Connect with us

Lajme

Shekerinska: 5.000 ushtarë të Maqedonisë së Veriut janë stërvitur në Vermont

Published

on

Një delegacion i lartë i Gardës Kombëtare (GK) të shtetit Vermont të SHBA-ve i kryesuar nga komandanti Gregory Knight qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA), përcjell in7.

Delegacioni amerikan u prit me nderime të larta ushtarake, pas çka komandanti Knight realizoi takime dypalëshe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, Vasko Gjurçinovski, dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Në konferencën për media të mbajtur pas takimeve, ministrja Shekerinska tha se është e lumtur që delegacioni amerikanë është në Shkup në kohën kur shënohen dy përvjetore: Dita e Armatës së Maqedonisë së Veriut që shënohet më 18 gusht dhe 25 vjetori i vendosjes së bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Gjatë kësaj periudhe 25-vjeçare, pothuajse 5.000 pjesëtarë të armatës tonë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes kaluan nëpër stërvitje, ligjërata dhe konsultime të realizuara me GK të Vermontit. Vetëm këtë vit, kemi 16 aktivitete të përbashkëta në pjesën e resurseve njerëzore, në pjesën e mjekësisë ushtarake dhe në pjesën që është shumë e rëndësishme për ne, e ajo është menaxhimi me katastrofat”, tha Shekerinska.

Ajo gjithashtu tha se GK e shtetit Vermont është pjesë e arritjeve të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, pasi siç theksoi ajo, do të ishte i pamundur anëtarësimi në NATO nëse gjatë 25 viteve vendi nuk do të përfitonte nga GK e Vermontit,

Komandanti Knight tha se gjatë bashkëpunimit prej një çerekshekulli janë realizuar rreth 400 aktivitete të përbashkëta në Maqedoninë e Veriut dhe në Vermont, duke shtuar se ka diskutuar mundësitë për aktivitetet e radhës me ambasadoren e SHBA-ve në Shkup, Kate Marie Byrnes, e cila gjithashtu ishte e pranishme në këtë ngjarje.

“Edhe pse për 25 vite e bëjmë këtë, gjatë bisedës me ambasadoren Byrnes, ka edhe shumë gjëra që mund t’i bëjmë. E ndaj me të entuziazmin për potencialin dhe të ardhmen e këtij partneriteti dhe jemi të përkushtuar që t’i ndihmojmë Maqedonisë së Veriut që të kompletojë anëtarësimin në NATO dhe të bëhet pjesë e atij ekipi, anëtarja e 30-të, dhe të ndihmojë në vendosjen dhe mbajtjen e stabilitetit në Evropë”, tha Knight.

Gjatë vizitës së delegacionit ushtarak amerikan në Maqedoninë e Veriut, është paraparë edhe takim me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovskin.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale