Connect with us

Bota

Qytetet gjermane që ofrojnë ‘ekuilibrin’ më të mirë të punës dhe jetës

Published

on

Ekspertët e sigurisë ‘Kisi’ analizuan 40 qytete në gjithë botën, në një përpjekje për të zbuluar banorët e të cilëve kanë ekuilibrin më të rrumbullakosur të jetës dhe punës, në aspektin jo vetëm të intensitetit të punës, por edhe jetueshmërinë e tyre dhe mirëqenien dhe të drejtat e qytetarëve.

Dhe, ata zbuluan se Mynihu kishte një nga rezultatet më të mira në krahasim me qytetet në të gjithë botën. Dy qytete të tjera në Bundesrepublik janë gjithashtu në top 10.

Studiuesit shikuan një seri faktorësh që lidhen me sasinë e kohës që një person i kushton punës së vet – të tilla si orët totale të punës, udhëtimet dhe ditët e pushimeve të marra.

Së fundmi, studiuesit përcaktuan rezultatin e jetueshmërisë së secilit qytet, duke ekzaminuar lumturinë e përgjithshme të qytetarëve, sigurinë dhe mundësinë e hyrjes në vendet e shëndetit dhe kohës së lirë, gjë që i lejoi ata të vlerësojnë nëse banorët e tyre mund të shijojnë mjedisin e tyre pas orarit të punës.

Cilat qytete dolën në majë?

Në Gjermani, Mynih, Hamburg dhe Berlin, të gjitha u renditën në 10 vendet e para të qyteteve më të banueshme, përcjell albinfo.ch.

Por, Helsinki në Finlandë mori vlerësimin më të lartë në përgjithësi. Në fakt, kryeqyteti finlandez është i vetmi qytet që arrin një rezultat të kënaqësisë 100.

Njerëzit që punojnë me kohë të plotë në Finlandë relativisht 40.2 orë në javë në vendin e punës, plus e drejta për pushime fillon nga 30 ditë në vit. Punonjësit marrin gjithashtu gjithsej 1,127 ditë pushim të paguar prindërore.

Kujdesi shëndetësor është gjithashtu mbi mesataren, me Helsinki që renditet i gjashti pas Sidneit, Melbourne, Tokios, Milano dhe Oslo në atë pikë, me 86.7 nga 100 pikë.

Helsinki renditet edhe më mirë (vendi i katërt) përsa i përket hapësirave të gjelbërta. Qyteti finlandez me 630,000 qytetarë vlerësohet gjithashtu shumë i mirë për sa i përket sigurisë, me 93.3 nga 100 pikat.

Continue Reading

Bota

Arrestohet “Pablo Escobari” i shekullit 21, kapet gjatë një operacioni ushtarak

Published

on

Forcat e armatosura kolumbiane kanë arrestuar narko-bosin kryesor në këtë vend – Dairo Antonio Usuga i njohur me nofkën Otoniel.

Siç raporton Reuters, 50-vjeçari është kapur gjatë operacionit Oziris në zonën rurale Uraba, transmeton Telegrafi.

Ai akuzohet nga Shtetet e Bashkuara që ka bërë shpërndarjen e dhjetëra dërgesave me kokainë, e sipas presidentit kolumbian Ivan Duke, ai akuzohet për vrasjen e policit, keqtrajtim seksual të fëmijëve dhe kontrabandim me të mitur.

Kolumbia kishte ofruar 800.000 dollarë për çfarëdo informacioni që do të çonte në kapjen e Otonielit, derisa qeveria amerikane kishte ofruar 5 milionë dollarë.

“Kjo është goditja më e fuqishme e narko-dilerëve në vendin tonë në këtë shekull”, ka porositur presidenti Duke, duke e bërë një krahasim me rënien e Pablo Escobari gjatë viteve të 90-ta.

Continue Reading

Bota

Tetë fëmijë në Kabul humbin jetën nga uria

Published

on

Një udhëheqës politik etnik Hazara dhe ish-anëtar i Parlamentit të Afganistanit tha se trupat e tetë fëmijëve jetimë, që vdiqën nga uria, u gjetën në pjesën perëndimore të Kabulit.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Mohammad Mohaqiq tha se fëmijët vdiqën rreth tri javë më parë në një lagje në qarkun e 13-të të Kabulit. Ai tha se ata ishin varrosur nga një mullah lokal dhe banorët e lagjes, ku u gjetën trupat e tyre.

Një mullah lokal, Mohammad Ali Bamian dha më shumë detaje lidhur me vdekjen e fëmijëve. Sipas tij, më i madhi ishte tetë vjeç dhe më i vogli ishte një vjeç e gjysmë.

“Ata nuk e kishin askënd. Prindërit e tyre kanë vdekur dhe ata nuk kishin të afërm”, tha Bamiani.

Bamiani tha se ai kishte hyrë në shtëpinë ku u gjetën trupat e fëmijëve.

Ai tha se “ata ishin aq të uritur sa që nuk mund të shtrinin këmbët e tyre”.

Qeveria e udhëhequr nga talibanët ende nuk ka komentuar lidhur me këto vdekje.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Afganistani do të përballet me krizë të madhe humanitare, përfshirë edhe urinë në masë, nëse ndihmat humanitare nuk dërgohen shpejt.

Agjencitë e OKB-së kanë thënë se teksa afrohet dimri, rreth 18 milionë afganë dëshpërimisht kanë nevojë për ushqim dhe strehim.

Ndihma ndërkombëtare, në të cilën janë mbështetur shumë afganë gjatë dy dekadave të fundit, është ndalur qëkur talibanët morën pushtetin në muajin gusht./ Rel/

Continue Reading

Bota

CNN: Ky është aktualisht produkti më i rrezikshëm në planet

Published

on

Një magazinë në periferi të kryeqytetit tajlandez, Bangkok ishte plot me doreza mbrojtëse të përdorura.

Aty pranë ishte një tas plastik, i mbushur me bojë blu dhe disa palë doreza.

Gjegjësisht, zyrtarët tajlandezë njoftuan se punëtorët në këto magazina po përpiqen të lyejnë dorezat e përdorura për t’i bërë ato të duken si të reja.

Edhe pse autoritetet tajlandeze bastisën këtë magazinë në dhjetor të vitit të kaluar, ka ende shumë vende të tilla në Tajlandë.

Kërkesat për doreza mbrojtëse janë rritur ndjeshëm nga pandemia e koronavirusit, dhe qëllimi është eksporti.

Hulumtimet disamujore të CNN zbuluan se dhjetëra miliona doreza të përdorura mbërritën në Shtetet e Bashkuara.

Një hetim penal është duke u zhvilluar në SHBA dhe Tajlandë dhe Douglas Stein, një nga furnizuesit e pajisjeve mbrojtëse, thotë se dorezat mbrojtëse janë aktualisht malli më i rrezikshëm në planet.

“Një sasi e madhe e produkteve të këqija po vijnë. Doreza të ndyra, të përdorura dhe nën standarde po vijnë në SHBA, dhe autoritetet vetëm tash duket se po e kuptojnë shkallën e madhe të rrezikut”, thotë Stein.

Megjithatë, pavarësisht rrezikut të mundshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pacientët, autoritetet amerikane po luftojnë me tregtinë e paligjshme – pjesërisht për shkak se rregulloret për importimin e pajisjeve mjekësore mbrojtëse janë pezulluar përkohësisht për shkak të pandemisë.

Në shkurt dhe mars të këtij viti, një kompani amerikane paralajmëroi dy agjenci qeveritare se kishte marrë dërgesa plot me doreza dukshëm të ndyra nga një kompani tajlandeze.

Megjithatë, kompania tajlandeze arriti të dërgojë dhjetëra miliona doreza të tjera në muajt pasues.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i tha CNN se nuk mund të komentonin për raste individuale, por se ata kishin ndërmarrë një sërë hapash për të gjetur burimin dhe për t’i ndaluar shitjet e tilla.

Continue Reading

Aktuale