Connect with us

Lajme

Për “Zhvatjen” merret në pyetje shefja e kabinetit të Prokurores Speciale Janeva

Published

on

Shefja e kabinetit të prokurores speciale Katica Janeva është personi i tretë në PSP që merret në pyetje për rastin “Zhvatja”. Prokurorët Ivana Trajçevska dhe Villma Ruskovska e kanë marrë deklaratën e saj sot, ndërsa në plan për tu marrë në pyetje janë edhe disa persona të tjerë.

Për shkak të fshehtësisë së hetimit, prokuroria nuk zbulon detaje rreth marrjes në pyetje. Gjatë javës së ardhshme pritet të dëshmojë edhe Katica Janeva, por përsëri për shkak të fshehtësisë së hetimit, nuk tregohet data dhe ora.

Për sot ishte paraparë që të dëshmojë edhe prokurori i lëndës “Banka Postare” Burim Rrustemi, por për shkak të angazhimit të tij si prokuror në lëndën “TNT”, dëshmija u shty për nesër në mesditë. Ai pritet të shpjegojë dyshimet për keqpërdorimin e postit zyrtar të Janevës e cila dyshohet ti ketë mundësuar mikut të afërt, Sasho Vasillevskit, drejtor i atëhershëm i MEPSO-së, të blejë banesë në Shkup. Kjo pronë pretendohet se qëllimisht është lënë anash gjatë ngrirjes së pronës në hetimin për lëndën “Banka Postare”.

 

BURIMI: SHENJA

Continue Reading

Lajme

LVV-ja në garë në 12 komuna, Kurti flet për balotazhet

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, synon dhe dëshiron që të fitojë në komunat në të cilat do të garojë në balotazh më 14 nëntor.

“Ne do të përpiqemi që gjithçka të shkojë në rregull, sa i përket procesit, pra të mos ketë incidente, të jenë zgjedhje demokratike, e të lira, fer, pra të ndershme dhe si Qeveri e Kosovës jemi në mbështetje të të gjitha institucioneve, mekanizmat shtetërorë që do t’i organizojnë zgjedhje e natyrisht synojmë e dëshirojmë që të fitojmë”, tha ai për EO.

Sipas rezultateve të KQZ-së, së paku në 19 komuna janë shënuar fitore të partive politike që në raundin e parë, ndërsa, 19 komuna tjera shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 14 nëntor konkurrente në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Rahoveci (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK), Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK) dhe Shtime (PDK-LVV).

Continue Reading

Lajme

Lideri i opozitës hungareze: Nëse bëhem kryeministër do ta ekstradoj Gruevskin

Published

on

Lideri i Lëvizjes qytetare “Hungaria e të gjithëve” (MMM) dhe kandidat i opozitës së bashkuar hungareze për kryeministër Peter Marki – Zaj deklaroi se nëse fiton në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme, planifikon t’i ekstradojë në shtetet e tyre ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski dhe biznesmenin jordanez Zaif Nafa, të cilët kanë azil në Hungari.

Marki-Zaj, në një postim në Twititer theksoi se bëhet fjalë për “emigrantë kriminalistik të banuar nga (partia) FIDES” e kryeministrit hungarez aktual Viktor Orban.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski mori azil në Hungari në vitin 2019.

Ai para tre vjetëve u largua nga vendi pas gjykimi të shqiptuar për vuajtje të dënimit me burg.

Continue Reading

Lajme

Ndërron jetë një 17-vjeçare nga Covid-19

Published

on

By

Ndërron jetë një 17-vjeçare nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse sot në mëngjes ndërroi jetë një paciente 17-vjeçare nga Sopotnica, Demir Hisar. Vajza e re kishte sëmundje kronike dhe nuk ishte e vaksinuar.

Problemet shëndetësore kanë filluar 9 ditë para se të hospitalizohet në Klinikën Infektive në Shkup. Dje në mënyrë dramatike i janë përkeqësuar parametrat vitale, që ka rezultuar me probleme me zemrën dhe mushkëritë./TV21

Continue Reading

Aktuale