Connect with us

Lajme

Gazetari i “La Verita”: Pendarovski paraqitet si shpëtimtar, distancohet nga Janeva dha Zaev

Published

on

Gazetari italian, Laris Gajser në të përditshmen “La Verita” sot shkruan se kryeministri Zoran Zaev është izoluar si brenda dhe jashtë vendit pas “tërmetit” të shkaktuar nga dokumentet e publikuara nga La Verita, që, siç thotë ai,dëshmojnë korrupsionin në sistemin politik dhe atë gjyqësor në Maqedoni.

Shkak për shkrimin e sotshëm të gazetarit italian janë deklaratat e djeshme të presidentit Stevo Pendarovski, në shkrim thuhet se presidenti maqedonas po “shkëputet” nga prokurorja speciale, Katica Janeva si dhe nga kryeministri Zoran Zaev, i cili është në një situatë të vështirë.

“Presidenti Pendarovski në konferencën e djeshme për shtyp u distancua nga mentori i tij politik, Zoran Zaev, ai mori një profil të lartë institucional dhe në të vërtetë kërkoi ndihmë, me qëllim që mos të lihej vetëm, i vetëdijshëm për faktin se ai është në krye të një shteti me një sistem gjyqësor shumë të korruptuar. Pendarovski “kandidoi” për të marrë përsipër rolin e shpëtimtarit të atdheut në një kohë kur regjimi i Zaevit, i braktisur nga të gjithë, padyshim se do të bie. Në një skenar në të cilin Zaev duket se nuk ka një përfundim të mirë, për shkak të dëshmive të paraqitura, Pendarovski bëhet garantuesi i vetëm i perspektivës euro-atlantike të Maqedonisë” thuhet në analizën e gazetarit Gajser.

Gazetari me prejardhje sllovene gjithashtu iu referua reagimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë në lidhje me informacionet e publikuar për rastin “Zhvatja”

“SHBA gjithashtu ka dërguar kritika të forta ndaj qeverisë në Shkup përmes radios “Zëri i Amerikës”, përveç kësaj kanë dërguar një përfaqësues për t’u konsultuar me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski. Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndjen nevojën për të komentuar rastin”, shkruan mes tjerash Gajser.

 

ALSAT-M

Continue Reading

Lajme

Taravari: I shokuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona, përcjell in7.

Jam i shokuar nga sulmi kriminal ndaj autobusit që ndodhi në Gllogjan, ku ka edhe viktima, mesin e tyre nxënës shkolle.
Në këto çaste të rënda jam me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim…
Pres që organet e rendit të zbardhin menjëherë këtë krim monstruoz!
Shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!
Zot na Mbro!, ka shkruar Taravari në Facebook./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Reagon Kryeministri Albin Kurti për ngjarjen në Gllogjan

Published

on

Ka reaguar edhe Krzeministri i Kosovës , Albin Kurti lidhur me ngvjarjen e sontme që e tronditi Gllogjanin, ku mbetën të vrarë 3 perspna.

Ai shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurve, dhe fton policinë të mobilizohet me kapacitetet e saj të plota.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, theksoi Kurti.

Continue Reading

Lajme

Jovevski: Materialet e ADN-së nesër do t’u dorëzohen Prokurorisë bullgare

Published

on

Prokurori Publik I Maqedonisë së Veriu, Ljubomir Jovevski tha se nga instituti i mjekësisë ligjore kanë siguruar ADN-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar.

“Kolegët bullgar gjatë ditës së sotme arritën në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne nga institute I mjekëses ligjore kemi siguruar AND-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar”, tha Jovevski.

Continue Reading

Aktuale