Connect with us

Lajme

Sela: Ka ardhur koha të ndërrohet pushteti (VIDEO)

Published

on

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me skype për RTV Ora, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë se në Maqedoninë e Veriut ka ardhur koha që të ndrohet pushteti, pas plasjes së skandaleve ku përfshihen zyrtarë të lartë të organeve të drejtësisë në vend, shkruan in7.

Ziadin Sela: Në si shqiptarë, si parti shqiptare vlerësojmë se zgjedhjet e parakohshme duhet të ndodhin sa më shpejt. Kjo në mënyrë që përfundimisht të ndërrohet pushteti dhe me këtë të vijë edhe demokracia dhe të kthejmë shpresën e njerëzve dhe të ndalim sa më pak eksodin e të rinjve në BE.

Sela ka edhe kritika për BDI. Sipas tij, pjesa shqiptare në qeveri ka qeverisur në mënyrë të paligjshme.

Ziadin Sela: Janë të gjithë funksionaret e BDI të cilët po mbrohen nga ana edhe e këtij gjysmë regjimi të tanishëm mes LSDM dhe BDI, të cilët duhet të përgjigjen për krimin dhe korrupsionin që kanë bërë. Prandaj themi që është shumë e rëndësishme që të ketë zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të vijë në shprehje edhe përgjegjësia edhe e pjesës shqiptare të pushtetit, e cila ka qeverisur në mënyrë të paligjshme dhe problemet e kësaj lloj qeverisjes i hasim çdo ditë brenda për brenda në shoqërinë shqiptare.

Continue Reading

Lajme

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Published

on

By

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Mëngjesin e sotëm, respektivisht në ora 03:26, në rajonin e Ohrit është regjistruar tërmet me intensitet prej 3,1 shkallëve sipas Rihterit, përcjell Alsat. Epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra larg Ohrit, respektivisht në Elbasan të Shqipërisë.

Continue Reading

Bota

Shpërthen vullkani Aso

Published

on

By

Shpërthen vullkani Aso

Në jugperëndim të Japonisë ndodhi një shpërthim në vullkanin Aso në prefekturën Kumamoto.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), vullkani shpërtheu në orën 11:43 sipas kohës lokale me kohën lokale në kraterin “Nakadake” 1 të vullkanit.

Vullkani hodhi hirin në një lartësi prej 3.5 kilometrash. Gjithashtu thuhet se niveli i paralajmërimit të aktivitetit vullkanik JMA është ngritur në nivelin 3, i cili është një rekomandim për “publikun të mos i afrohet vullkanit”.

Aso njihet si vullkani më i madh aktiv në vend i cili ndodhet në Kumamoto, në rajonin jugperëndimor Kyushu.

Continue Reading

Lajme

Rama: BE s’po arrin rezultatet, jo Shqipëria

Published

on

By

Rama: BE s’po arrin rezultatet, jo Shqipëria

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama tha se BE-ja nuk po arrin rezultatet dhe jo Shqipëria, gjatë konferencës në Kryeministri për progres-raportin e KE-së.

“ BE-ja nk po jep rezultatet, jo Shqipëria. Ça do bëjmë ne s’do t’i lëmë punët, nuk do i çojmë deri në fund. Kujt do t’i bëjmë dëm. Nuk është fare fjala për t’i fajësuar. Gjërat kanë logjikën e tyre në BE. Ka disa mënyra të të parit të gjërave që ne duhet ta bëjmë tonën”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale