Connect with us

Lajme

Del nga burgu Tomorr Morina

Published

on

Në këto momente pritet të lirohet nga burgu Tomor Morina, ish ushtari i UÇK-së. Morina u arrestua ditë më parë pas një fletarresti nga Sërbia. Tomor Morina aktualisht gjendet në Burgun e Shutkës, ku qëndronte prej datës 24 Korrik të këtij viti, shkruan in7.

Gjykata Supreme gjatë ditës së sotme dha vendimin për lirimin e tij dhe refuzoi kërkesën e shtetit sërb për esktradimin e Morinës në Sërbi, ku akuzohet për gjoja krime lufte.

Tomor Morina përveç nënshtetësisë së Kosovës, ka edhe atë të Mbretërisë së Bashkuar./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Rama publikon video: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në facebook ka publikuar një video tek sa shihet se qytetarët e Kosovës kalojnë kufirin pa u ndalur për kontrollë.

Gjithashtu ai ka publikuar një pjesë nga takimi i dy qeverive shqiptare më 20 qershor të muajit që lam pas.

Rama kishte theksuar se është e palejueshme që të ketë probleme të tilla si më herët, duke pritur për kontrollë.

“Kryeministri është dakord me mua që në këtë sezonë është e palejueshme dhe e pajustifikueshme që të kemi më probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet apo viteve tjera dhe radha të pafundme për shkak të kontrolleve një për një të makinave që vijnë drejt Shqipërisë… Mund ta dijmë nga ju se si do të kalohet kufiri në korrik dhe në gusht, çka janë këtu disa lehtësira”, kishte thënë Rama në takimin e përbashkët me Qeverinë Kurti, transmetonEO.

Në videon e publikuar në facebook Rama ka shkruar : “Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

Continue Reading

Lajme

Sanksionohen 247 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në Maqedoni

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.02.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 247 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 20 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Në të njëjtën kohë, 106 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në qytet dhe 141 jashtë qytetit.

“Kontrollet e aksioneve të intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thotë MPB.

Continue Reading

Bota

Palestinezët do të dorëzojnë në SHBA plumbin që vrau Shireen Abu Akleh

Published

on

Autoritetet palestineze kanë rënë dakord që të dorëzojnë tek autoritetet amerikane, plumbin që e vrau gazetaren palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh gjatë një bastisje të bërë nga ana e forcave izraelite në territorin e okupuar të Bregut Perëndimor, bëri të ditur një zyrtar palestinez.

“Kemi rënë dakord që ta transferojmë plumbin për ekzaminim tek amerikanët”, tha të shtunën për Reuters prokurori i përgjithshëm palestinez Akram al-Khatib, duke mos dhënë detaje më të hollësishme.

Zyrtarët palestinezë, grupet për të drejtat e njeriut dhe mediet, kanë arritur në një konkludim se gazetarja e Al Jazeera Abu Akleh, është vrarë nga ushtria izraelite.

Gjatë muajit të shkuar, zyra për të drejtat e njeriut në OKB tha se nga informatat e mbledhura, del se plumbi që e vrau Abu Akleh me 11 maj u qëllua nga forcat izraelite.

Disa dëshmitarë thanë gjithashtu se forcat izraelite ishin ata që e kanë vrarë gazetaren e lindur në Jerusalem.

Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe balistikës, plumbi me maje të gjelbër është i projektuar për të shpuar jelekët anti-plumb dhe përdoret në pushkët M4. Ky plumb u nxor nga koka e gazetares.

Plumbi u analizua duke përdorur modele 3D, dhe sipas ekspertëve, ishte i kalibrit 5.56mm – i njëjti kalibër që përdoret nga ushtria izraelite. Plumbi ishte projektuar dhe prodhuar në SHBA thanë ndër të tjera ekspertët.

Glenn Carle, një ish-zëvendës oficer i inteligjencës kombëtare për kërcënimet ndërkombëtare në CIA tha se rezultatet e hetimeve mund ta vendosin presidentin amerikan Joe Biden në një pozitë të vështirë.

Continue Reading

Aktuale