Connect with us

Kulturë

Bakllavaja, historia e ëmbëlsirës së Bajramit

Published

on

Historia e bakllavës është shumë-ngjyrëshe si historia e tokave të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme.

Besohet gjerësisht, se asirianët në rreth shekullit të 8-të, ishin njerëzit e parë që vendosën disa shtresa të bukës së hollë, me arra të copëtuara në mes atyre shtresave, shtuan pak mjaltë dhe e futën atë në furrat e tyre primitive me djegien e drurit.

Ky version i hershëm i njohur i bakllavës u pjek vetëm në raste të veçanta. Në fakt, bakllava historikisht konsiderohej një ushqim për të pasurin deri në mesin e shekullit të 19-të. Në Turqi, deri më sot mund të dëgjojmë një shprehje të përbashkët që përdoret shpesh nga të varfrit, , duke thënë: “Nuk jam i pasur aq sa të ha bakllavë dhe byrek çdo ditë”.

Detarët grekë dhe tregtarët që udhëtonin në lindje në Mesopotami shpejt zbuluan kënaqësitë e bakllavës. Ajo mahniti shqisat e tyre të shijes, kësisoj ata sollën recetën në Athinë.Kontributi më i madh i grekëve në zhvillimin e kësaj ëmbëlsire është krijimi i një teknike të brumit që e bëri të mundur që të rrokulliset aq hollë si një gjethe, në krahasim me pëlhurën e pjekur dhe me bukë të brumit asirian. Në fakt, emri “Phyllo” u krijua nga grekët, që do të thotë “fletë” në gjuhën greke.Prej shekullit të 18-të, nuk kishte asgjë të mirë mjaftueshëm për të shtuar shijen dhe cilësinë e përsosur të saj.

Kishte, megjithatë, disa modifikime në formësimin dhe në paraqitjen e bakllave në një tabaka për pjekje (të quajtur Sini), tradicionalisht u shtrua dhe u pre në sheshe apo trekëndësha, iu dha një “prekje franceze” në fund të shekullit të 18-të. Atëherë kur Perandoria filloi të hapte veten ndaj ndikimeve kulturore (dhe kulinare) perëndimore, drejtuesi i përgjithshëm (Kahyabasi) i Kuzhinës Imperial nuk humbi mundësinë që të punësojë Guillaume, një ish kuzhinier i pastave të Marie Antoinette, i cili në mërgim në pallatin turk pasi mësoi se si të piqte bakllava-në, krijoi teknikën e “kupolës” të prerjes dhe të palosjes së bakllavës, të cilat më pas u quajtën “Baklava Francaise” (Frenk Baklavasi) sipas kombësisë së krijuesit të saj.Historia e bakllavës zbulon se ajo erdhi nga Lindja e Largët ,edhe kështu, vende të ndryshme ofrojnë variacione të shijshme.

Marrë nga Periskopi

 

Continue Reading

Kulturë

Përgatitet ligji i ri për Kulturë, Sindikata e Kulturës ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura (Video)

Published

on

By

Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura për projekt-versionin e Ligjit të ri për Kulturë, duke alarmuar se nuk janë të kyçur në grupet e punës, me cka sipas tyre, cënohen raportet e mira që me vite janë ndërtuar me Ministrinë e Kulturës, përcjell in7

“Përmes procesit jotransparent, që në thelb nuk dallon shumë nga ligji skandaloz I vitit 2014, sinqerisht dhe publikisht pyesim nëse diksuh me qëllim në atë Ministri dëshiron të cënojë raportet e partneriteit dhe nëse dikush përmes këtij propozim ligji përpiqet ta sabotojë dialogun social” – tha Vera Atanasovska, kryetare e Sindikatës për Kulturë të Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se Propozimligji për realizimin e interesit publik në kulturë, që është dorëzuar në Kuvend në Janar të vitit 2020, për shkak të vërejtjeve të shumta është tërhequr nga procedura e mëtejshme.

“Teksti është dërguar tek sindikatat me kërkesë që të japin mendime dhe vërejtje deri më 8 nëntor 2022. Në periudhën e ardhshme do të punohet në këtë projekt-version konform propozimeve, vërejtjeve dhe mendimeve të sindikatës. Periudha kohore nuk është e kufizuar dhe kur teksti të harmonizohet me sindikatat, do të nis procedura për debat të gjerë publik” – thonë nga ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës beson se sindikatat me pjesëmarrjen e tyre në përgatitjen e ligjit të ri për Kulturë, do të japin një kontribut cilësor për të rregulluar këtë sferë dhe do të kontribuojnë për një ligj të ri, bashkëkohor dhe evropian për kulturë./in7.tv/

Continue Reading

Kulturë

Akuzohet nga prindërit për sjellje agresive, arrestohet nga policia

Published

on

By

Akuzohet nga prindërit për sjellje agresive, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka arrestuar 43 vjeçarin nga Tetova, të cilin paraprakisht e denoncuan prindërit e tij për sjellje agresive ndaj tyre. Policia merret me zbardhjen e rastit.

“Dje në mbrëmje (11-gusht) rreth orës 22:35, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 43-vjeçarin O.S. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga prindërit e tij se po sillej agresive ndaj tyre. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Continue Reading

Kulturë

Sërish raketa drejt centralit bërthamor në Ukrainë

Published

on

By

Sërish raketa drejt centralit bërthamor në Ukrainë

Sulme të tjera me raketa janë raportuar mbrëmjen e së enjtes dhe mëngjesin e së premtes në drejtim të centralit bërthamor të Zaporizhzhia, mes Rusinë dhe Ukrainën që akuzojnë njëra-tjetrën për përgjegjësinë.

Mediat raportojnë se të paktën 10 raketa ranë pranë zyrës dhe stacionit të zjarrfikësve në termocentralin bërthamor më të madh në Europë.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i thirrur për të diskutuar situatën, kreu i Agjencisë Bërthamore, Rafael Grossi paralajmëruar kjo është diçka e rëndë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha gjithashtu ngjarja mund të çojë në një katastrofë të rëndë.

Kina dhe SHBA kërkuan që ekspertët e OKB-së të lejohen urgjentisht të vizitojnë centralin, por kërkesa të ngjashme në të kaluarën deri më tani nuk janë pranuar.

Më herët, SHBA-ja bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth tij, por përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha se çmilitarizimi nuk është një opsion, pasi ai do ta bënte centralin më të prekshëm ndaj provokimeve dhe sulmeve terroriste.

Continue Reading

Aktuale