Lajme
Elmi Aziri nga ASH: Rasti “Zhvatja” ka goditur shpresën e qytetarëve për drejtësi
Në lidhje me situatën e krijuar politike në vend, pas publikimit të video dhe audio materialeve nga ana e gazetarit Laris Gajser, në Gazetën italiane La Verita, ku qartësohet se të involvuar në zhvatje janë edhe disa zyrtarë shtetëror, si politikanë, prokurorë dhe gazetarë, ASH ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka shprehur qëndrimin e saj për rastin në fjalë.
Sipas kësaj partie ky rast ka goditur rëndë shpresat e qytetarëve për një sistem drejtësie të pavarur, shpresë e krijuar nga revolucioni laraman dhe që pritej të realizohej nga Prokuroria Speciale Publike e formuar enkas për të luftuar krimin dhe korrupcionin e lartë, shkruan in7.
“Sistemi i drejtësisë dhe politika qeveritare janë në lidhje të fortë me veprimet korruptive kriminale dhe joligjore. Rasti “Zhvatja” ka godit shpresën e qytetarëve për një sistem drejtësie të pavarur që do të rikthente besimin tek qytetarëve dhe që do të ishte konform vlerave euroatlantike”, ka thënë, Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri.
Aziri më tej shton se këto veprime nxisin shumë dilema dhe enigma, se mos vallë edhe në raste të tjera të Prokurorisë Speciale, për arsye të ndryshme nuk janë procesuar deri tani siç ishte rasti “Pacienti”, “Maxhar Telekom”, “Titanik 2”, duke potencuar se tani lind pyetja dhe dyshimi se pse nuk janë procesuar këto raste.
Nga kjo parti kërkojnë angazhim dhe mbështetje më të madhe nga bashkësia ndërkombëtare si SHBA dhe BE, duke u kyçur në organizimin e një takimi të liderëve të partive kryesore, për hapjen e procesit të zgjidhjes së kësaj krize.
“Përshëndesim porositë e qarta të aleatëve tanë ndërkombëtar, që potencuan se fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE është ngusht i lidhur me zbardhjen e plotë të rastit të fundit “Reket” dhe rasteve tjera. Drejtësia është e kapur nga politika dhe kemi krizë të thellë politike. Ne si ASH bëjmë apel tek përfaqësuesit ndërkombëtarë si SHBA dhe BE që ta shtojnë aktivitetin e tyre, jo vetëm përmes deklaratave, por të jenë dinamik dhe propozojmë që me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare të organizohet tryeza e liderëve ku do të shtrohen çështjet kryesore politike, ku me prioritet do të jenë kodi zgjedhor, pastrimi i listave, ligji për Prokurorinë Speciale dhe Ligji për regjistrimin. Po ashtu do të jenë qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Aziri.
Nga selia e ASH në Shkup, edhe një herë kjo parti ka pirërsëritur qëndrimin e saj të qartë se është më se e nevojshme që të zgjedhet një prokuror special nga vendet e BE ose nga SHBA, pikërisht për shkak të faktit se në rastin e fundit u dëshmua se institucionet e drejtësisë nuk kanë kapacitet të përballen me krimin dhe korrupcionin e lartë, për këtë, sipas ASH, duhet vullnet dhe dëshirë që të trajtojnë në mënyrë të pavarur rastet që ndodhën dhe që kanë qenë të montuara./in7.tv/
Lajme
Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.
Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.
“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv
Lajme
“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.
Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.
“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/
Lajme
Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.
“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi