Connect with us

Lajme

Prokurorët që duhet të hetojnë prokurorë

Published

on

Prokurorët e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit po hetojnë kolegët e Prokurorisë Speciale, Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska për përfshirjen eventuale në rastin e njohur me emrin “Zhvatja”.

Për skandalin e zhvatjes së 1.5 milion eurove nga afaristi Orce Kamçev, nën hetime është edhe kryeprokurorja e dorëhequr, Katica Janeva, e cila është në lidhje me Bojan Jovanovskin i cili së bashku me Zoran Milevskin, kanë marrë paratë nga afaristi i njohur duke i premtuar masa lehtësuese në një proces gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.

Detaje nga marrja në pyetje e prokurorëve nuk janë dhënë edhe pse nga Specialja në vazhdimësi kanë hedhur poshtë akuzat duke theksuar se kontaktet e prokurores Janeva me të dyshuarit kanë qenë në kuadër të hetimeve.

Por, ky skandal që është përcjellur edhe me publikimin e video-incizimeve nga gazeta italiane “La Verita” ku duken të dyshuarit në këtë rast se si marrin paratë, por edhe bisedat mes tyre për procesin gjyqësor, ka shkaktuar reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut.

Një ditë më parë, presidenti Stevo Pendarovski, ka shprehur siç ka thënë “zhgënjimin e tij të thellë me prokuroren Katica Janeva ndërsa ka kërkuar hetim të shpejtë dhe efektiv të rastit. Ai ka drejtuar kritika ndaj prokurorëve se nuk janë në krye të detyrës dhe se kjo sipas kreut të shtetit ka bërë që qytetarët të jenë të dëshpëruar me punën e organit të akuzës.

Por, nga Prokuroria kanë reaguar duke theksuar se “nuk do të lejojë diskreditimin e prokurorëve dhe përzierjen e politikanëve në procedurat penale. Për rastin në fjalë nga Prokuroria Publike thonë se “po veprohet në mënyrë jo selektive sipas planit të hartuar dhe të gjithë personat e përfshirë në vepër penale do të merren në pyetje dhe do të përgjigjen në bazë të ligjit”.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka kërkuar zbardhjen e shpejtë të rastit ndërsa ka ofruar gjithë mbështetjen e dikasterit që drejton për të çuar sa më shpejt drejtësinë në vend.

“Absolutisht duhet të kemi hetim të shpejt dhe efikas dhe nxjerrjen para drejtësisë të çdo individi që mund të jetë i përfshirë jo vetëm në këtë skandal, por edhe në raste tjera. Ne duhet të punojmë pasi tani është momenti që të fitojmë luftën kundër krimit dhe të kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit”, ka thënë Spasovki.

Njohësit e çështjeve juridike, ndërkohë thonë se Prokuroria Speciale ka humbur kredibilitetin dhe se të gjitha lëndët që ajo ka nisur kundër ish zyrtarëve duhet t’i kalojnë Prokurorisë së Rregullt.

“Nëse dëshmohet ndonjë lidhshmëri apo dyshim për përfshirjen e Katica Janevës në këtë rast, do të ketë ndikim në lëndët që ka ngritur kjo Prokurori ndaj zyrtarëve të pushtetit të kaluar. Që të mos ketë dyshime në proceset gjyqësore, vlerësoj se të gjitha lëndët që ajo po procedon duhet t’i kalojnë Prokurorisë së rregullt, ndoshta jo në fazën para hetimore, por hetimet gjithsesi se nuk duhet t’i vazhdojë”, thotë Dane Iliev, ish kryetar i Gjykatës Supreme.

Ky rast ndërkohë po ndiqet me vëmendje edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar në vend. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Byrnes në profilin e saj në Twitter ka shkruar se tani është koha e duhur që Maqedonia e Veriut të tregojë përkushtim për sundimin i ligjit.

“Këto janë akuza serioze që kërkojnë përgjigje serioze, të plotë, transparente dhe në kohë”, ka shkruar ambasadorja Byrnes.

 

BURIMI: REL

Continue Reading

Lajme

Maqedoni: U dorëzohen mandatet kryetarëve të konfirmuar në raundi e parë

Published

on

Pas zyrtarizmit të rezultateve nga KSHZ-ja, kryetarët e rinj të komunave të cilët fituan që në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale si dhe këshillat e rinj komunal sot kanë filluar zyrtarisht punën.

Shumica e tyre u ulën në këtë karrige për herë të parë për mandatin e tyre katërvjeçar. Kandidatët e VMRO-DPMNE-së fituan në rrethin e parë në 21 komuna, kurse LSDM-ja në rrethin e parë fitoi nëntë kryetarë komunash. BDI në rrethin e parë fitoi në dy komuna ndërsa Aleanca dhe Alternativa nuk morën asnjë komunë në rrethin e parë.

VMRO DPMNE-ja ka marrë më së shumti këshilltarë në 42 komuna. LSDM-ja më shumë këshilltarë mori në 20 komuna kurse BDI-ja në 13. Koalicioni Aleanca-Alternativa ka më së shumti vota në dy lista këshilltarësh. Më 31 tetor do të votohet në 43 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Kemi incizime për keqpërdorimet në rrethin e parë, ua kemi dërguar institucioneve

Published

on

Kandidati për kryetar në komunën e Gostivari dhe sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, akuzoi se në rrethine parë të zgjedhjeve lokale në këtë komunë, ai ka arritur fitore, mirëpo më pas ka ndodhur një “manipulim” dhe për 30 vota nuk ka kaluar na rrethin e parë për kryetar komune.

Sipas Taravarit, është e dyshimtë se ka pasur shumë fletë të pavlefshme votimi.

“NUk mund ta zbulojmë se ku ka ndodhur manipulimi, por përfundimisht ka shumë fletë të pavlefshme. Definitivisht dikush i ka rrethuar fletët e votmit. NUk e di si arritën ta bëjnë këtë, por shpresoj se do t’i fitojmë edhe më shumë në rrethin e dytë. Kemi mjaft fakte dhe argumente që do t’i publikojmë pas zgjedhjeve për keqpërdorime, rrahje.

Unë nuk shoh se institucionet po lëvizin që kjo të pengohet në rrethin e dytë. Do t’i shkelimnë rrethin e dytë, e nëse ka nevojë do të shkojmë edhe në rreth të tretë, të katërt. Stacioni policor në Gostvar është shndërruar në shtab të dytë të BDI-së. Të gjitha faktt dhe argumentet do t’i publikojmë pas 31 tetorit, sepse nëse i publikojmëmë herët qytetarët do të tmerrohen.

Këto incizime janë dërguar edhe deri te presidenti i shtetit, te ministry për punë të brendshme. Kam pritur që presidenti I shtetitt ta thotë së paku një gjysëm fjale”, tha Taravari, transmeton Zhurnal.

Ai ka shprehur shumë akuza edhe ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Continue Reading

Bota

Gratë afgane: Preferojmë të vdesim sesa të jetojmë si skllave

Published

on

Banorët lokalë thonë se protesta që u mbajt në Kabul më 21 tetor tregon rritjen e dëshpërimit të grave afgane, të drejtat e të cilave janë hequr që prej se talibanët, islamistët e linjës së ashpër, morën pushtetin më 15 gusht 2021.

Fotografitë e bëra më 21 tetor nga disa agjenci të lajmeve shfaqin protestën në Kabul që përfundoi në dhunë teksa talibanët ndaluan gratë marshuese dhe sulmuan gazetarët që po e përcillnin këtë ngjarje.

Një gazetare në Kabul, emri i së cilës nuk do të bëhet publik për shkaqe sigurie, thotë për Radion Evropa e Lirë se në protesta e 21 tetorit është shenjë se gratë shumë shpejt po i humbasin mundësitë pasi talibanët ua hoqën liritë.

“Disa familje nuk kanë djem dhe babi i tyre ose është i dobët me shëndet ose kanë humbur bashkëshortët e tyre në sulmet vetëvrasëse me bomba”, shpjegon ajo. “Disa gra kanë mbi supe përgjegjësinë për familjet e tyre”.

Vajzat në shkolla të mesme kanë mbetur pa shkuar në shkollë për më shumë se një muaj dhe shumë gra janë ndaluar që të kthehen në punë që prej se talibanët morën kontrollin e Afganistanit në mesin e muajit gusht.

“Edhe pse ato e dinë që protesta është një rrezik i madh, gratë nuk kanë zgjidhje tjetër”, thotë gazetarja nga Kabuli.

“Sepse ato nuk mund t’i shohin familjet e tyre teksa vuajnë, prandaj mundësia e vetme është që të ndërmarrin veprime edhe nëse kjo nënkupton që talibanët mund t’i eliminojnë ato. Sepse gratë veçse kanë humbur ato që i kanë pasur, siç është puna e qasja në arsim. Tani, ato nuk kanë asgjë tjetër dhe duan që t’i tregojnë botës se nuk do të qëndrojnë të heshtura”.

Marshi i grave u lejua të vazhdojë për rreth 90 minuta para se talibanët të nisnin të sulmonin gazetarët që po e përcillnin këtë ngjarje.

Një tjetër banor lokal i Kabulit, që ndoqi protestën përmes platformave online, thotë për Radion Evropa e Lirë se kur anëtarët e talibanëve sulmuan mediat ata përdorën gjuhë të ashpër, eksplicite teksa ndoqën dhe rrahën gazetarët.

Ai thotë se atmosfera në kryeqytetin afgan është një atmosferë e zymtë që prej se talibanët kanë filluar shtypjen në rrugë, madje duke mos kursyer as fëmijët. Më 22 tetor, sipas tij, talibanët sulmuan tre djem që po luanin lojën mjaft popullore në telefona mobil PlayerUnknown’s Battlegrounds, duke i goditur fëmijët me shuplaka dhe duke ua marrë telefonat. Sipas talibanëve, kjo lojë është “haram” apo e ndaluar sipas Islamit.

Një prej organizatoreve të protestës, Zahra Mohammadi, i tha agjencisë AFP se “mesazhi im për të gjitha gratë dhe vajzat është ky: Mos u frikësoni nga talibanët, edhe nëse familja nuk iu lejon që të dilni nga shtëpia. Mos u frikësoni. Dilni, sakrifikoni, luftoni për të drejtat e juaja”.

“Kësaj radhe, gratë preferojnë të vdesin sesa të jetojnë si sllave apo të burgosura”, thotë për Radion Evropa e Lirë një grua nga Kabuli, duke shtuar se “kur e shoh këtë protestë jam vërtetë e lumtur sepse e shoh që nëse familja ime ka nevojë për ndihmën time, dhe unë jam një grua e re që jam në gjendje t’iu ndihmojë, prandaj unë thjesht nuk do të ulem dhe të shoh babanë tim që është i vjetër teksa vdes apo nënën time të vuaj. Jam e sigurt se do të ngrihem, edhe nëse ata do të më vrasin”./REL/

Continue Reading

Aktuale