Connect with us

Kulturë

Kurban Bajrami, pak informacion rreth festës!

Published

on

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.

Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramë, që do të thotë “Festa e Flijimit”.

Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.

Po t’a përmbledhim me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para.

(BalkanWeb)

Continue Reading

Kulturë

“Mjekimi” – Shuplakë institucioneve të shëndetit mendor

Published

on

By

“Mjekimi” – Shuplakë institucioneve të shëndetit mendor

Me tekst të Endal Walsh, e regji të Qazmedin Nuredini, mbrëmë Teatri Ultra dha premierën e shfaqjes “Mjekimi”, në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovë, shkruan Alsat.

Me një lojë brilante të aktorëve: Shkëlqim Islami, Faton Ibrahimi, Sefedin Shabana dhe Qazim Ameti-bateri, kjo shfaqje solli para audiencës një kritikë të ashpër ndaj institucioneve tona të shëndetit mendor dhe në mbarë botën.

“Mjekimi” – është një shfaqje absurdi që mjegullon kufirin midis kastit dhe audiencës, një meditim qesharak dhe prekës se si trajtohen ata që ne i quajmë “të sëmurë mendor”.

Shfaqja u mirëprit nga audienca që ishin në numër mjaft të madh, derisa më 30 maj pritet ta ketë reprizën e parë, para një rrugëtimi të gjatë nëpër festivale të shumta që e presin këtë shfaqje./ Alsat.mk

Continue Reading

Kulturë

Ndërron jetë në moshën 79 vjeçare, kompozitor i njohur botëror

Published

on

Evangelos Odysseas Papathanassiou i njohur me emrin artistik si Vangelis, kompozitori grek i njohur për kolonën zanore të filmit “Makinat e zjarrit”, ka vdekur në moshën 79-vjeçare, njoftoi sot Agjencia e Lajmeve të Athinës.

Duke cituar një deklaratë nga zyra e avokatit të tij, ANA raportoi se Vangelis vdiq të martën në orët e mbrëma, pa të dhëna shtesë për shkakun e vdekjes, përcjell “Reuters”.

Evangelos Odysseus Papathanasius, i njohur si Vangelis, lindi në Volos më 29 mars 1943 dhe është një nga kompozitorët më të famshëm dhe më të rëndësishëm grekë të të gjitha kohërave.

Continue Reading

Kulturë

Veprat e Bahut, Paganinit, Vivaldit e Moxartit sonte do të luhen në Tetovë nga Orkestra Rinore e Shqiptarëve të RMV-së

Published

on

Sonte në ora 20:00 do të mbahet “Koncerti për Kitarë dhe Orkestrën” nga Orkestra Rinore të Shqiptarëve të RMV-së, njofton Portalb.mk.

Ngjarja do të zhvillohet te qendra “Shift Center” – Tetovë.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për t’i dëgjuar veprat e kompozitorëve botëror si J.S. Bah, N. Paganini, A. Vivaldi dhe V.A. Moxart të interpretuara nga talentët e qytetit të Tetovës me dirigjent Premtim Etemi! Solist: Jetmir Mehmedi.

Continue Reading

Aktuale