Connect with us

Kolumna

Zotëri Ali Ahmeti, më mirë i copëtuar e i ndarë sesa i nënçmuar e kokëçarë

Published

on

Shkruan, Sulejman MEHAZI

Përshëndetje të sinqerta i nderuar kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, zotëri Ali Ahmeti! Pikësëpari, nuk dua që të keqkuptohemi nga ju dhe nga partia që e udhëheqni, BDI. Mos na konsideroni si dashakeqës e armiqësor, po si miq e dashamirë të popullit tuaj e tonë, jemi të një gjaku e një gjuhe, kemi të njëjtat brenga së bashku, po megjithatë peshën e brengës e keni ju, duke na premtuar, se të gjitha të mirat e shqiptarëve të Maqedonisë do ua bini e jepni ju, dhe partia e BDI-së.

Pra, zotëri Ali Ahmeti ne aspak s’jemi fajtor pēr këtë haos, për shkak se ju vet i keni dalë zot kësaj pune prej vitit 2001 e deri më sot. Po aq t’u është dhimbsur ky shteti i Maqedonisë sa që s’ke dashur ta copëtosh e ta ndashë, leni ju lutem këto llafe të kota, pse s’bëheni të sinqertë ju të BDI-së e të thoni, se paskërkemi gabuar që ua kemi ruajtur shtetin këtyre maqedonasve. A nuk vëreni se ata jo që nuk duan të jetojnë së bashku me ne, po edhe “drźavën” e tyre se duan, a nuk shihni, dëgjoni se çfarë na bëjnë, sa na ofendojnë e nuk na marrin në dorë, na konsiderojnë “indijanci,” shiptarana”, “smrt za shiptari, po edhe ju jeni afër tyre me ofendimet ndaj nesh duke na thënë: “bythëpambuka”, “stërvina”, “bythëpërlyer”, dy gjëra ka këtu, ose shtirreni ose ju vjen mirë, ose…??? Kur Gruevskat-Mihajllkovat-Jankullovskat-Zaevat-Janevat-Kamçevat, Bokat 13 se duan shtetin e kombin e vet duke e reketuar atëherë a patjetër ne të jetojmë e ta duam shtetin e tyre të reketuar e korruptuar?

Patjetër ne të jetojmë me ata, a, zotëri Ali Ahmeti? Thoni se marrëveshja e Ohrid e ruajti copëtimin dhe ndarjen, ama fjalë të mëdha keni thënë, keni mbrojtur Maqedoninë e maqedonasve nga copëtimi dhe ndarja, tamam, duke ia ruajtur Gruevskit e Zaevit Maqedoninë, jeni ndarë, vrarë e copëtuar vet në disa tabore: njëri i Aliut politikan, e tjetri i Likës ushtarak, njëri me popullin, e tjetri me qeverinë maqedonase, njëri tabor me bashkëpunëtorët e tu të gjallë e tjetri me bashkëluftëtarët e tu të vdekur, njëri tabor i Shkupit me shqiptarë të varfër e të përmbysur, tjetri me maqedonas të pasur e të lumtur….

O Zotëri Ali Ahmeti, me siguri e keni dëgjuar thënien popullore: ”Më mirë i ndarë, sesa kokëçarë”.

Continue Reading

Kolumna

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Published

on

By

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Krimi asnjëherë nuk ka qenë pjesë e identitetit strugan. Struga jonë gjithmonë është identifikuar me vlera të larta, me arritja të mëdha në arsim, shkencë e kulturë, por edhe me figura të ndritura të çështjes kombëtare.

Krimin në Strugë na e solli tjetërkush. Na e sollën të kamufluar me vlera të rrejshme patriotike dhe, tinëzisht u futën në komunën tonë, duke na sjellur njerëz të dyshimtë, që asnjëherë nuk i kanë dalë në ballë çështjes kombëtare. Erdhën të grabisin, çka mund të grabitet, e akoma nuk po largohen, sese pas çdo mandati u rriten apetitet grabitqare.

Mirëpo gjatë historisë Struga ka treguar se nuk duron kthetrat e krimit. Struga tregon durim e mençuri kur e k ërkon nevoja, por asesi nuk e duron krimin.

Struga historikishit u ka pri ndryshimeve në të mirë të shqiptarëve. Struga edhe tani është e vedosur t’u japë grusht atyre që e njollosën emrin e qytetit dhe komunës sonë, sepse krimi është njolla më e madhe e një qyteti, komune, shteti dhe një kombi. Për këtë arsye ndryshimi është i domosdoshëm, sepse këtë na e kërkojnë edhe brezat e moshuar, por edhe brezat e rinj që po vijnë, e që ardhmërinë e tyre e shohin në vendlindje.

Këtyre ndryshimive tani u prin Zijadin Sela me Idri Istrefin, të bashkuar me diasporën. E kur diaspora bashkohet me njerëz trima, atëherë ndryshimi është i pashmangshëm. Askush nuk mund t’i ndalë mijëra mërgimtarë që janë nisur për në vendlindje me vullnet të fuqishëm për të sjellë ndryshimin. Mijëra mërgimtarë janë të vendosur që të përmirësojnë padrejtësinë e para katër viteve, kur me një eksperiment të pistë iu vodh fitorja e sifurtë Zijadin Selës. Ata e kanë dëshmuar në të kaluarën patriotizmin e tyre, do ta dëshmojnë edhe më 31 tetor!

Musa Paçuku, Nju Jork, SHBA

Continue Reading

Kolumna

Të gjithë kundër krimit dhe interesit klanor

Published

on

Shkruan Premtim Dema

Tragjedia në Strugë lidhet me një emër dhe një parti, Ramiz Merko dhe BDI.

Mburrja e fitores nga ane e Merkos dhe argateve të tij është sa për të ardhur keq por aq edhe një realtet i nje shoqerie te kapur peng. Kjo u verejt më mirë në komunitetin Shqiptar, Turk dhe Torbesh dhe kjo ka të bëjë me lidhjet e interesave të ngushta klanore, shoqërore dhe të punsimeve pa bazë në dëm të taksapaguesve struganë.

Ne tre mujorin e fundit BDI e Struges deri sot ka berë pusnime te ba baza, ka dhëne tendere dhe ka shtruar asfalt pa kriter dhe pa plan. Keta jane te ashtuquajturat projektet e Merkos, në bashkpunim me mafien urbane dhe me ineresxhinjte të punsimit administrativ që janë në dëm të qytetarve Struganë.

Për fat të keq kjo është një fitore me kosto te madhe për shoqërinë tonë, qe mbahet aq e paster por eshte aq e vobeket se e vjedh vetveten.

E uroj Idri Istrefin për fitoren ne Struge dhe të mburret me atë që ai ka bërë për pak kohë kundër një aparati mafiozo-sheteror.

Votat që mori Idri Istrefi ishin votat e qytetarve pa interes klanor, nga ata qytetar që duan Strugën të pastër nga virusi i krimit shtetror.

U bëj thirrje të gjithe atyre që kanë dhe që duan Strugën le ti mendojnë mirë pasojat kur e hedhin votën në kuti. Se kostoja për një vend pune të pa merituar është e madhe për femijën, nipin, mbesen tuaj.

Vota bën ndryshimin dhe ju foj që së bashku nga perendimi deri ne Strugë të tregojmë se dijmë të bëjme më shumë se kaq.

Continue Reading

Kolumna

“Shani” me votë ditën e zgjedhjeve, nëse nuk e bëni atë ditë, mos u “shani” asnjëherë!

Published

on

Shkruan: Hasim Memishi – Sopi, Aktor

“SHANI” ME VOTË!

Politikanët e marrin fuqinë nga populli me anë të votës, prandaj më mirë është të “shahemi” me votë!
Nesër, mos votoni ata që kanë kaluar nga “shiltet” në gucci!
Nesër ju jeni fuqia, prandaj duhet t’i ndëshkoni me votë!
Nesër, Ne ua japim pushtetin e tenderit, korrupsionit, manipulimit, ofendimit, nënçmimit, përçmimit e “shitpordhjes”
Mos votoni ata që kanë blerë diplomat;
Mos votoni arrogantët injorant!
Mos votoni keqpërdoruesit!
Mos votoni amatorët, abuzuesit!
Mos votoni ata që janë bërë milioner vetëm duke bërë selfi!
Shani ditën e zgjedhjeve, sepse atë ditë shajnë të mençurit!
Mos e shitni votën për një thes miell, për një punë në administratë, për një premtim bosh, për premtimet për BE me dekada të tëra!
“Shani” me votë nesër, nëse nuk e bëni nesër, mos u “shani” asnjëherë!

P.s: unë çekaç di t’ju thom, prap Ju e dini ma majr!

Continue Reading

Aktuale