Lajme
Sela: Orientimi i shqiptarëve, pamundëson ndikimin rus në Ballkan
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një intervistë të drejtëpërdrejtë për televizionin Ora News ka folur për zhvillimet politike në vend, si dhe për ata jashtë Maqedonisë së Veriut, shkruan Republika, përcjell in7.
Kryetari i ASH Sela ka vlerësuar se përfundimisht stabiliteti i rajonit pas zgjedhjes se Kontestit të emrit me Maqedoni -Greqi, varet nga realizimi i Marreveshjes Kosovë -Serbi respektivisht nësë Serbia do e njohë eventualisht Kosovën si shtet të pavarur.
Ziadin Sela ka vlerësuar se Rusia edhe me tej mundohet të ushtroj ndikim e saj në Ballkanin Perëndimor, ku sipas tij pas përkeqësimit të dialogut Prishtinë-Beograd qëndron Rusia.
“Besoj fuqishëm në këtë dhe ky ka qene edhe shkaku që ne kemi përkrahur ndryshimet kushtetuese që kishin të bëjnë me ndryshimin e emrit, marrëveshja me Greqinë në mënyrë që kjo zonë e Ballkanit të stabilizohet. Ngelet vatra e fundit për t’u kompletuar stabilizimi rajonal dhe vendosja e paqës, ngelet realizimi i fazës së fundit të kompletimit të këtij mozaiku dhe që është Marrëveshja Kosovë -Serbi respektivisht Serbia duhet ta njoh Kosovën si shtet të pavarur. Çdo zhvillim politik që ndodh mes dialogut Kosovë-Serbi dhe sa herë përkeqësohet ky dialog, unë nuk kam pikën e dilemës se pas kësaj qëndron Rusia e cila vazhdon dhe është shumë e interesuar që të ketë influencë këtu në Balllkanin Perëndimor. Pjesë të këtyre zhvillimeve sidomos te atyre në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për faktorin politik shqiptar nuk mund të rijë anash edhe Shqipëria. Është shqetësuese për ne të cilët jetojmë jashtë kufive të shtetit amë të Shqipërisë që sa herë që ka momente të rëndësishme për realizimin edhe të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut por edhe për zhvillimet politike në Kosovë për ne është shqetësuese që vazhdon edhe trazohet politikisht edhe Shqipëria. Dua të jap një mesazh që faktori politik shqiptar kudo që ndodhet duhet të jetë më unik, mos harrojnë aleatët e tyre mos harojnë interesat strategjike të tyre të cilët i kanë sqiptarët, mos harojnë edhe amanetin e rilindasve tanë edhe mesazhet e Kongresit të Manastirit dhe orientimin e qartë qe shqiptaret e bënën dhe ky orientim është Propoerendimor dhe shqiptaret janë popull europian. Shqiptarët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët në mënyrë që bashkarisht të bëhemi pjesë e bashkimit europian” ka thënë në intervistën e djeshme për televizionin Ora News, kreu i ASH, Zijadin Sela./in7.tv/
Lajme
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata
163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare