Connect with us

Bota

Gjermani/ Fëmija 3 vjeçar nga Kosova vdes rrugës për në çerdhe

Published

on

Mëngjesin e ditës së djeshme, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani. Një fëmijë 3 vjeç nga Kosova ka ndërruar jetë rrugës, duke shkuar në çerdhe.

Lajmin e kanë konfirmuar për gazetën Ekspres, familjarët e L. Gashit.

Ata kanë bërë të ditur se djali ka qenë duke shkuar në çerdhe, kur i ka rënë të fikët, derisa më vonë është konstatuar se ka vdekur nga infarkti. Rasti ka ndodhur në Frankfurt.

Familja e tij nga fshati Ngucat i Malishevës, tutje, kanë bërë të ditur se djali nuk ka qenë i sëmurë më parë.

Për varrimin e tij ende nuk dihet saktë, pasi që fillimisht duhet të kryhen procedurat në shtetin gjerman.

 

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Bota

Eurostat: Rreth 100 milionë qytetarë në BE përballen me rrezikun e varfërisë

Published

on

Rreth 100 milionë qytetarë në Bashkimin Evropian u përballën me rrezikun e varfërisë vitin e kaluar.

Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhëna për qytetarët që jetojnë në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vendet e BE-së për vitin 2020.

Sipas kësaj 21,9 për qind e qytetarëve në BE u përballën me rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social vitin e kaluar, ndërsa gjithsej 96,5 milionë qytetarë në vendet e BE-së jetonin në kufirin e varfërisë.

Vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve që jetojnë në kufirin e varfërisë janë Rumania (35,8 për qind), Bullgaria (33,6 për qind), Greqia (27,5 për qind) dhe Spanja (27 për qind).

Vendet me varfërinë më të ulët ose shkallën e përjashtimit social ishin Republika Çeke, me 11,5 për qind, Sllovakia me 13,8 për qind, Sllovenia me 14,3 për qind dhe Holanda me 15,8 për qind.

Shkalla e varfërisë në fjalë u regjistrua si 22,5 për qind në Gjermani, 18,9 për qind në Francë dhe 20,4 për qind në Belgjikë.

Continue Reading

Bota

Qyteti turk në “luftë”, përleshje e armatosur mes fiseve

Published

on

By

Qyteti turk në “luftë”, përleshje e armatosur mes fiseve

Një përplasje e ashpër me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin jug-lindor të Adanasë në Turqi duke shkaktuar shqetësim në të gjithë vendin. Mediat lokale raportojnë për një përplasje të armatosur mes dy fiseve që udhëheqin qytetin, ndërsa pamjet i ngjajnë atyre të luftës në Siri ku civilë me automatikë në duar qëllojnë ndaj njeri-tjetrit.

“Hurriyet” raporton se përplasja e armatosur ndodhi mes fisit “Cono” dhe një grupi tjetër në lidhje me kontrollin e aktiviteteve të paligjshme në qytet.

Nuk ka ende raportime për viktima apo të plagosur, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave speciale të policisë dhe ushtrisë për të stabilizuar situatën. Pas ndërhyrjes, policia ka arrestuar 30 persona.

Turqia mban vendet e para në Europë për numrin e armëve në duart e civilëve, ku krahas pistoletave që janë një realitet i përditshëm, në zonat lindore hasen edhe armët e gjata si pushkë dhe automatikë, të cilat përdoren shpesh në konfliktet mes fiseve duke shkaktuar një numër të madh të vdekurish çdo vit.

Continue Reading

Bota

Sulmi me dron i mori jetën 10 afganëve/ Pasi pranoi fajin, SHBA ofron dëmshpërblim dhe strehim për familjarët

Published

on

By

Sulmi me dron i mori jetën 10 afganëve/ Pasi pranoi fajin, SHBA ofron dëmshpërblim dhe strehim për familjarët

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka ofruar dëmshpërblim për familjarët e 10 personave që u vrarë gjatë një sulmi me dron në muajin gusht në Afganistan.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se po bashkëpunon me Departamentin amerikan të Shtetit për t’i ndihmuar familjarët e viktimave që të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara.

SHBA pranoi më herët se sulmi me dron në Kabul disa ditë para tërheqjes së saj ushtarake vrau 10 njerëz të pafajshëm.
Një hetim i Komandës Qendrore të SHBA zbuloi se një punonjës i ndihmës dhe nëntë anëtarë të familjes së tij, përfshirë shtatë fëmijë, vdiqën në sulmin e 29 gushtit. Fëmija më i vogël, Sumaya, ishte vetëm dy vjeç.

Sulmi vdekjeprurës ndodhi disa ditë pas një sulmi terrorist në aeroportin e Kabulit, në mes të një përpjekjeje kaosi të evakuimit pas kthimit të papritur të talebanëve në pushtet.
Kjo ishte një nga aktet përfundimtare të ushtrisë amerikane në Afganistan, para përfundimit të operacionit të tij 20-vjeçar në vend.

Inteligjenca amerikane kishte gjurmuar makinën e punonjësit të ndihmës për tetë orë, duke besuar se ishte e lidhur me militantët e ISIS-K, një degë lokale e grupit të Shtetit Islamik (IS), tha gjenerali i Komandës Qendrore të SHBA Kenneth McKenzie, i cili e përshkroi sulmin si një “gabim tragjik”.

Continue Reading

Aktuale