Connect with us

Lajme

Përplasje mes partnerëve të koalicionit / Zaev – Bexheti, akuza dhe paralajmërime

Published

on

Përveç përplasjeve të Kryeministrit Zoran Zaev me akuzat për çështjen e rastit “Zhvatja” dhe implikimit të mundshëm të shumë zyrtarëve në këtë skandal, sot përmes mediave ai është akuzuar edhe nga kreu i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, të cilit i është kundërpërgjigjur përmes rrjetit social Facebook, shkruan in7

Kështu kreu i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ka akuzuar se kryeministri aktual Zoran Zaev ka kërkuar nga ai që të ndikojë në ndërrimin e një kryetari të një gjykate.

“Unë kam refuzuar këtë kërkesë të kryeministrit duke e sugjeruar se nuk është mirë që pushteti ekzekutiv të përzihet në punën e pushtetin gjyqësor i cili është i pavarur. Refuzimi i kërkesës së Zaevit ka rezultuar në një farë forme me hakmarrje, duke më vënë në shpinë Antikorrupsionin”, deklaroi Bexheti.

Nga ana tjetër Kryeministri Zoran Zaev i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të Komunës Saraj, Blerim Bexheti, përmes rrjetit social Facebook.

“Edhe sot e përsëris qëndrimin se shtetin juridik mund ta fitojmë ashtu siç të gjithë e dëshirojmë vetëm nëse mundësojmë që lirshëm dhe të pavarur të vendosin të gjithë pjesëmarrësit në jurisprudencë, pa u bërë presion për thelbin e vendimeve të tyre, por gjithsesi edhe pa iu lejuar apo t’u bëhet presion për shtyrje të vendimeve. Bexheti, politikanët dhe qytetarët e dinë mirë se shtyrja e vazhdueshme e vendimeve në këshillin gjyqësor, në gjykatën supreme, në gjykatat e apelit si dhe gjykatat themelore nëpër shtet janë një ndër shkaqet më serioze për kthimin e ngadalshëm të shtetit juridik dhe ndarjes së drejtësisë. Plotësisht, me Bexhetin bisedova edhe me rastin e spekulimeve në opinion se dikush po e mbron Jovo Vangellovskin në Këshillin gjyqësor. Më interesonte nëse ka të vërtetë në atë dhe i thashë se nuk është me vend një sjellje e tillë, nëse ekziston. Secili duhet ta bartë përgjegjësinë e vet në pajtim me ligjin, pa marrë parasysh funksionin që e kryen. Këtë ia thashë Bexhetit, këtë e them edhe publikisht”, ka shkruar Zaev në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale