Connect with us

Lajme

Sipas Kurir-it sërb, paratë e Kamçevit, Boki ia ka çuar këshilltarit të Zaevit

Published

on

Gazeta sërbe Kurir ka vazhduar të shkruajë për arrestimin e Bojan Jovanovski – Bokit dhe për rastin “Zhvatja” në Maqedoninë e Veriut, përcjell in7. Kjo gazetë thirret në burime të afërta me Boki 13, ndërsa më herët lëshoi informacionin se gjatë marrjes në pyetje nga inspektorët, Boki paska kërcënuar këta të fundit, duke i paralajmëruar se në rast se e vrasin, materialet kundër Zaevit i ka nëna e tij.

Kaq ka mjaftuar që media të ndryshme nga jashtë Maqedonisë së Veriut të spekulojnë me informacione që lidhen me këtë rast.

E fundit nga Kurir është informata se paratë që Boki 13 bashkë me Zoran Milevskin i  kanë marrë nga Jordan Kamçevi, i kanë dorëzuar, sipas tyre, tek këshilltari i Kryeministrit Zaev, Zoran Bashanoviq. Këtë sipas Kurir, e kanë mësuar nëpërmjet GPS tek çanta “Louis Vitton”, me të cilën Kamçev ua dorëzoi 1 milion e gjysmë eurot, përcjell in7.

Continue Reading

Lajme

Gjermania i jep kredi milionëshe Turqisë për mbrojtjen e klimës

Published

on

Gjermania do ta mbështesë financiarisht Turqinë për teknologji më të favorshme ndaj mjedisit.

Këtë e deklaroi kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës në Stamboll.

“Gjermania do të mbështesë në nivel bilateral”, tha Merkel pas takimit me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan.

Lidhur me këtë po zhvillohen ende bisedime. Sikurse njofton agjencia e lajmeve Reuters, Turqia pas ratifikimit të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e Klimës ka marrë një premtim kredie në vlerën mbi 3.1 miliardë euro.

Kjo shumë, sipas marrëveshjes, do të lëvrohet nga Banka Botërore, Franca dhe Gjermania.

Gjermania duhet të lëvrojë mbi 200 milionë euro, bëhet e ditur. Merkel e përshëndeti ratifikimin nga Turqia të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e Klimës. Tani të gjitha shtetet e G20 e kanë nënshkruar këtë marrëveshje.

Takimi mes Merkelit dhe Erdoganit u zhvillua në pjesën historike të qytetit Tarabya buzë ngushticës së Bosforit.

Tema të tjera të vizitës së lamtumirës të kancelares në Stamboll ishin edhe Afganistani dhe bisedimet që po zhvillohen me talibnët, situata aktuale në Libi e në Siri si dhe politika e BE-së për migracionin. Merkeli deklaroi, se në samitin e BE-së javën e ardhshme do të angazhohet, që Turqia të marrë ndihma të mëtejshme nga BE për kujdesin ndaj refugjatëve sirianë.

Turqia ndodhet në njërën prej itinerareve kryesore të transitit për refugjatët që synojnë të mbërrijnë në Evropë. Në marrëveshjen e vitit 2016 Ankaraja premtoi ndër të tjera se do të veprojë kundër bandave të kontrabandës me njerëz, që kalojnë refugjatët në Greqi. BE e ka mbështetur në kompensim Turqinë gjatë viteve të kaluara me shuma miliardëshe.

Merkeli tha, se është evidentuar, që për disa tema ne jemi të një mendimi.

“Ne e kuptojmë që në aspektin gjeostrategjik jemi shumë të varur nga njëri-tjetri”, deklaroi kancelarja duke iu referuar Afganistanit, migracionit ilegal, si edhe zhvillimeve në Afrikë. /Deutsche Welle/

Continue Reading

Kosovë

Voton Kryeministri Kurti, zotohet se do të punojë në fuqizimin e komunave

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.

Kurti ka thënë se si qytetar i Kosovës ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

“Si qytetar i Republikës posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të vendos, përcaktohet se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie”, tha Kurti para mediave.

Gjithashtu, Kurti u zotua që së bashku me Qeverinë do të punojë në fuqizimin e komunave.

“Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojë në fuqizimin komunave. 4 vite të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi ai.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00.

Continue Reading

Lajme

Dashtevski: Po tejkalohen problemet me aparatet për fingerprint

Published

on

Kreu i Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski pranoi se ka pasur probleme mëngjesin e sotëm me votimin biometrik. Dashtevski tha se ekipe teknike tashmë po zgjidhin problemet e tilla dhe se njoftoi se në ato vendvotime që ka pasur ndërprerje të vendvotimit do të vazhdohet koha për të votuar.

“Bëhet fjalë për një përqindje të vogël. Megjithatë thash, po zgjidhen në vazhdueshmëri, një pjesë e madhe janë zgjidhur, ndërsa për kohë të shpejtë do të zgjidhen edhe tjerat. Vlen rregulla e ligjit, se nëse ndërpritet votimi, vazhdon për aq kohë sa është ndërprerë, sipas Kodit Zgjedhorë, kuptohet jo më tepër se tre orë”, deklaroi Dashtevski.

Continue Reading

Aktuale