Lajme
ASH-Venko Filipçe/ Qendra e re klinike nuk është as e LSDM-së, e as e VMRO-së
Pas thirrjes publike që sot bëri Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ku kërkoi nga partia opozitare VMRO-DPMNE që me ekspertët e saj dhe kapacitete kuadrovike të marrin pjesë në të gjitha trupat punues në projektin për ndërtimin e Qendrës së re klinike në Shkup, ka reaguar partia Aleanca për Shqiptarët, e cila përmes një kumtese duke ia bërë me dije se kjo qendër nuk do të jetë vetëm e LSDM-së apo e VMRO-së, por edhe e kumuniteteve tjera që jetojnë në këtë vend, përcjell in7.
“Skandalet e ministrit Filipçe nuk kanë të ndalur. Sot bën thirrje për kyqje të “ekspertëve te VMRO-së në grupet punuese për ndërtimin e kompleksit të ri të Qendrës Klinike Universitare në lagjen Gjorqe Petrov në Shkup” duke anashkaluar Aleancën për Shqiptarët dhe ekspertët e saj në këtë fushë të organizuar në Departamentin e Shëndetësisë. I nderuari minister, Qendra e re Klinike nuk do jetë vetëm e LSDM-së apo e VMRO-së, apo e kujtdoqoftë, por do jetë e çdo qytetari të Maqedonisë së Veriut, pa dallim kombësie, fetare apo çfarëdo përkatësie tjetër, doni ju apo jo. Deklaroni se “Së bashku të jemi pjesë e suksesit të këtij proekti të suksesshëm” duke e dënuar atë me dështim nga ftesa gjysmake dhe eliminim e bajpasim të shqiptarëve dhe përfaqësuesve e tyre të vërtetë, Aleanca për Shqiptarët si partia më e madhe opozitare shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e Departamentit të Shëndetësisë pranë ASH-së.
Më tej nga ASH kanë kërkuar edhe duel debativ me udhëheqësit e Ministrisë së Shëndetësisë për t’i dëshmuar faktet dhe gabimet e shumta që kjo udhëheqësi bën dhe që për këtë do të paguajnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
“Andaj edhe një herë ju ftojmë juve dhe zevëndesin tuaj “fotografi pa zë” në duel debativ ku do t’i kryqëzojmë faktet dhe gabimet e shumta që bëni, të cilat do kushtojnë shumë në cilësinë e shërbimeve shëndetësore të sistemit shëndetësor të sëmurë”, përfundon reagimi Departamenti i Shëndetësisë pranë ASH.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka bërë thirrje publike dhe të hapur deri tek partia opozitare VMRO-DPMNE në të cilën kërkon me ekspertët e saj dhe kapacitete kuadrovike të përfshihen dhe të marrin pjesë në të gjitha trupat punues në projektin për ndërtimin e Qendrës së re klinike në Shkup.
Thirrja për transparencë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, ka për qëllim t’u tregojë të gjithëve se gjithçka është publike dhe se interesi real janë pikërisht qytetarët dhe krijimi i Qendrës funksionale klinike për nevojat e tyre.
Lajme
Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.
Lajme
Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
Lajme
Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare