Connect with us

Lajme

Kush do ta marrë në pyetje Katica Janevën?

Published

on

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore Pubike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, të mërkurën do të kthehet nga pushimi dhe do të fillojë me punë.

Nga Prokuroria thonë se të gjithë të përfshirët në rastin “Zhvatja” do të merren në pyetje, duke përfshirë edhe prokuroren speciale Katica Janeva, por nuk zbulojn se kur kjo saktësisht do të ndodhë, transmeton Telegrafi, përcjell in7.

Më herët në mediume u njoftua se prokurorja e PSP-së Lile Stefanova, e cila është kompetente për rastin “IMPERIJA”, të martën do të dëshmojë para prokurorit që e zëvendëson Ruskovskën deri sa është në pushim.

Ndërsa sipas disa informacioneve Janeva do të jetë e para që do të merret në pyetje nga Ruskovska, pasi kjo e fundit të kthehet nga pushimi.

Ndryshe, rasti “Zhvatja” javë më parë u hap nga Prokuroria Themelore Publike, në të cilin sipas mediumit italian “La Verita” e cila e para publikoi disa pamje dhe audio-incizime, e përfshirë është edhe prokurorja speciale Katica Janeva.

Continue Reading

Lajme

Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv

Continue Reading

Lajme

“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.

Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.

“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Published

on

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.

“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale