Lajme
Vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik” të PSP-së
Në Gjykatën themelore penale në Shkup sot duhet që të vazhdojë gjykimi për rastin për parregullsitë zgjedhore, në lëndën e ashtuquajtur “Titanik”, të cilën e udhëheq Prokuroria Speciale Publike.
Seanca e fundit për këtë lëndë q[ është dashtur që të mbahet më 5 qershor, është shtyrë për shkak të mungesës së njërit nga të akuzuarit e kësaj lënde, që është Mile Janakievski.
Përveç Janakievskit, në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe ish-kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeki, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov , Dalibor Aleskoviç dhe Lenka Rashajkovska.
Ata akuzohen për mohim të së drejtës së votës, blerje të votave gjatë zgjedhjeve, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës.
Lajme
Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.
Lajme
Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
Lajme
Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare