Connect with us

Lajme

Zhernovski: Skenare kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, ja kush janë faktorët?

Published

on

Zëvendësministri i jashtëm, Andrej Zhernovski ka alarmuar se ekzistojnë forca të jashtme dhe të brendshme që në mënyrë të vazhdueshme po punojnë në projektin e ashtuquajtur “Republika e Maqedonisë së Veriut nuk guxon të hyjë në NATO dhe BE.

Sipas tij, populli këto struktura i ka parë në vepër, gjatë kohës dhe pas referendumit, ndërsa kapacitetet e tyre tanimë janë drejtuar lidhur me BE-në dhe datën për bisedime.

“Në përkthim projekti tani ka titull më lokal dhe është i evidentuar si ‘tetori’, me qëllimin e ngjajshëm gjeostrategjik.

Në këtë projekt, kuptohet se janë përfshirë edhe mediat, ato të brendshme, por edhe të jashtme. Kjo nuk është dicka e re…Janë përfshirë edhe para, shumë para…”, ka shkruar ndër të tjera Zhernovski.

Ai ka nënvizuar se afera aktuale, pa dyshim se i ka ardhur si e porositur. Dhe kuptohet se do ta (keq)përdorin. Andaj jam i bindur se përgjigja e vetme e mundshme dhe e suksesshme është që të shkohet deri në fund. Ama, deri në fund! Ose të pastrojmë se kush është i involvuar, ose do të shkojmë.

Zhernovski ka komentuar edhe rolin e opozitës, që sipas tij, ajo luan si ti thonë.

Continue Reading

Bota

Varfëria ekstreme shtyn familjen afgane ta shesë foshnjën për 500 dollarë

Published

on

By

Varfëria ekstreme shtyn familjen afgane ta shesë foshnjën për 500 dollarë

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë. Në këtë shtet gjendja është bërë alarmante veçanërisht pasi talebanët kanë marrë kontrollin në gusht.

Fondet ndërkombëtare që i japin shtytje ekonomisë së brishtë në Afganistan janë ndaluar, ndërsa bota po debaton se si të merret me regjimin tabelan, raporton BBC.

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të rëndë, se miliona do të vdesin në Afganistan nëse ndihmat nuk arrijnë në vend.

Një familje në Afganistan për BBC ka treguar se si është dashur ta shesë foshnjën për shkak të varfërisë ekstreme. Pasi po vdesin nga mungesa e ushqimit.

“Fëmijët e tjerë po vdesin nga uria, kështu që u desh ta shisnim vajzën. Si të mos jem e trishtuar? Është vajza ime. Uroj të mos isha e detyruar të bëja këtë”, ka thënë nëna e vajzës.

Ndërkohë babai i saj ka thënë se nuk po kanë fare ushqim dhe se është i detyruar ta bënte.
Personi që bleu vajzën i ka paguar atij më tepër se gjysmën e 500 dollarëve. Vajza do të qëndrojë te familja derisa të jetë në gjendje të ecë. Personi që e bleu i ka thënë familjes se vajza e vogël kur të rritet do të martohet me një nga fëmijët e tij.

Gazetarja e BBC-së ka treguar se si ka parë edhe raste tjera në Afganistan ku varfëria ka detyruar familjet që t’i shesin fëmijët. Madje ajo ka treguar se një person i është afruar asaj dhe e ka pyetur nëse dëshiron ta blejë një fëmijë.

Video

Continue Reading

Kosovë

Haxhiu reagon për dënimin me 8 muaj burgim për dhunuesit e 15-vjeçares

Published

on

By

Haxhiu reagon për dënimin me 8 muaj burgim për dhunuesit e 15-vjeçares

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reguar pas dënimit me vetëm 8 muaj e 8 ditë burg për personin që dhunoi një 15-vjeçare në Pejë.

Haxhiu thotë se është e shqetësuar për këtë vendim siç e quan ajo absurd dhe të padrejtë. Ajo thekson se vendime të tilla motivojnë dhunuesit dhe dhunojnë për së dyti herë viktimat.

“Sapo përfundova fjalën në konferencën që i dedikohej viktimave të krimit, u njoftova me lajmin që dhunuesi seksual ndaj vajzës 15 vjeçare qenka dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim, pa asnjë rrethanë rënduese dhe fatkeqësisht shumë rrethana lehtësuese. Jam shumë e shqetësuar në raport me këto vendime absurde të padrejta dhe që motivojnë dhunuesit dhe që dhunojnë për së dyti herë viktimat”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Continue Reading

Kosovë

Kosovë, një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID

Published

on

By

Kosovë, një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID

Tre persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa një tjetër ka humbur betejën me virusin.

Të dhënat e prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë kryer 1298 testime. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225. Në total numri i rasteve aktive është 438.

Continue Reading

Aktuale