Connect with us

Kolumna

Pllakati i të rënëve në Turqi dhe Adem Jashari

Published

on

Te mos krahasojmë simbolika pa asnjë lidhje mes tyre!

Unë nuk kam asgjë me Turqinë, madje e respektoj fort sikurse respektoj çdo vend dhe çdo popull, nga më i madhi te më i vogli.

Nga Artan Fuga

Unë nuk kam asgjë kundër që të respektohet ligji në çdo vend të botës dhe të respektohen njerëz që janë sakrifikuar për idealet e tyre që i kanë quajtur të lirisë!
Unë nuk kam ndonjë koment për të bërë as për pushtetin e z. Tayyip Erdogan sepse nuk kam bërë ndonjë studim për të. As për marrëdhënien e tij me sektin sufist!

Unë nuk kam dëshirë as të flas për pllakat që vihen te liqeni a kudo qoftë edhe për të rënet në Turqi për të mbrojtur rendin e pushtetin!

Por, unë di me saktësi që midis nderimit të dëshmorit Adem Jashari me emrin e një parku në Turqi dhe pllakës përkujtimore për të rënët në rezistencë ndaj grushtit të shtetit në Turqi, nuk ka asnjë paralele që mund të hiqet.

Çdo paralele midis tyre është një keqkuptim historik në mos një manipulim propagandistik!
Le të heqim dorë nga këto!

Adem Jashari është i lidhur me një sakrificë për një çështje kombëtare, kurse pllakati për dëshmorët kundër grushtit të shtetit me një çështje politike!

Simbolika e Adem Jasharit nuk përkëdhel asnjë njeri në pushtet ose me pushtet as në Kosovë dhe as në Shqipëri, kurse përkujtimi i dëshmorëve turq në një pllakatë përkujton dhe është në një vijë politike me një pushtet të caktuar aktual në Turqi.

Simbolika e Adem Jasharit është konsensuale dhe plebishitare në mes shqiptarëve, ajo figurë është e nderuar edhe nga aleatët dhe partnerët strategjikë perëndimorë të Shqipërisë, kurse çështja e grushtit të shtetit është objekt debatesh dhe kundërshtish në Turqi, Perëndim dhe Shtetet e Bashkuara, pra shënjon marrje pozicioni politik për një çështje të brendshme të Turqisë këtij vendi mik. Përse jo është në atë kohë edhe një diskordancë mes shumë vendesh perëndimore dhe shtetit të Turqisë!

Shqipëria merr pozicion politik për një çështje politike të brendshme në shtetin mik turk!
Ja pra dallimet që nuk mund të mbulohen me një krahasim gjeopolitik e politik të sipërfaqshëm e kështu më këmbë!

Pllakat t’i vëmë po deshi Bashkia, por mendjen mos të na e turbullojë, i kam rixha!

Bashkia e Tiranës ka marrë një qëndrim politik për një çështje të brendshme të një shteti tjetër lidhur me një ngjarje të kohës sonë. Kaq.

Uroj ta ketë bërë me pëlqimin e Ministrisë së Jashtme.

Gjithsesi, lavdi Adem Jasharit dhe të gjithë të rënëve për Kosovën, nderim për të rënët dhe viktimat e dhunës në Turqi e kudo, nderim për të gjithë të vdekurit nga çdo anë e barrikadës që janë ndodhur si viktima!

Continue Reading

Kolumna

Të gjithë kundër krimit dhe interesit klanor

Published

on

Shkruan Premtim Dema

Tragjedia në Strugë lidhet me një emër dhe një parti, Ramiz Merko dhe BDI.

Mburrja e fitores nga ane e Merkos dhe argateve të tij është sa për të ardhur keq por aq edhe një realtet i nje shoqerie te kapur peng. Kjo u verejt më mirë në komunitetin Shqiptar, Turk dhe Torbesh dhe kjo ka të bëjë me lidhjet e interesave të ngushta klanore, shoqërore dhe të punsimeve pa bazë në dëm të taksapaguesve struganë.

Ne tre mujorin e fundit BDI e Struges deri sot ka berë pusnime te ba baza, ka dhëne tendere dhe ka shtruar asfalt pa kriter dhe pa plan. Keta jane te ashtuquajturat projektet e Merkos, në bashkpunim me mafien urbane dhe me ineresxhinjte të punsimit administrativ që janë në dëm të qytetarve Struganë.

Për fat të keq kjo është një fitore me kosto te madhe për shoqërinë tonë, qe mbahet aq e paster por eshte aq e vobeket se e vjedh vetveten.

E uroj Idri Istrefin për fitoren ne Struge dhe të mburret me atë që ai ka bërë për pak kohë kundër një aparati mafiozo-sheteror.

Votat që mori Idri Istrefi ishin votat e qytetarve pa interes klanor, nga ata qytetar që duan Strugën të pastër nga virusi i krimit shtetror.

U bëj thirrje të gjithe atyre që kanë dhe që duan Strugën le ti mendojnë mirë pasojat kur e hedhin votën në kuti. Se kostoja për një vend pune të pa merituar është e madhe për femijën, nipin, mbesen tuaj.

Vota bën ndryshimin dhe ju foj që së bashku nga perendimi deri ne Strugë të tregojmë se dijmë të bëjme më shumë se kaq.

Continue Reading

Kolumna

“Shani” me votë ditën e zgjedhjeve, nëse nuk e bëni atë ditë, mos u “shani” asnjëherë!

Published

on

Shkruan: Hasim Memishi – Sopi, Aktor

“SHANI” ME VOTË!

Politikanët e marrin fuqinë nga populli me anë të votës, prandaj më mirë është të “shahemi” me votë!
Nesër, mos votoni ata që kanë kaluar nga “shiltet” në gucci!
Nesër ju jeni fuqia, prandaj duhet t’i ndëshkoni me votë!
Nesër, Ne ua japim pushtetin e tenderit, korrupsionit, manipulimit, ofendimit, nënçmimit, përçmimit e “shitpordhjes”
Mos votoni ata që kanë blerë diplomat;
Mos votoni arrogantët injorant!
Mos votoni keqpërdoruesit!
Mos votoni amatorët, abuzuesit!
Mos votoni ata që janë bërë milioner vetëm duke bërë selfi!
Shani ditën e zgjedhjeve, sepse atë ditë shajnë të mençurit!
Mos e shitni votën për një thes miell, për një punë në administratë, për një premtim bosh, për premtimet për BE me dekada të tëra!
“Shani” me votë nesër, nëse nuk e bëni nesër, mos u “shani” asnjëherë!

P.s: unë çekaç di t’ju thom, prap Ju e dini ma majr!

Continue Reading

Kolumna

Demiri: Inxhinierë e magjistra punojnë si kamerier, të paditurit bëjnë ligje…

Published

on

Shkruan: Osman DEMIRI

Që kur na lan si numra, partitë politike kanë bërë petulla për vete. Pse duhet të ketë numra, pse mos të jenë emri dhe mbiemri, dhe aq?! Pse nuk janë listat e hapura, me emër e mbiemër, por duhet që me numra të shtyejmë përpara të paditurit, analfabetët, matrapazët? Nëpër lista kam plot miq e shokë dhe njerëz të dëshmuar nga të gjitha partitë dhe të gjithë nacionalitet, që pa asnjë hezitim do t’i kisha rrethuar!

Njërin nga njëra parti, dy apo tre nga partia tjetër, duke e plotesuar mozaikun politik me njerëz të shquar, me njerëz të cilët nuk na turpërojnë dhe degradojnë në këtë mënyre! Janë mbushur listat me ushtarë partiak, me sllogane qesharake, koncepte patetike, përmbajtje mediokre.

Na e dëbuan rininë duke ua nënvlerësuar intelegjencën. Profesorë, inxhinierë e magjistra punojne si kamerier, kurse ata që memzi kanë kryer shkollën e mesme, me kostume e kollare bëjnë ligjin dhe sorollaten nëpër ministri e drejtori! Dhe prap numra, 20 apo 30 kandidat të dëshmuar, shtyejnë përpara 2 apo 3 të dështuar! Eshtë koha që t’na llogarisni si njerëz, JO SI NUMRA!

Continue Reading

Aktuale