Connect with us

Lajme

Reagon ASH: Nuk e bëjnë dot drejtësinë ata që duhet të përgjigjen para saj

Published

on

Pas debatit mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe Kryetarit të Komunës së Sarajit, ka reaguar partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti i sugjerojnë kryeministrit, që këshilla për drejtësi të mos kërkojë tek njerëz, që sipas tyre, vetë kanë probleme me drejtësinë, shkruan in7.

Më poshtë reagimi i plotë:

“I nderuari Kryeministër nuk e dimë cila është e vërteta e deklaratës së Blerim Bexhetit, ne pohimet e tija se Ju i keni kërkuar ndihmë, pikërisht atij që të ushtroj ndikimin e tij për ta shkarkuar Jovo Vangelovskin.

Besoj se Ju i keni dëgjuar bombat qe vetë i publikuat se si vet ai së bashku me krerët e VMRO, instalonin gjykatës dhe prokuror partiak qe ishin në shërbim te regjimit VMRO-BDI.

Është paradoksale qe Ju ta kërkoni ndihmën e tij dhe te BDI, për ta reformuar sistemin e drejtësisë, pikërisht nga ata që e kanë sjelle drejtësinë në gjendje te mjerueshme, pa pikë besueshmërie dhe kredibiliteti.

BDI, vazhdon ti mbrojë të gjithë zyrtarët e VMRO dhe njerëzit e afërt të saj ,duke bërë ta kuptojmë se ky koalicion është gjallë ende  njëjte si dikur që nuk lejuan ti merret mandati Trajko Veljanovskit per rastin  27 Prillit, njëjtë sikur para disa ditëve që nuk kanë lejuar të shkarkohet Kryetari i Gjyjkatës Supreme Jovo Vangellovski.

Kryeministër, Ju kishit mundësi të krijoni kushte që zyrtarët e BDI të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, se bashku me gjykatësit dhe prokurorët partiak, të japin llogari për të kaluarën e tyre, por nuk e bëtë atë, po i amnistoni mandej kërkoni ndihmë nga ata, dhe nuk është çudi të jeni bërë njëjtë si ata” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga Aleanca për Shqiptarët.

/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Published

on

By

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Mëngjesin e sotëm, respektivisht në ora 03:26, në rajonin e Ohrit është regjistruar tërmet me intensitet prej 3,1 shkallëve sipas Rihterit, përcjell Alsat. Epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra larg Ohrit, respektivisht në Elbasan të Shqipërisë.

Continue Reading

Bota

Shpërthen vullkani Aso

Published

on

By

Shpërthen vullkani Aso

Në jugperëndim të Japonisë ndodhi një shpërthim në vullkanin Aso në prefekturën Kumamoto.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), vullkani shpërtheu në orën 11:43 sipas kohës lokale me kohën lokale në kraterin “Nakadake” 1 të vullkanit.

Vullkani hodhi hirin në një lartësi prej 3.5 kilometrash. Gjithashtu thuhet se niveli i paralajmërimit të aktivitetit vullkanik JMA është ngritur në nivelin 3, i cili është një rekomandim për “publikun të mos i afrohet vullkanit”.

Aso njihet si vullkani më i madh aktiv në vend i cili ndodhet në Kumamoto, në rajonin jugperëndimor Kyushu.

Continue Reading

Lajme

Rama: BE s’po arrin rezultatet, jo Shqipëria

Published

on

By

Rama: BE s’po arrin rezultatet, jo Shqipëria

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama tha se BE-ja nuk po arrin rezultatet dhe jo Shqipëria, gjatë konferencës në Kryeministri për progres-raportin e KE-së.

“ BE-ja nk po jep rezultatet, jo Shqipëria. Ça do bëjmë ne s’do t’i lëmë punët, nuk do i çojmë deri në fund. Kujt do t’i bëjmë dëm. Nuk është fare fjala për t’i fajësuar. Gjërat kanë logjikën e tyre në BE. Ka disa mënyra të të parit të gjërave që ne duhet ta bëjmë tonën”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale