Connect with us

Lajme

PTHP rrit intenzitetin për rastin ‘Zhvatja’, ekspertizë e re dhe hetim financiar

Published

on

Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ka bërë të ditur se në përputhje me planin e vendosur, ka ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të sigurimit të provave dhe sqarimit të plotë të rastit ‘Zhvatja’, njofton in7.

Nga kjo prokurori, përmes një njoftimi për publikun, thonë se po zhvillohet një hetim financiar në shumë drejtime, si dhe po bëhen përpjekje për mbledhjen e provave që do të ndihmonin në përcaktimin e gjendjes faktike.

Njëkohësisht, PTHP-ja njofton se disa nga pajisjet elektronike të konfiskuara janë ende në ekspertizë ligjore, ndërsa për pjesën tjetër po bëhen përpjekje për deshifrim të përmbajtjeve.

Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në interes të procedimeve të mëtejme, nuk dëshiron që të ndajë paraprakisht informacione për veprimet që ka ndërmarrë në këtë çështje, si dhe për personat që janë thirrur ose që po planifikojnë t’i thërrasin për të dëshmuar.

Meqenëse ky është një rast me interes të madh publik, prokuroria do të vazhdojë, sa të jetë e mundur, të shpërndajë çdo informacion që nuk do të dëmtonte procedura të mëtejshme.

Në interes të procedurës hetimore dhe parandalimin e spekulimeve në publik, nga kjo prokurori potencojnë edhe një herë, se vetëm informacioni i marrë zyrtarisht për këtë rast është burim i besueshëm.

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale