Lajme
Katica Janeva e relaksuar në shtëpinë e saj
U spekulua se gjatë mbrëmjes së sotme do të arrestohet Katica Janeva, Kryeprokurore në dorëheqje e Prokurorisë Speciale. Por nuk ndodhi kështu. Të paktën deri në këto momente. Gazetarë që kishin marrë vesh lajmin kanë shkuar para shtëpisë ku banon ajo, në lagjen Kozle, por në vend të policisë, gjetën Janevën dhe qenin e saj, shkruan in7.
Katica Janeva e relaksuar i përshëndeti gazetarët duke iu thënë se nuk mund të jep deklaratë sepse është duke pushuar.
Shtëpia ku banon Janeva thuhet se është në pronësi të Ministrisë për Punë të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, përcjell in7.
Fotografitë janë marrë nga INFOMAX.
Lajme
Shoferi humbet kontrollin e furgonit dhe del nga rruga, lëndohen pasagjerët

Një furgon është përfshirë në një aksident të ndodhur në Rrugën e Arbrit.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i furgonit, 62-vjeçari me iniciale M.D. dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, janë dëmtuar 4 nga pasagjerët që ndodheshin në furgon, të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lajme
Ziadin Sela kujton martirët e familjes Zymberi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar 10 anëtarë të familjes Zymberi nga fshati Sllupçan i Kumanovës në 21 vjetorin e vdekjes së tyre nga granatimet gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001, përcjell in7
Sela përmes një postimi në faqen e tij zyrtare shkruan se 21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.
Postimi i plotë
“21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.
Fëmijë e gra të pafajshëm, me gjakun e tyre shkruan një kapitull të historisë së popullit shqiptar për liri dhe barazi.
Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të kombit!”./in7.tv/
Lajme
Qeveria ende nuk i ka thirrur në bisedime! Sindikatat në këmbë për pagat, nesër protestojnë

Gjatë protestës së 1 Majit të organizuar nga Lidhja e Sindikatave, zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrja për punë dhe politikë sociale Jovana Trençevska i pritën punëtorët para qeverisë, duke u premtuar se do të përmbushet kërkesa e tyre për rritjen e pagave për 2806 denarë në mënyrë lineare.
“Askush nuk duhet të harrojë se punëtori është në vend të parë. Ne si qeveri po themi se kapitali njerëzor është para se gjithash, ne nuk kemi pasuri të tjera, ju jeni pasuria jonë, prandaj do të bëjmë gjithçka për secilin punëtor pa dallim nëse është nga sektori privat apo publik, që i njëjti të paguhet në mënyrë të denjë”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.
Por edhe pse premtuan se me rebalancin e buxhetit do të parashihet kjo rritje, e njëjta doli se ka qenë mashtrim thonë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Të revoltuar kërkojnë takim urgjent me përfaqësuesit e qeverisë. Nga Sindikatat e pavarur dhe Konfederata e Lidhjes së sindikatave kanë paralajmëruar për nesër protesta masive. Të pakënaqur janë edhe përfaqësuesit e Drejtorisë së librave amë të cilët vazhdojnë të jenë në grevë.
“Nuk mund të presim aq kohë më edhe greva po vazhdon, qytetarët janë të shqetësuar nuk mund të nxjerrin dokumente, duam që kjo punë të zgjidhet sa më shpejtë. Pengesa tani është te Ministria e Financave prandaj duam që aty të protestojmë para ministrisë, që qytetarët të mos presin për dokumente ngaqë tani po afrohet edhe periudha e verës”, pohoi Toni Miloshevski, Sindikata e D. së Librave Amë.
Në lidhje me kërkesat e sindikalistëve Ministri i Financave Fatmir Besimi në një kolumnë të tij thotë:
“Duhet të përcaktojmë një metodologji gjithëpërfshirëse me të cilën do të përshtaten pagat në të gjithë sektorin publik. Në këtë metodologji do të vlerësohet produktiviteti, si dhe ruajtja e standardit (rritja reale e pagave dhe inflacioni). Sipas metodologjisë së përcaktuar, do të destinohen edhe mjete”, shkroi Fatmir Besimi, ministër i Financave.
TV21 pyeti qeverinë se a do t’i pranojnë për bisedime përfaqësuesit e sindikatave dhe a do t’i përgjigjen kërkesave të tyre. Prej atje na thanë se negociatat vazhdojnë. Sapo të caktohet takimi me LSM, opinioni do të njoftohet. Ndryshe protesta nesër nis në orën 14h nga Parku i gruas, do të vazhdojë ka Kuvendi, pastaj te Ministria e Drejtësisë, për të përfunduar te Ministria e Financave.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi