Connect with us

Lajme

Rashford tërbon mediat serbr, feston golin me shqiponjën

Published

on

Festimi i Marcus Rashford në rastin e golit të parë në fitoren 4-0 të Manchester United ndaj Chelsea-t ka çmendur mediat serbe të cilat e kanë quajtur si provofik festimin e sulmuesit anglez me simbolin e shqiponjës me dy koka. Një festim të tillë e kanë përdorur më parë edhe Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, duke ngjallur shumë urrejte te serbët të cilët nuk e pranojnë simbolin e “Shqipërisë së Madhe”.

Menjëherë pas festimit të Rashford me shqiponjë ka reaguar e përditshmja serbe Kurir e cila shkruan: “Ky gjest i cili pati shumë reklamë vitin e kalaur pasi u aplikua nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, mesa duket është bërë shumë i njohur për futbollistët e botës. Tani ngrihet pyetja nëse Rashford është i vetëdijshëm për kuptimin e shenjës që bëri dhe si reagoi shoku i tij i skuadrës në stol Nemanja Matic që është me kombësi serbe”.

Në Serbi akoma nuk arrinë ta përtypin faktin që festimi me shqiponjën me dy koka është në modë dhe të gjitha këto lloj festimesh i quajnë provokime edhe pse qëllimi i Rashford nuk ka qenë të acarojë serbët duke festuar me simbolin e shqiptarëve.

Continue Reading

Kosovë

Suma: Vendimi i Supremes është befasues, pa asnjë argument

Published

on

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim.

Supremja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje” thuhet në vendimin e Supremes, njofton Klankosova.tv.

Me këtë rast ka ardhur edhe reagimi i kandidatit të pavarur për kryetar të Hanit të Elezit Rufki Suma.

Suma në Info Magazine në Klan Kosova tha se vendimi i Supremes nuk ka asnjë bazë edhe asnjë argument.

“Realisht është një vendim befasues. Ne ende nuk e kemi të qartë, një panel e ka marrë një vendim Gjykata Supreme e rrëzon atë vendim, e kthen përsëri në rivendosje pa ndonjë argument dhe pa ndonjë arsyetim në pesë faqe që i përshkruan më së shumti veprimet e PZAP-it”.

“Përndryshe vetëm akuzon se PZAP-i nuk ka pasur argumente të mjaftueshme për të marrë një vendim të tillë. Edhe njëherë po e them. Nuk tregon se në çka është e bazuar, në cilat argumente është i bazuar? kur vet kandidati tregon se i ka vizituar vendvotimet. Dhe me rastin e vizitës së vendvotimeve ajo është ndikim direkt”.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, para disa ditësh kishte anuluar votat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.

Sipas PZAP-së, zgjedhjet janë anuluar për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit dhe mbështetjes së votuesve.

Kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi sipas rezultateve të KQZ-së, për zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë me 50.98% të votave.

Continue Reading

Lajme

135 raste të reja, 11 viktima nga Covid-19 në Maqedoni

Published

on

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 1.514 testime kurse janë shënuar 135 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 91, Kumanovë – 14, Kavadar – 7, Strugë – 4, Prilep – 3, Manastir, Strumicë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Demir Hisar nga 2, Shtip, Koçanë, Gjevgjeli, Vinicë, Vallandovë dhe Kratovë nga 1 rast.

Regjistrohen 330 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 11 pacientë.

2 nga Shkupi (67 dhe 79 vjeç), 2 nga Kriva Pallanka (67 dhe 76 vjeç), 2 nga Kumanova (73 dhe 74 vjeç) dhe nga një pacient nga Makedonska Kamenica (82) ,Ohri (80) ,Prilepi (74) ,Probishtipi (64) dhe Shtipi(70).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im” nuk janë shënuar viktima tjera.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.366.002 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 199.901, numri i të shëruarve është 186.652, kurse i viktimave – 7.062. Numri i rasteve aktive është 6.187.

Continue Reading

Lajme

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Published

on

Çmimet e shitjes në pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98, të Eurodizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri edhe prej mesnatës mbeten të njëjta, kurse ka rënie të çmimit të Mazutit për 0.633 denarë për kilogram, ka vendosur sot Komisionin Rregullator për Energjetikë.

Me këtë vendim bëhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për 0.29%.

Çmimi me pakicë i Eurosuper BS-95 edhe më tej mbetet 76.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 78.5, i Eurodizel për 68.5, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 68 denarë për litër.

Me vendimin e KRrE-së, për 0.633 denarë ulet çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit dhe do të jetë 42.377 demarë.

Continue Reading

Aktuale