Lajme
Strugë, nuk do të ketë leje ndërtimi dhe legalizime objektesh për 6 muajt e ardhshëm
Këshilli i Komunës së Strugës ka vendosur sot që të shpallë moratorium për ndërtimet e reja, duke u bazuar në Rekomandimin e lëshuar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shkruan in7.
Ky vendim erdhi disa javë pas Samitit të UNESCO-s, ku rajonit të Liqenit të Ohrit iu dha afat për përmbushjen e disa kushteve me qëllim të ruajtjes së statusit që ky rajon ka në organizatën më të madhe botërore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore.
Në vendimin e Këshillit të Strugës thuhet se moratoriumi do të zgjasë deri sa të sillet Plani Aksional nga ana e Qeverisë, por jo më gjatë se 6 muaj.
Përveç procedurave të lejeve të ndërtimit, ndryshimeve të planeve urbanistike apo iniciativave të ndryshme në fushën e urbanizmit, do të ndërpriten edhe të gjitha procedurat e legalizimeve të objekteve pa leje, përcjell in7.
Komuna e Strugës ka qënë cak i sulmeve për muaj me radhe për shkak të dyshimeve për ndërtime pa leje dhe uzurpime të pronës publike.
Nga Komuna e Strugës shpesh i kanë mohuar këto akuza, duke theksuar se po bëhet luftë e padrejtë mediatike ndaj kreut të Srugës.
Jo shumë kohë më parë, Ramiz Merko, i pari i Strugës në një letër drejtuar Kryeministrit Zaev, ia delegoi atij të gjitha kompetencat në fushën e urbanizmit. Ekspertët thonë se kjo gjë nuk është e mundur sepse ushtrimi i kompetencave në urbanizëm është njëra nga bazat e procesit të decentralizimit dhe këtë nuk e lejon as ligji e as kushtetuta./in7.tv/
Lajme
Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.
Lajme
Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
Lajme
Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare