Connect with us

Lajme

Zaev: Boki 13 ka përdorur gënjeshtra për t’u treguarë i fort para Kamçevit

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev përmes rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me video dhe audio materialet e publikuara nga gazeta italiane La Verita ku për herë të parë u përmend emri i tij, shkruan in7.

Ai ka bërë thirrje që rasti “Zhvatja” të hetohet deri në fund dhe ka theksuar se emri i tij është keqpërdorur.

“Gjatë kësaj nxirren gënjeshtra me qëllim njëri bashkëbisedues të përforcoj pozicionin e tij të autoritetet para bashkëfolësit tjetër. Në mënyrë kategorike i hedhë poshtë dhe them me përgjegjësi, çfarëdo lidhje, bashkëpunim ose komunikim me të dyshuarin Bojan Jovanovski në lidhje me rastin ‘Zhvatja’ dhe për çfarëdo tjetër çështje që janë lëndë e hetimit për këtë rast”, ka shkruar Zaev.

Ai ka shtuar se me Bojan Jovanovskin, ka biseduar vetëm për aktivitetet humanitare, ndërsa Qeveria, e as ai nuk kanë pasur bashkëpunim të mëtutjeshëm as formale e as joformale.

“Jam paraqitur edhe në intervistë tek 1tv, sic jam paraqitur rregullisht edhe në media tjera. Edhe njëherë ju bëj thirrje organeve hetuese në tërësi, pra në tërësi ta hetojnë rastin dhe të sjellin vendime. Institucionet e pushtetit ekzekutiv u janë në dispozicion me kapacitetin e plotë organeve hetuese dhe gjyqësore”, ka shtuar Zaev.

Sipas tij Maqedonia e Veriut është e gatshme për drejtësi sa do që ajo të jetë e rëndë dhe traumatike.

“Po vjen drejtësia, çdokush do të përgjigjet për veprimet e veta edhe atë në procedurë të drejtë dhe transparente dhe në përputhje me ligjin”, ka shtuar më tej Zaev.

Ai ka shtuar se do të bëj gjithçka në interes të qytetarëve të vendit.

“Të jeni të bindur se armiqtë e vendit tonë nuk do të arrijnë në planin e tyre duke shfrytëzuar kriminel, manipulues dhe mashtrues ta pengojnë suksesin e vendit, anëtarësim në NATO dhe fillim të bisedimeve me BE”, përfundon kryeministri Zaev.

Continue Reading

Lajme

Deri në ora 09:30, jehona e votuesve në Tetovë është 3,4 për qind

Published

on

Autoritetet e Komisioni Shtetërorë Zgjedhorë në Tetovë njoftojnë se deri në ora 9:30, jehona e votuesve në zgjedhjet lokale është 3,4 për qind.

“Deri në ora 9:30, sa kemi mundur të mbledhim informacione pasi Komisioni Komunal i Tetovës përfshin 117 vendvotime, dhe duhet të bimë në kontakt me kryetarët. Deri në ora 9:30 kemi dalje prej 3,4 për qind në nivel të komunës së Tetovës”, Nazim Dauti nga KSHZ Tetovë.

Continue Reading

Lajme

Linjë e hapur tek Avokati i popullit për shkeljen e të drejtës së votës 0800-54321

Published

on

Qytetarët në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale sot mund të raportojnë çdo shkelje të të drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800-54321, e cila do të funksionojë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në zyrën e Avokatit të popullit. Nga Avokati i popullit, gjithashtu informon se të hapur për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votës.

Përveç linjës falas, qytetarët do të mund të telefonojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit për mbrojtjen e të drejtave të tyre: Tetovë: 044 344- 082, Strumicë: 034 329- 996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310 , Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit gjithashtu theksojnë se e drejta e votës është e garantuar në mënyrë kushtetuese si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për ushtrimin e kësaj të drejte, prandaj shkelja aksidentale e lirisë zgjedhja e zgjedhësve si dhe shkeljet e tjera të së drejtës për të votuar janë vepra penale të dënueshme dhe apelon tek të gjithë aktorët në procesin zgjedhor që të respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.

Continue Reading

Lajme

Gjermania i jep kredi milionëshe Turqisë për mbrojtjen e klimës

Published

on

Gjermania do ta mbështesë financiarisht Turqinë për teknologji më të favorshme ndaj mjedisit.

Këtë e deklaroi kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës në Stamboll.

“Gjermania do të mbështesë në nivel bilateral”, tha Merkel pas takimit me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan.

Lidhur me këtë po zhvillohen ende bisedime. Sikurse njofton agjencia e lajmeve Reuters, Turqia pas ratifikimit të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e Klimës ka marrë një premtim kredie në vlerën mbi 3.1 miliardë euro.

Kjo shumë, sipas marrëveshjes, do të lëvrohet nga Banka Botërore, Franca dhe Gjermania.

Gjermania duhet të lëvrojë mbi 200 milionë euro, bëhet e ditur. Merkel e përshëndeti ratifikimin nga Turqia të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e Klimës. Tani të gjitha shtetet e G20 e kanë nënshkruar këtë marrëveshje.

Takimi mes Merkelit dhe Erdoganit u zhvillua në pjesën historike të qytetit Tarabya buzë ngushticës së Bosforit.

Tema të tjera të vizitës së lamtumirës të kancelares në Stamboll ishin edhe Afganistani dhe bisedimet që po zhvillohen me talibnët, situata aktuale në Libi e në Siri si dhe politika e BE-së për migracionin. Merkeli deklaroi, se në samitin e BE-së javën e ardhshme do të angazhohet, që Turqia të marrë ndihma të mëtejshme nga BE për kujdesin ndaj refugjatëve sirianë.

Turqia ndodhet në njërën prej itinerareve kryesore të transitit për refugjatët që synojnë të mbërrijnë në Evropë. Në marrëveshjen e vitit 2016 Ankaraja premtoi ndër të tjera se do të veprojë kundër bandave të kontrabandës me njerëz, që kalojnë refugjatët në Greqi. BE e ka mbështetur në kompensim Turqinë gjatë viteve të kaluara me shuma miliardëshe.

Merkeli tha, se është evidentuar, që për disa tema ne jemi të një mendimi.

“Ne e kuptojmë që në aspektin gjeostrategjik jemi shumë të varur nga njëri-tjetri”, deklaroi kancelarja duke iu referuar Afganistanit, migracionit ilegal, si edhe zhvillimeve në Afrikë. /Deutsche Welle/

Continue Reading

Aktuale