Connect with us

Kosovë

Kosova ka vendosur masa reciprociteti ndaj Maqedonisë së Veriut (DOKUMENT)

Published

on

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në Kosovë, Endrit Shala, ka vendosur masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore. Sipas tyre Maqedonia e Veriut është duke aplikuar barriera tarifore ndaj produkteve të Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës për media nga MTI, Shala ka theksuar se që nga qershori i këtij viti kur produktit të Kosovës, rasadit të peshkut i janë vendosur barrierat tarifore nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka dërguar ankesa përmes sekretariatit të CEFTA-së dhe po ashtu iu ka drejtuar me letër ministrit të ekonomisë, por që nuk kanë reflektuar, shkruan Portalb.mk, përcjell in7.

“Dhe tashmë kanë kaluar dy muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje, prandaj jam i detyruar që në mbrojtje të interesit të Kosovës, biznesit Kosovar dhe në mbrojtje të prodhimeve tona që të ndërmarr veprime të tjera ligjore, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës. Sot kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektoj dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet”, tha ministri Shala.

Ministri kosovar, Shala ka theksuar se duhet të ketë trajtim të barabartë, që sipas tij, është e vetmja rrugë që duhet të ecim përpara.

“Reciprociteti, partneriteti dhe trajtimi i barabartë i prodhimeve kosovare gjatë eksportit në vendet e rajonit, është e vetmja rrugë me të cilën duhet të ecim përpara. Në rast se ky tretman do të vazhdojë ne do të marrim edhe hapa tjerë, jo vetëm ndaj këtij shteti por edhe shteteve tjera. Tashmë asnjë prodhim Kosovar që eksportohet jashtë nuk do të ketë tretman të pabarabartë”, ka theksuar Shala.

Përndryshe, ministri Shala me datë 08.08.2019 i ka dërguar një letër homologut të tij në Maqedoninë e Veriut, ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për barrierat që ky shtet i ka vendosur ndaj produkteve të Kosovës, ku dhe i ka shkruar “që sa më shpejt të largohen barrierat të cilat i ka vendosur ky shtet ndaj produkteve kosovare. Ndryshe edhe ne do të shqyrtojmë masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut që eksportohen në Kosovë”./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Nuredin Lushtaku flet nga Stacioni i Policisë: Telashja ka ndodhë, s’kemi përdorë armë ne, polici plagosi policin

Published

on

U raportua se ish-nënkryetari i Skënderajt, Nuredin Lushtaku, së bashku me disa familjarë të tij u përfshi në një konflikt mbrëmë në Skënderaj, ku mbetën të plagosur dy policë. Për këtë rast, Lushtaku është prononcuar për dy media.

Në një prononcim për RTV Dukagjini, Nuredin Lushtaku, ka deklaruar sot se ndodhet në stacionin policor dhe se nuk do të jap detaje deri në përfundim të hetimeve nga policia.

Ndërsa, për Kallxo.com, Nuredin Lushtaku, ka mohuar të ketë përdorë armë ai, djemtë ose vëllëzërit e tij në drejtim të zyrtarëve policor.

Sipas tij, polici e ka plagos policin.

“S’është ashtu hiç. Por aksidenti ka ndodhë, ka ndodhë telashja, as nuk e kam plagos unë kë, as nuk e kanë plagos vëllaznia, as djemtë. Polici e ka plagos policin. As nuk kemi përdorë armë na, e them me përgjegjësi të plotë. Mbetet me raportu edhe policia. Unë e kam dhënë deklaratën, unë jam i gatshëm me deklaru çka ka qenë. Polici ua ka drejtu armën vëllaznive, ka ndodhë përleshja. Nuk e di a ka gjujtë me tut kë a me vra, e din ai çka thotë. Unë e kam dhënë deklaratën tem, policin nuk e kemi plagos na. Më vjen keq çfarë ka ndodhë, por kjo është e vërteta, nuk kemi plagos askënd, nuk kemi përdorë armë”, tha Lushtaku për Kallxo.com.

Ndërkohë, Lushtaku nuk i është përgjigjur thirrjeve të Gazetës Express, i njëjti më pas e ka ndalur edhe telefonin.

Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen e dy zyrtarëve policorë, mbrëmë në orët e vona në Skënderaj. Njëri polic është plagosur me armë zjarri e tjetri është lënduar me mjete të forta, raporton Express

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë ndodhen në arrati, ka konfirmuar policia.

Nuk dihet se kush nga personat e përfshirë në konflikt është prangosur.

Policët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivi i plagosjes së dyfishtë dyshohet se ka të bëjë me shqiptimin e një gjobe në trafik.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.

Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë.

Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.

Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.

Continue Reading

Kosovë

Mungesa e punëtorëve po i detyron restorantet që të mbyllen në Kosovë

Published

on

Në shtator mund të detyrohen hotele, restorante e kafene që të mbyllen për shkak të mungesës së punëtorëve.

Kështu paralajmëroi Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë e Turizmit.

“Nëse vazhdon me këtë trend jo veç që kemi me pasë problem me numrin e punëtorëve por edhe mbyllje. Ndoshta situata ka me qenë shumë ma keq prej shtatorit. Unë kam informata nga pronarë hotelesh e restorantesh, shumica prej tyre thonë: Po e presim mërgatën, e prej shtatorit më s’di a punojmë, a s’punojmë”, tregon Sogojeva.

Sipas tij tani ka mungesë të madhe të punëtorëve në gastronomi.

Continue Reading

Kosovë

​FSK-së i shtohen liderë-komandot e reja

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se gjenerata 07/2022 përfundoi me sukses kursin e avancuar për lider në shkollën e nënoficerëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Mehaj ka shkruar në Facebook se ky kurs është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit amerikan për nënoficerë, dhe ka për qëllim përmirësimin e lidershipit, aftësitë teknike, ekspertizën taktike dhe përvojën e nevojshme për të udhëhequr skuadrën.

“Shumë urime të certifikuarëve e vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Aktuale