Connect with us

Lajme

Lëvizje e papritur në merkato / Perisic në Bayern

Published

on

Lëvizje e papritur në merkaton e futbollit botëror. Gjigandi gjerman, Bayeni i Mynihut siç duhet ka arritur akordin për të marrë në formë huazimi yllin e Kombëtares së Kroacisë dhe Interit, Ivan Perisic, shkruan in7.

Siç raportojnë mediat gjermane, Perisic është parë sot në Mynih për të kryer testet mjkekësore.

Flitet për një marrëveshje huazimi prej 5 milionë për një vit dhe me të drejtë blerjeje prej 20 milionë eurove.

Në orët në vazhdim pritet të nënshkruhet marrëveshja, ndërsa akoma është paqartë nëse Perisic është siguruar si lojtar rezervë derisa të kthehet nga dëmtimi Leroy Sane i Cityt apo ka marrë garanca se do të jetë titullar i bavarezëve./in7.tv/

 

Continue Reading

Lajme

ASH-dega Studeniçan: Ne mbështesim dhe përkrahim Azem Sadikin

Published

on

By

ASH-dega Studeniçan: Ne mbështesim dhe përkrahim Azem Sadikin

Dega e Aleancës për Shqiptarët (ASH) – në Komunën e Studeniçanit në rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale mbështet me strukturat e saj kryetarin aktual edhe për një mandat, Azem Sadiki.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i degës së ASH-së në Karshiakë, Avdil Imeri. “Vendim shumë i lehtë për strukturat e Aleancës për Shqiptaret se kënd duhet te përkrahim më 31 tetor ne Karshiakë. Punët e mira i prekim dhe i shohim çdo ditë andaj apelojmë te çdo anëtar dhe simpatizues i ASH-së si dhe te çdo banor i komunës tonë që fuqishëm te mbështesim kryetarin aktual z. Azem Sadiki që të vazhdojnë punët e mira për banorët e Karshiakës. -Te votojmë drejt dhe pastër, #Voto11”, ka bërë të ditur Imeri.

Në anën tjetër, pak orë më parë sekretari gjeneral i Aleancës për shqiptarët (ASH), Arben Taravari i ftuar në Tv Klan-M duke folur për mbështetjen e partisë së tij për kandidatët nëpër komunat ku nuk garon ASH-ja në rrethinë e dytë, ka theksuar se anëtarësi e ASH-së në Studeniçan është për mbështetje të kryetarit aktual të komunës Azem Sadiki.

“Në Studeniçan në parim, edhe pse nuk e kemi biseduar, logjika ime është që duhet të përkrahet ai kandidat që nuk është i BDI-së. S’kemi qëndrim partie po në parim e shoh se anëtarësia më së shumti duan ta votojnë atë që nuk është BDI. Por përsëri ato le të vendosin vet”, ka theksuar Taravari.

Continue Reading

Lajme

MPB: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën

Published

on

By

MPB: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen të dielën (31 tetor), MPB informon se edhe të shtunën edhe të dielën do të punojnë shërbimet administrative në komunat ku do të ketë votim, ndërsa qytetarët do të mund t’i marrin letërnjoftimet.

Departamenti i Çështjeve Civile, përkatësisht drejtoritë për punë administrative të kësaj njësie organizative në kuadër të MPB-së në Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë rajonale në kuadër të tyre më 30.10.2021 do të punojnë në pranimin dhe lëshimin e letërnjoftimeve me orar të rregullt, prej orës 08.00 deri në 16.00.

Nga MPB njoftojnë se njëkohësisht, Departamenti për Çështje Administrative – Shkup do të punojë për pranimin dhe dhënien e letërnjoftimeve me orar të rregullt të punës nga ora 08:00 deri në 16:00 vetëm në objektin e RTVM-së më 30.10.2021 (e shtunë).

“Të dielën, më 31 tetor 2021, të gjitha njësitë organizative kompetente të listuara do të punojnë vetëm në dhënien e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar të punës nga ora 07:00 deri në 19:00, duke përfshirë edhe pikat e shpërndara në Shkup (Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë)”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Kosovë

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Published

on

By

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Kryeministri i Kosovës Albini Kurti, ka folur në konferencë për media për kërcënimet që ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në një postim në Facebook, një person me llogari false kishte thënë se do të paguante para për vrasjen e Kurtit.

Kurti ka thënë se nuk ndihet i kërcënuar dhe se nuk e ka ndryshuar agjendën që e kishte të planifikuar. Ai nuk ka dhënë detaje se për çka është kërcënuar dhe nga kush.

“Unë nuk ndjehem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë që i vlerësojnë rrethanat e caktuara, përndryshe unë as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, tha Kurti.

Kurti u përgjigj edhe sa i përket pyetjes për braktisjen e institucioneve nga përfaqësuesit serb.

“Mund të ketë pretekste të imagjinuara, por nuk ka arsye që përfaqësuesit serb t’i braktisin institucionet”, tha Kurti.

Burimi

Continue Reading

Aktuale