Lajme
Gajser: Do të vazhdojë me publikimin e informacioneve
Lais Gajser tha se do të ketë ndryshime të forta në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, por nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë, nëse do të bie kjo qeveri ose jo.
Sipas tij ai do të vazhdoj me publikimin e informacioneve, por se do të duhet t’i publikoj në ditët në vazhdim.
“Ende jam duke mbledhur të dhënat për faktet determinuese që mund të dërgojnë në pjesën e fundit të mozaikut të nevojshëm për të provuar se si një sistem i tërë është nën kontroll politik. Për disa ditë do të kem nevojë të thellojë këto hetime para se gjithash të mbrojë sigurinë e personave që më ndihmojnë në Maqedoni”, ka thënë mes tjerash Laris Gajser.
Pas kësaj, shton më tej Gajser, është i bindur se karriera e Zaevit ka përfunduar.
“Mendoj se ditët e Zaevit janë të numëruara. Ai është pjesë e problemit. Nuk mund përfaqësohet Maqedonia nga pikëpamja internacionale me Zaevin në krye”, ka thënë Gajser.
Gajser ka thënë se Maqedonia ka problem me klasën politike e cila nuk di të sillet në skenën demokratike.
“Dhjetë vite më parë ka mundur të zgjidhet çështjen e emrit, kur Greqia ishte në krizë, kanë mundur ta shfrytëzojnë këtë rast. Flas në këtë kohë kur në pushtet ka qenë Nikolla Gruevski”, ka deklaruar Gajser.
Sipas tij edhe me ndryshimin e emrit, nuk beson se në dhjetë vitet e ardhshme Greqia do të jetë e gatshme të jep dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut në BE.
Gajser ka thënë se mbyllja e derës së zgjerimit në BE, kanë krijuar shumë probleme në Ballkan.
BURIMI: SHENJA
Lajme
Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.
Lajme
Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
Lajme
Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare