Connect with us

Lajme

Policia jep detaje për 20 vjeçarin që humbi jetën në Vardar

Published

on

Ka hyrë në ujërat e lumit Vardar për tu freskuar, por, fatkeqësisht nga aty nuk ka dalë më duke humbur jetën. Bëhet fjalë për 20 vjeçarin D.M nga fshati Bistrenci, Demir Kapijë.

Nga policia konfirmojnë se trupi i të riut është nxjerr nga lumi Vardar dhe është dërguar për obduksion.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme në Stacionin Policor- Negotinë është denoncuar se personi D.M (20) nga fshati Bistrenci i cili ditën i ka kullotur lopët dhe nuk është kthyer në shtëpi. Herën e fundit është parë rreth orës 14.30 rreth Vardarit nga një njeri tjetër me të cilin së bashku i kanë kullotur lopët. Atij i ka thënë se do të shkojë për tu freskuar tek lumi Vardar. Në orën 21.00 rreth lumit janë gjetur rroba dhe telefoni i cili i ka takuar atij. Mëngjesin e sotëm rreth orës 10.00 është gjetur trupi i tij dhe është dërguar për obduksion”, ka bërë të ditur zëdhënësi i SPB Veles, Verolub Dodevski.

 

BURIMI: SHENJA

Continue Reading

Lajme

Shoferi humbet kontrollin e furgonit dhe del nga rruga, lëndohen pasagjerët

Published

on

Një furgon është përfshirë në një aksident të ndodhur në Rrugën e Arbrit.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i furgonit, 62-vjeçari me iniciale M.D. dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar 4 nga pasagjerët që ndodheshin në furgon, të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela kujton martirët e familjes Zymberi

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar 10 anëtarë të familjes Zymberi nga fshati Sllupçan i Kumanovës në 21 vjetorin e vdekjes së tyre nga granatimet gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001, përcjell in7

Sela përmes një postimi në faqen e tij zyrtare shkruan se 21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.

Postimi i plotë

“21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.
Fëmijë e gra të pafajshëm, me gjakun e tyre shkruan një kapitull të historisë së popullit shqiptar për liri dhe barazi.
Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të kombit!”./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Qeveria ende nuk i ka thirrur në bisedime! Sindikatat në këmbë për pagat, nesër protestojnë

Published

on

Gjatë protestës së 1 Majit të organizuar nga Lidhja e Sindikatave, zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrja për punë dhe politikë sociale Jovana Trençevska i pritën punëtorët para qeverisë, duke u premtuar se do të përmbushet kërkesa e tyre për rritjen e pagave për 2806 denarë në mënyrë lineare.

“Askush nuk duhet të harrojë se punëtori është në vend të parë. Ne si qeveri po themi se kapitali njerëzor është para se gjithash, ne nuk kemi pasuri të tjera, ju jeni pasuria jonë, prandaj do të bëjmë gjithçka për secilin punëtor pa dallim nëse është nga sektori privat apo publik, që i njëjti të paguhet në mënyrë të denjë”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Por edhe pse premtuan se me rebalancin e buxhetit do të parashihet kjo rritje, e njëjta doli se ka qenë mashtrim thonë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Të revoltuar kërkojnë takim urgjent me përfaqësuesit e qeverisë. Nga Sindikatat e pavarur dhe Konfederata e Lidhjes së sindikatave kanë paralajmëruar për nesër protesta masive. Të pakënaqur janë edhe përfaqësuesit e Drejtorisë së librave amë të cilët vazhdojnë të jenë në grevë.

“Nuk mund të presim aq kohë më edhe greva po vazhdon, qytetarët janë të shqetësuar nuk mund të nxjerrin dokumente, duam që kjo punë të zgjidhet sa më shpejtë. Pengesa tani është te Ministria e Financave prandaj duam që aty të protestojmë para ministrisë, që qytetarët të mos presin për dokumente ngaqë tani po afrohet edhe periudha e verës”, pohoi Toni Miloshevski, Sindikata e D. së Librave Amë.

Në lidhje me kërkesat e sindikalistëve Ministri i Financave Fatmir Besimi në një kolumnë të tij thotë:

“Duhet të përcaktojmë një metodologji gjithëpërfshirëse me të cilën do të përshtaten pagat në të gjithë sektorin publik. Në këtë metodologji do të vlerësohet produktiviteti, si dhe ruajtja e standardit (rritja reale e pagave dhe inflacioni). Sipas metodologjisë së përcaktuar, do të destinohen edhe mjete”, shkroi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

TV21 pyeti qeverinë se a do t’i pranojnë për bisedime përfaqësuesit e sindikatave dhe a do t’i përgjigjen kërkesave të tyre. Prej atje na thanë se negociatat vazhdojnë. Sapo të caktohet takimi me LSM, opinioni do të njoftohet. Ndryshe protesta nesër nis në orën 14h nga Parku i gruas, do të vazhdojë ka Kuvendi, pastaj te Ministria e Drejtësisë, për të përfunduar te Ministria e Financave.

Continue Reading

Aktuale