Connect with us

Kosovë

Kosovë, takohen liderët e opozitës, koalicioni gjithnjë e më afër

Published

on

Krerët e dy partive më të mëdha opozitare në Kosovë, Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Isa Mustafa i LDK-së janë takuar sot për të diskutuar rreth të ardhmes së dy subjekteve, shkruan in7.

Takimi zhvillohet në një kohë kur në Kosovë subjektet politike po përgatiten të çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, pas dorëheqjes së para do kohësh të Kryeministrit Haradinaj.

“Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim” – ka njoftuar në rrjetin social i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Sipas sondazheve të fundit të instituteve të me renome ndërkombëtare, një koalicion i mundshëm mes këtyre dy subjekteve do ti fitonte zgjedhjet në Kosovë. Albin Kurti rangohet i pari në disa sondazhe, si i preferuari i qytetarëve të Kosovës për Kryeministër. Ndërsa nga ana tjetër, LDK ka konsoliduar radhët e saj dhe në zgjedhjet e fundit lokale fitoi numrin më të madh të komunave në Kosovë./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Avioni me shqiptarë bën ulje emergjente sapo niset

Published

on

Një avion që u nis sot me linjën Prishtinë-Shtutgart u kthye në pistë pas 30 minutave që u ngrit në ajër.

Mësohet se avioni kishte një defekt teknik dhe ka bërë uljen e menjëhershme.

Sipas dëshmive, disa pasagjerëve brenda në avion i kishte rënë në fikët./Abcnews.al/

Continue Reading

Kosovë

SHBA e ndihmon Kosovën me 236,7 milionë dollarë: Do të investohen në energji

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) i SHBA-së, ka miratuar marrëveshjen Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë, përcjell Kallxo.com.

“Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer”, tha ai.

Qeveria e Kosovës në bashkëfinancim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të investojë në bateri për ruajtjen e energjisë që do të shfrytëzohet nga KOSTT-i, në rastet e rënies së njësive të termocentraleve për balancim të sistemit të energjisë.Programi Kompakt do të jetë në vlerë prej 234 milionë dollarëve dhe do të përfshijë dy projekte: rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet të lartë mbi 200 Mëh) dhe zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë.

Continue Reading

Aktuale