Connect with us

Lajme

KUJDES/ ISHP: Uji në komunën e Tearcës është i ndotur, nuk mund të përdoret për pije

Published

on

Gjatë ditës së sotme Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar rezultatet e ujit të pijshëm në Komunën e Tearcës, transmeton in7.

Uji në fshatin Tearcë të Komunës së Tetovës edhe më tej është i ndotur dhe nuk mund të përdoret për pije. Kështu flasin rezultatet nga Qendra e Shëndetit Publik të Tetovës, nga ku njoftojnë se të gjitha rekomandimet e mëparshme mbeten në fuqi.

Ilia Iliovski nga kjo Qendër njofton për probleme në sistemin e klorifikimit të ujit dhe se ekziston edhe një ndotje e vogël bakteriale. Iliovski shpreson në zgjidhje të shpejtë të problemit.

“Bëhet fjalë për ndotje bakteriale, në atë pjesë nga ku furnizohen me ujë të pijshëm fshati Tearcë, Gllogjë dhe fshati Përshevcë. Në fshatin Gllogjë gjendja është edhe më alarmante. Jemi në komunikim me Komunën për tejkalimin e këtij problemi. Gjatë kësaj periudhe mbeten rekomandimet në fuqi, që uji të shfrytëzohet vetëm për çështje teknike dhe jo për pije… Bëhet fjalë për mënyrën e glorifikimit të ujit, ekziston edhe një ndotje e vogël fekale, por shpresojmë se në një afat më të shkurtër ky problem do të zgjidhet”, deklaroi Ilia Iliovski, Qendra e Shëndetit Publik, Tetovë.

Gjatë disa ditëve të kaluara, në rajonin e Komunës së Tearcës, mbi 500 persona nga tre fshtara të kësaj komune, Tearcë, Përshevcë dhe Gllogjë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore me simptome të infektimit nga virusi rota.

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale