Connect with us

Lajme

Kim Mehmeti: Siç duke Zaevi sheh e dëgjon vetëm atë që ia lejojnë mafiozët e kriminelët

Published

on

Shkrimtari dhe publicisti, Kim Mehmeti në rrjetin social Facebook ka komentuar ngjarjet e fundit në Maqedoni, duke shkuar edhe më tej aferave që janë top temë në vend, transmeton in7.

Mehmeti shtron edhe disa pyetje tjera që shpalosin shumë dukuri negative në vend, duke u nisur nga ‘haraçi’ për t’u punësuar e deri te emërimet e gjykatësve që vlerë të vetmen kanë librezat partiake dhe afërsinë familjare me funksionarët e BDI-së.

Shkrimi i plotë i Kim Memetit në rrjetin social Facebook:

“A është e mundur që Kryeministri i Maqedonisë të mos ketë dëgjuar se një vend pune në administratën shtetërore kushton prej 3000 – 5000 EU? Vallë është e mundur që Kryeministrin e Maqedonisë askush të mos e ketë informuar se kryetarët e komunave të BDI-së, ua sheshin pronën shtetërore vetëm partiakëve të vet, si ta kishin atë të trashëguar nga gjyshërit e tyre? A është e mundur që Kryeministri i Maqedonisë të mos dijë gjë për kryetarët e komunave që u japin leje ndërtimi kompanive ndërtuese pasi ato të kenë pranuar pagesën e ‘haraçit’ të duhur me banesa? A është e mundur që Kryeministri i Maqedonisë të mos ketë dëgjuar asgjë për gjykatësit që vlerë të vetmen kanë librezat partiake të BDI-së, apo pse janë familjarë të funksionarëve të kësaj partie? A thua ka mundësi që Kryeministrit të Maqedonisë të mos i kenë bërë përshtypje spekulimet se kur të plagosë deputeti i BDI-së atëherë mjekëve u ndalohet të ta nxjerrin plumbin nga trupi, që të mos mund të dëshmosh se dora e kujt të ka marr në qafë? A ka mundësi që Kryeministri i Maqedonisë të jetë i vetmi në këtë shtet që nuk ka dëgjuar gjë për zhvatjet që ua bëjnë biznesmenëve të këtushëm edhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt? Është e mundur vallë që Kryeministri i sotëm i Maqedonisë ende të mos e ketë marrë vesh se në vendin që ai drejton shkon në burg hallexhiu që vjedh një bukë për t’i ushqyer fëmijët, por jo edhe ai që vjedh me miliona euro, e që ato pastaj i ndanë me burrështetas dhe gjykatës special e të rëndomtë? Dhe nëse për gjitha këto, e për shumë të tjera, Kryeministri i Maqedonisë as ka dëgjuar, e as dinë gjë, atëherë kjo do të thotë se mbase ai dëgjon dhe sheh vetëm atë që ia lejojnë grupet mafioze e kriminale, në emër të të cilëve e drejton shtetin dhe na sundon neve!”

Continue Reading

Kosovë

Anëtari i kryesisë së VV-së propozohet për ambasador në Zagreb

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministria e Punëve të Brendshme pritet të emërojnë shumë shpejtë ambasadorët e rinj në disa vende.

Sipas burimeve të Reporteri.net, në Zagreb të Kroacisë pritet të emërohet ambasador, Martin Berishaj.

Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, Martin Berisha rezulton që është pjesë e kryesisë së këtij subjekti.

Emri i tij është i vendosur menjëherë pas atij të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Martin Berishaj është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në disa programe dhe module të arsimit të lartë në Slloveni dhe jashtë saj (Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Hungari, Itali).

Aktualisht, Berishaj është shef I Institutit për Studime Shqiptare në Slloveni si dhe anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Berishaj në të kaluarën kishte qenë pjesë e komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi të krijuar nga Ramush Haradinaj, teksa sugjeronte që si zgjidhje të përdorej precedenti Gjirit të Piranit, ku Sllovenia dhe Kroacia kishte dërguar çështjen në Arbitrazh Ndërkombëtar.

Në maj të këtij viti, ministrja Gërvalla shkarkoi 12 ambasadorë duke premtuar se Kosova nuk do të ketë vakum diplomatik, megjithatë një gjë e tillë ndodhi me largimin e Hajdin Abazit nga ambasada në Australi, ku edhe tre muaj pas shkarkimit të tij MPJ dështoi të dërgonte një diplomat të ri.

Continue Reading

Lajme

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë, ndjehen deri në Tiranë

Published

on

Lëkundje tërmeti është regjistruar pak më parë ne vendin tonë.

Sipas EMSC, lëkundja me magnitudë 2. 9 ballë u regjistrua 10 km nga Korca dhe thellesi 2 km, por eshte ndjere deri ne Tirane.

Kujtojmë që javët e fundit në vendin, tonë, në qytetë të ndryshme të vendit janë shënuar lëkundje tërmeti, duke rikthyer frikën tek qytetarët.

Continue Reading

Lajme

Rinis furnizimi me ujë për banorët e Krujës/ ISHP: Ka prani të bakterit Enterokokus

Published

on

Furnizimi me ujë për banorët e qytetit të Krujës do të rinisë sot në orën 20:00 me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Krujë, deri në një njoftim të dytë, uji do të përdoret vetëm për arsye sanitare dhe jo për t’u pirë.

“Lutemi për mirëkuptimin Tuaj në zbatim të protokolleve të Higjienës dhe Sigurisë së Shëndetit Publik, që uji i rrjedhshëm nga rrjeti si dhe uji në depozitat familjare të përdoret vetëm për nevoja sanitare shtëpiake dhe jo për konsum për pirje dhe gatim, deri në një njoftim të dytë nga ana e Ujësjellës Kanalizime Krujë”, sipas njoftimit të UKK.

ISHP ka dalë në përfundime se helmimi i mbi 600 qytetarëve në Krujë ka ardhur si pasojë e ujit duke e cilësuar si epidemi hidrike nga ndotja sipërfaqësore e ujërave nga shiu.

Për këtë ISHP bëri përgjegjës ujësjellësin se ka vepruar me vonesë për rastin dhe se ka kapur çrregullimet që i kanë ndodhur në depon kryesore.

“Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri Enterokokus, shkak i këtyre shqetësimeve, situata që sot flasim është shumë e qetë, ka mbaruar pothuajse shqetësim, do e ndjekim me rigorozitet, epidemi e shkaktuar nga uji. Kemi konstatuar në një pikë, por rezultate kanë ardhur pa ndërhyrjes që ka bërë vetë ujësjellësi i Krujës pas pastrimit dhe klorinimit. Kam bindjen se në ditët në vijim nuk do këtë probleme. Për aq kohë epidemi hidrike, përgjegjësia i bie ujësjellësit të Krujës, duhet të kishin qenë më të kujdesshëm që me turbullirën e parë të këtij shqetësimi. Autoritetet duhet të kishin vepruar më shpejtë. Ndotja ka qenë sipërfaqësore si rezultat i shirave, ka pasur çrregullime nga ujësjellësi”, tha mjeku Ulqinaku.

Mësohet se autoritetet lokale kanë dezinfektuar depozitën kryesore që përdoret për ujin e pijshëm.

Një pjesë e banorëve e kanë marrë ujin nga autobotët që qarkullojnë nëpër qytet, kurse një pjesë tjetër e kanë blerë atë.

Një ditë më parë, Prokuroria e Krujës njoftoi nisjen e hetimeve, ku theksohet se është në pritje të analizave përfundimtare, edhe pse dyshimet e para janë që uji i pijshëm të ketë pasur ngarkesë bakteriale esheria koli dhe streptokoku fekale.

Prokuroria ka zbarkuar tek ndërmarrja ujësjellës-kanalizime Krujë, ku janë marrë disa dokumente si dhe janë marrë në pyetje drejtuesit e këtij institucioni.

Continue Reading

Aktuale