Connect with us

Maqedonia e Veriut

20-vjeçari shqiptar sjell Applinka, aplikacioni që sfidon shokët në mbrojtje të natyrës

Published

on

Pas aplikacionit të suksesshëm Movies Diary 20-vjeçari nga Shkupi, Endrit Rushit student i IT-së pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, sjell një tjetër aplikacion, këtë herë pak më zbavitës dhe me një mesazh mjaft domethënës.

Pak ditë më parë është publikuar aplikacioni “Applinka” që të lejon të sfidosh shokët me disa gara që ka brenda të cilës do të kenë impakt në mbrojten e ambientit.

Disa nga sfidat që mund të krijosh janë: Ecje deri në punë, vrapim, pastrim i parqeve, riciklim dhe shumë të tjera.

Gjate krijimit te sfides, krijuesi vendos dhe një çmim të cilin në fund të garë humbësi do të duhet t’i paguajë fituesit. Dhe vetë çmimi është zbavitës, dhe jo në vlerë monetare por një çmim që i bashkon të gjithë, një kafe, një picë apo diçka tjetër.

Endrit Rushiti thotë se qëllimi aplikacionit është të mbrojmë ambientin duke bërë sfida zbavitese dhe duke u socializuar me shokët.

Ai ka fituar dy çmime ndërkombëtare me këtë projekt. “Të ruajmë ambientin, të ruajmë planetin tonë ose përndryshe ju dhe të gjithë ne do të mbetemi thjesht “histori”, thotë ai.

Aplikacionin mund ta shkarkoni KËTU.

Continue Reading

Lajme

Kufizime për hyrje në Itali për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Published

on

Italia ka vendosur masa kufizuese për qytetarët e disa vendeve gjatë hyrjes në Itali, duke lejuar të hyjnë qytetarët vetëm për motive të caktuara në Itali nga data 26 tetor deri 15 dhjetor/

Kufizimet vlejnë për shtetasit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Libani, Azerbajxhani, Moldavia, Brunei dhe Armenia.

Ministria për punë të jashtme në Shqipëri sqaroi që qytetarët do të mund të hyjnë për këta motive: motive pune, motive shëndeti, motive studimi, motive urgjence, persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali, sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

“Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik”, deklarojnë nga Ministria.

Continue Reading

Lajme

135 raste të reja, 11 viktima nga Covid-19 në Maqedoni

Published

on

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 1.514 testime kurse janë shënuar 135 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 91, Kumanovë – 14, Kavadar – 7, Strugë – 4, Prilep – 3, Manastir, Strumicë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Demir Hisar nga 2, Shtip, Koçanë, Gjevgjeli, Vinicë, Vallandovë dhe Kratovë nga 1 rast.

Regjistrohen 330 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 11 pacientë.

2 nga Shkupi (67 dhe 79 vjeç), 2 nga Kriva Pallanka (67 dhe 76 vjeç), 2 nga Kumanova (73 dhe 74 vjeç) dhe nga një pacient nga Makedonska Kamenica (82) ,Ohri (80) ,Prilepi (74) ,Probishtipi (64) dhe Shtipi(70).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im” nuk janë shënuar viktima tjera.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.366.002 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 199.901, numri i të shëruarve është 186.652, kurse i viktimave – 7.062. Numri i rasteve aktive është 6.187.

Continue Reading

Lajme

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Published

on

Çmimet e shitjes në pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98, të Eurodizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri edhe prej mesnatës mbeten të njëjta, kurse ka rënie të çmimit të Mazutit për 0.633 denarë për kilogram, ka vendosur sot Komisionin Rregullator për Energjetikë.

Me këtë vendim bëhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për 0.29%.

Çmimi me pakicë i Eurosuper BS-95 edhe më tej mbetet 76.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 78.5, i Eurodizel për 68.5, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 68 denarë për litër.

Me vendimin e KRrE-së, për 0.633 denarë ulet çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit dhe do të jetë 42.377 demarë.

Continue Reading

Aktuale