Connect with us

Lajme

Ja cili ishte qëllimi i luftës së 2001-shit, sipas Tito Petkovskit

Published

on

Ish kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Tito Petkovski ka komentuar Marrëveshjen e Ohrit, dokument që doli nga lufta e vitit 2001.

Petkovski ka thënë për Rel se, konflikti i armatosur më 2001, në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si luftë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ai luftë e quan marrjen nën kontroll të territoreve.

“Nuk mund të thuhet se atë kohë luftohej për idenë për barazi për të gjithë qytetarët. Tani nga ky dimension, lufta e 2001 mund të trajtohet dhe si luftë për territore. Por, një gjë është e sigurt se konflikti i armatosur mund të mbyllej vetëm përmes një marrëveshjeje. Marrëveshjet paqësore paraqesin detyrime dhe obligime për të dyja palët. Në këtë rast fraza se ‘ka fituar Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Ohrit’ për mua është e papranueshme sepse në këtë rast ne kemi humbur shumë, mendoj edhe maqedonasit edhe shqiptarët. Por, marrëveshja u arrit si rrjedhojë e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, që kishte interes që ta menaxhojë konfliktin ashtu siç e menaxhoi”, ka thënë Petkoski.

Continue Reading

Lajme

Taravari: I shokuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona, përcjell in7.

Jam i shokuar nga sulmi kriminal ndaj autobusit që ndodhi në Gllogjan, ku ka edhe viktima, mesin e tyre nxënës shkolle.
Në këto çaste të rënda jam me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim…
Pres që organet e rendit të zbardhin menjëherë këtë krim monstruoz!
Shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!
Zot na Mbro!, ka shkruar Taravari në Facebook./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Reagon Kryeministri Albin Kurti për ngjarjen në Gllogjan

Published

on

Ka reaguar edhe Krzeministri i Kosovës , Albin Kurti lidhur me ngvjarjen e sontme që e tronditi Gllogjanin, ku mbetën të vrarë 3 perspna.

Ai shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurve, dhe fton policinë të mobilizohet me kapacitetet e saj të plota.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, theksoi Kurti.

Continue Reading

Lajme

Jovevski: Materialet e ADN-së nesër do t’u dorëzohen Prokurorisë bullgare

Published

on

Prokurori Publik I Maqedonisë së Veriu, Ljubomir Jovevski tha se nga instituti i mjekësisë ligjore kanë siguruar ADN-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar.

“Kolegët bullgar gjatë ditës së sotme arritën në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne nga institute I mjekëses ligjore kemi siguruar AND-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar”, tha Jovevski.

Continue Reading

Aktuale