Sport
Panucit nuk i ec edhe në dashuri, ish trajneri i kombëtares ndahet edhe nga e dashura
Ky vit mund të konsiderohet padyshim mjaft ters për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Christian Panucci.
Ky i fundit nuk është vetëm në kërkim të një skuadre të re, por gjërat nuk po i shkojnë mirë edhe në dashuri.
Sipas mediave ish-trajneri është ndarë edhe nga e dashura e tij, Samanta Toni, me të cilën kishte thurur plane për martesë.
Pas shkarkimit nga kombëtarja shqiptare trajneri u kthye të jetonte atë që e ka cilësuar vetë si romancën më të rëndësishme të jetës së tij, por me sa duket edhe këtë situatë nuk ka arritur ta menaxhojë mirë.
Prej disa javësh përflitej se ai dhe balerina Tonji me të cilën ishte njohur në një emision sportiv, ishin ndarë. Ndërkohë sot ajo ka konfirmuar këtë lajm për mediat italiane.
“Po, është e vërtetë, nuk jemi më bashkë dhe është diçka për të cilën nuk dua të flas më shumë”, theksoi ajo.
Sport
Finale historike – Mourinho në Tiranë: Të bëjmë të pamundurën për të shkruar historinë

Roma do të tentojë të fitojë trofeun e parë pas shumë vitesh mungesë. Ekipi italian do synojë të bëjë diçka të tillë në Air Albania, ndaj Feynoord, në finalen e Conference League. Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka dalë përpara medieve shqiptare, ku ka folur për atmosferën, vendin tonë, pritshmëritë, sfidën, apo edhe për lojtarë të veçantë.
“Ne kemi mbërritur në fundin e rrugëtimit të këtij sezoni. Kishim dy finale për katër ditë. E para na mundësoi kualifikimin në Europa League, përmirësuam edhe renditjen tonë. E fituam finalen e parë, që ishte përfundimi i sezonit dhe arritja e objektivit tonë, por nuk ishte një finale për të shkruar historinë.
Tirana? Kjo është një finale historike. Do të luajmë një finale pas shumë vitesh, por duhet të bëjmë të pamundurën për të shkruar historinë, pra të fitojmë finalen nesër.E hoqëm presionin shtesë, u kualifikuam në Europa League nga kampionati.
Unë dhe stafi teknik, prej ditës së premte nuk dolëm nga shtëpia, jemi mbyllur në Trigoria. Duhet të kemi edhe gëzim për të luajtur një ndeshje si kjo. Mkhitaryan u stërvit sot me skuadrën, në një seancë stërvitore shumë të vogël. Ishte e hapuar edhe për ju. I besoj shumë eksperiencës së tij, ai e njeh shumë mirë fizikun e tij. Në fund të stërvitjes më tha që ndihet mirë dhe është gati të luajnë finalen” – tha ai.
Sport
Gati të vijnë 900 milionë euro te Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, po i lëviz të gjithë gurët për të gjetur kurën për të shëruar plagët financiare të klubit që drejton. Në skuadër nevojitet një revolucion i plotë, por për ta bërë një gjë të tillë nevojiten miliona. Në këto momente Barcelonës i mungojnë dhe jo pak, burimet financiare.
Jo më kot, në më shumë se një rast numri një i klubit ka deklaruar se nuk do të bëjë asnjë çmenduri në merkato, derisa financat të përmirësohen disi. Jo më larg se java e kaluar Laporta pati deklaruar se shpreson të gjejë burimet e nevojshme financiare që i nevojiten brenda 30 qershorit.
Presidenti pranoi se po punon në tri drejtime dhe se nga njëri prej tyre mund të arrihen rezultatet e para konkrete.
Siç ka bërë me dije “El Confidencial” të hënën pasdite, klubi po negocion për të mbyllur këtë javë marrëveshjen me fondin e investimeve “CVC”, atë “ASF” si dhe shitjen e 30% të të drejtave televizive te banka “Goldman Sachs”.
Duke i mbledhur të gjitha këto financime, kjo do t’u siguronte arkave të Barcelonës një fond prej rreth 900 milionë eurosh. Duke zbërthyer lëvizjet e Barcelonës, klubi katalanas ka kërkuar 300 milionë euro nga fondi i investimeve “CVC”.
Me fondin tjetër të investimeve, klubi pritet të arkëtojë edhe 400 milionë euro të tjera, teksa pjesën e mbetur pritet ta plotësojë nga shitja e të drejtës TV për “Goldman Sachs”.
Madje, media në fjalë shpjegon se Barcelona ka kërkuar një raport nga një konsulent i jashtëm për të vërtetuar se kjo shumë nuk do të llogaritet si borxh dhe do të llogaritet si kapital.
Nuk duhet të harrojmë se të gjitha planifikimet sportive këtë verë që Barcelona kërkon të kryejë në merkaton e verës janë të varura plotësisht nga likuiditeti i saj financiar. Dhe vetëm me aktivizimin e levave të tilla ekonomike, klubi do të mund të dalë nga kriza dhe të ndërhyjë në merkato për ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonin e ardhshëm”.
Sport
Hazard mund të luajë ndaj Liverpoolit në finalen e Championsit

Eden Hazard është rikthyer në formë të mirë.
“Diario Sport” ka bërë të ditur se paraqitjet e fundit të belgut kanë befasuar njerëz të rëndësishëm në “Santiago Bernabeu”, përfshirë edhe trajnerin Carlo Ancelotti.
Hazard ishte mbresëlënës në rikthimin e tij në aksion kundër Cadizit dhe është dukur në formë të lartë në stërvitjet e skuadrës.
Ai shpreson të fitojë minuta në ndeshjen e fundit të edicionit, në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, që zhvillohet më 28 maj.
Tashmë është konfirmuar se belgu do të qëndrojë në Madrid edicionin e ardhshëm.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi