Lajme
Tetovë, shitet drogë me veturën e inspektorit
Tetovë, shitet drogë me veturën e inspektori
Gjatë një aksioni të policisë, mbrëmë në Tetovë janë kapur dy të rinj duke kryer tregti me substanca narkotike të tipit “kokainë”, njoftojnë shërbimet e MPB-së.
Dy të rinjtë për këtë lloj biznesi ilegal kanë shfrytëzuar automjetin e një inspektori policie nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, shkruan in7.
Bashkë me dy shpërndarësit e drogës në polici është marrë edhe automjeti me të cilin ata e kanë shitur mallin.
Siç mëson in7, si pasojë e presionit të madh politik, automjeti i inspektorit nuk është mbajtur për ekzaminimet e nevojshme dhe si fakt për procedurën kundër dy shitësve, por është dhënë leje që të largohet nga stacioni i Policisë në Tetovë. Bëhet fjalë për automjet të tipit Pasat, ngjyrë gri metalike, me targa TE 99**AF. Inspektori në fjalë është vëlla i një shefi shtabi të BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale, në një komunë të rëndësishme në Pollog.
Ndërkaq nga shërbimet e MPB-së, në njoftimin për këtë rast nuk përmendet fakti se automjeti i tipit Pasat ka qënë në pronësi të një nëpunësi policie, konkretisht Inspektori kundër tregtisë së palejuar dhe kontrabandës, njofton in7.
Identiteti i inspektorit është i njohur për redaksinë, por të njëjtin do ta bëjmë publik pasi të marrim zyrtarisht konfirmim nga ana e MPB-së./in7.tv/
Lajme
Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.
Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.
“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv
Lajme
“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.
Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.
“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/
Lajme
Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.
“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi