Connect with us

Lajme

Trajkovski kërkon përjashtimin e Janevës nga TNT-ja

Published

on

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “TNT”, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, i dyshuari Toni Trajkovski kërkoi përjashtimin e prokurores special Katica Janeva, e cili përfaqëson organin e akuzës.

Trajkovski shfaqi dyshimet e tij për ish drejtorin e ndërmarrjes “Drim Building”, Adrian Amzoski, i cili ishte investitor në ndërtesën Cosmos. Ai e implikon Amzoskin në rastin “Zhvatja”, duke theksuar se aktakuza kundër Amzoski në rastin TNT ishte tërhequr në mes të procedurës.

Në mes të procedurës, Katica Janeva tërhoqi aktakuzën kundër Amzoskit, tha Trajkovski, duke shtuar se kompania “Drim Building” i ka paguar mbi 16 milion denarë organizatës “Lidhja Ndërkombëtar”, ku Bojan Jovanovski- Boki 13 është kryetar.

Gjykatësi Ognen Stavrev tha se seanca gjyësore do të vazhdon dhe se gjykata gjithashtu do të vendosë mbi kërkesën, për të cilën ai tha se nuk kishte kohë për ta shqyrtuar.

Në seancën e sotme për rastin TNT priten të dëgjohen disa dëshmitarë.

Në rastin TNT, të akuzuar janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, si dhe Trajkovski, të cilat akuzohen për rrënimin e objektit “Kozmos” në pronësi të Fiat Canovskit. Përfaqësues ni PSP-së në këtë rast është prokurori Burim Rustemi.

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale