Connect with us

Lajme

Gazetari i “La Verita”: Zaevi po merr fund, çështje kohe

Published

on

Gazetari italian që publikoi incizimet për rastin “Zhvatja” në gazetën “La Verita”, Laris Gajser, ka komentuar sot në radion sllovene “Capodistria” gjendjen aktuale në Maqedoni.

Gajser thotë se kryeministri Zaev është në fund të karrierës së tij dhe se ai nuk është i denjë të përfaqësojë Maqedoninë në Aleancën Atlantike.

Në analizën e tij gati 20-minutëshe në këtë radio, Gajser tha se Maqedonia e Veriut ka humbur besimin te ndërkombëtarët, dhe për këtë, qytetaret e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të vuajnë më këtë përjashtim.

Sipas tij, ka vetëm dy opsione që kjo çështje të gjejë zgjidhje, vetëm përmes zgjedhjeve të reja sa më shpejt, ose përmes një qeverie Ad-Interim me ndryshimin, të paktën të vetë kryeministrit Zaev.

Qëndrimet në mënyrë integrale të Gajser

“Më akuzojnë se gjoja se jam duke krijuar skenarë për të ndalur rrugën euroatlantike të Maqedonisë, por kjo është budallallëk. Unë besoj se problemi është pikërisht Zaevi… Ai sigurisht nuk është zgjidhje. Kjo do të thotë se nga pikëpamja ndërkombëtare është problem që Maqedonia e Veriut të ketë një kryeministër si Zaevi që është shndërruar në barrë për vendin e tij. Ai duhet të ndërhyjë sa më shpejtë që të jetë e mundur, për të qenë i pastër para një institucioni kaq të rëndësishëm siç është Aleanca Atlantike (NATO). Ai duhet të ndërrohet sa më shpejtë, të jetë i pastër për të hyrë në një Aleancë të tillë.

Kam dëgjuar skenarë të ndryshme se gjoja unë jam dora e zgjatur e Orbanit dhe Salvinit dhe se jam duke u përpjekur që ata të kontrollojnë Maqedoninë, por nuk ja vlen që as të humbasim kohë me këto skenarë. Unë vetëm jam duke bërë punën time. Bëj vetëm komentimin dhe analizën e një gjëje të e kam ndjekur prej kohësh dhe të cilën e besoj.

Është e vërtet që kam njohur disa njerëz të afërt me Gruevskin, por unë gjithmonë kam dënuar disa nga metodat e tyre. Për të gjithë ata që nuk më besojnë, mund të lexojnë shkrimet e mia qysh në atë kohë. Unë kam përkrahur njerëzit e mirë të që synonin një jetë normale.

Nëse shohim çfarë ka ndodhur ditëve të kaluara kur dolën në pah përgjimet tona, edhe pse komisionari Han tha se këto incizime janë ilegale, dua të theksoj se i kam të gjithë dokumentet – që mund të gjenden lehtësisht përmes sistemit gjyqësor. Në Maqedoni kanë ndodhur disa lëvizje, parë nga aspekti i komunitetit ndërkombëtar… I pari që pati deklaratë ishte presidenti serb Vuçiq i cili bëri një deklaratë me finesë të jashtëzakonshme ku tha se Zaevi duhet të japë dorëheqjen sa më shpejtë që të jetë e mundur… Pas kësaj ndërhyri edhe ambasadorja amerikane në mënyrë të drejtpërdrejt e cila kërkoi që drejtësia të vendoset sipas rregullave të sundimit të së drejtës. Për situatën në Maqedoninë e Veriut foli edhe Komisionari Johannes Han. Pati deklarata edhe nga vendi që mund të them se është vendi më demokratik ne botë, Suedia, e cila nuk lejoi që një qytetar të kthehet në Maqedoninë e Veriut, person ky i akuzuar nga prokurorja Ruskoska për terrorizëm për hyrjen në Kuvend me 27 prill. Qytetari pretendonte se edhe Ruskoska është një vegël politike e qeverisë dhe se dëshironte një gjykim transparent në Suedi, sepse sipas tij nuk ka drejtësi në vendin e tij. Suedia nuk e dorëzoi atë.

Siç shoh, Zaev nga dita në ditë është më i izoluar. Dje pamë edhe deklaratën e presidentit Pendarovski i cili dalë nga dalë është distancuar, dhe pranon se ka një sistem të korruptuar por se jo çdokush është i korruptuar… e ku potencon se vetëm ata të mirët kanë përkrahjen e tij dhe se kërkon zbardhjen e rastit. Në pozitën ndërkombëtare, Pendarovski dëshiron të tregohet më korrekt, për të gjetur zgjidhje për ardhmërinë e Maqedonisë. Fillimisht isha i frikësuar se presidenti do të merrte anë politike si një i çilimi i Zaevit, por realisht ai po sillet shumë mirë dhe se shpresoj se do t’i bëj mirë Maqedonisë.

Dua të them se kur u doli në pah incizimi i parë dhe dokumentet, isha i befasuar nga reagimi i popullatës maqedonase. Kam pasur mijëra e mijëra kërkesa dhe komente nga ata, të cilave nuk mund t’u kthej dot përgjigje… por, të gjitha ishin mesazhe mbështetjeje dhe mirënjohjeje, sepse secili prej tyre mendonte se ishin harruar nga bashkësia ndërkombëtare dhe se jetonin sikur të ishin të kapur, në mjegulla dhe se nuk mund të dilnin.

Unë që në fillim e kam drejtuar gishtin drejt institucioneve ndërkombëtare. Dukej se ndërkombëtarët po hiqeshin sikur nuk e shikonin korrupsionin në Maqedoninë e Veriut. Mogerini, e vetmja që heshti gjatë gjithë kohës, është pikërisht ajo e cila e përkrahte fortë PSP-në. Ne e kemi kërkuar disa herë por nuk na ka dhënë përgjigje. Ajo është po aq e heshtur sikurse kryeministri Zaev.

Tani mendoj se do të shohim një politizim të fortë të skenës në Maqedoninë e Veriut. Nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë por, di vetëm të them se hetimi do të vazhdojë. Unë po hulumtoj rastin në mënyrë të detajuar dhe do të sjellë prova të reja që dëshmojnë se ky sistem është nën kontrollin politik. Mendoj se këto ditë do të kompletohet hetimi por po bëj shumë kujdes që të mbroj njerëzit e brendshëm dhe anonimë që po më ndihmojnë në Maqedoninë e Veriut.

Pas kësaj, jam i sigurt se Zaevi është në fund të karrierës së tij dhe se është çështje kohe që Kuvendi dhe Presidenti të këndellen se do të jetë më mirë që të shkarkohet Zaevi, që të keni një përfaqësues ndërkombëtar më funksional, sepse për momentin Zaevi paraqet problem dhe se nuk mund ta prezantojë Maqedoninë e Veriut. Opsionet janë 1) ose krizë qeveritare me zgjedhje – edhe pse Pendarovski nuk e sheh këtë si opsion të mundshëm pa pasur më parë regjistrim të popullatës – ose (ky është sugjerimi im) të ketë një qeveri kalimtare Ad-Interim, me kusht që të ndryshohet vetëm kryeministri.

Nuk ka klasë politike cilësore në Maqedoninë e Veriut. Nuk mund të presim që ata të jenë lojtarë të mirë në komunitetin ndërkombëtarë. Unë besoj se nëse do të dinin mirë të luanin, Maqedonia e Veriut mund ta kishte përmbyllur problemin e emrit që para 10 viteve. Mendoj se atëherë kur Greqia kishte nevojë për mbështetje, Maqedonia e Veriut mund ta kishte shfrytëzuar atë situatë, për të zgjidhur çështjen e emrit.

 

 

 

 

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Aktuale