,Fuqishëm dhe zëshëm i zhvendosim kufijtë”
 
Në këtë konferencë, si panelist mori pjesë dhe ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu.
Gjatë fjalës se tij, ministri theksoi se pjesëmarrja e femrave në jetën publike të një vendi, përveç se është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese është edhe një domososhmëri. Duke i përfshirë femrat në teknologji marrim më shumë ide dhe më shumë kreativitet.
 
,,Ministria, fuqishëm po angazhohet për transformimin digjital si mundësi që të përfshihen numër sa më i lartë i femrave në sipërmarrje, të krijohen kushte, që femrave t’ju ofrohen të njëjtat mundësi si të meshkujve dhe t’i inkurajojmë ato që të kenë komunikim të barabartë në institucione.”
 
,,Angazhimi ynë është që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës dhe me Universitetet, t’i inkurajojmë femrat që të jenë në numër sa më të lartë dhe të ndjekin rrugëtimin e femrave të suksesshme profesioniste të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese, dhe që në moshë të re, ta orientojnë arsimimin e tyre drejt kësaj sfere dhe ta përmbyllin ciklin e tyre të studimeve si Inxhiniere të diplomuara të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese në Fakultetet e vendit tonë dhe më gjërë” theksoi mes tjerash ministri Aliu, duke veçuar dhe se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po kushton rëndësi të veçantë ndaj Aftësive digjitale, të cilat paraqesin një prej shtyllave më të rëndësishme të përfshira në Strategjinë Nacionale të TIK-ut 2023 – 2030, në të cilën në mënyrë aktive punon MSHIA-ja, potencoi ministri Aliti.

Continue Reading

Lajme

Kërkohet ndihmë për gjetjen e Anisës 12 vjeçare, e zhdukur nga dje

Published

on

By

Një vajzë 12 vjeçe nga lagja Gazi Babë e Shkupit, që dje është zhdukur dhe familja nuk ka informacione se ku ndodhet. Hera e fundit që e kanë parë është momenti kur është nisur për në shkollë, dje në orën 7:30 (Sh. F. Liria).
Prindi i Anisa Ajro (siç quhet 12 vjeçarja) tha për TV21 se janë mjaft të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmë nga qytetarët, kushdo që e ka parë ose ka ndonjë informacion. Kontakt tel i prindit Engin Ajro 072232983

Continue Reading

Lajme

Taravari: Erdhi momenti i heqjes së 20%, partitë kanë rastin të bëjnë historinë

Published

on

By

Lideri i Aleances per Shqiptaret, Arben Taravari pjesë e shumicès, ështé shprehur se heqja e 20% nga kushtetuta dhe ne vend te tij te qendroje “gjuha shqipe”, duhet të ndodh tani, me ndryshimet kushtetuese te cilat parashohin futjen e bullgarève si komunitet qe jeton ne Maqedonine e Veriut.
Taravari thotè se pjesè e ketij momenti historik do tè jenè tè gjitha partitè shqiptare, perfshire edhe ato maqedonase, duke permendur lideret e tyre, Dimitar Kovaçevski te LSDM-se dhe Hristijan
Mickoskin te VMRO-DPMNE-së.
“Aleanca për Shqiptarët është e lumtur që tashmë erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%“.
Propozojmë që ky ndryshim të ndodhë tani dhe jemi të bindur, jo vetëm në pajtimin e partive shqiptare, por edhe me dakordësinë e të gjitha partive në Maqedoni.
Të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këtë ndryshim do të shkruhen në histori si parti demokrate e veçanërisht evropiane.
Sidomos z. Kovaçeski dhe z. Mickovski do të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë të përbashkët.
Presim me padurim momentin e shpalljes zyrtare të këtij premtimi mbarë partiak.-thekson Arben Taravari

Continue Reading

Aktuale