Kosovë
Ja në cilat raste shqiptarët jashtë Shqipërisë mund të fitojnë shtetësinë shqiptare
Projektligji i ri “Për Shtetësinë” i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë më 31 korrik, pritet së shpejti t’i dorëzohet Parlamentit të Shqipërisë. I njëjti parasheh fitimin e shtetësisë me origjinë, ku të gjithë shqiptarët të lindur në shtete të tjera, por që arrijnë të vërtetojnë origjinën e tyre, do të mund të marrin shtetësinë e Shqipërisë.
Derisa qytetarët e Republikës së Kosovës u përjashtuan nga marrja e shtetësisë shqiptare me një vendim të vitit 2013, sipas nenit 6 të projektligjit të ri “Për Shtetësinë”, krijohet mundësi që të gjithë shqiptarët, që arrijnë të vërtetojnë origjinën e tyre deri në tre shkallë, të mund të marrin pasaportën e Shqipërisë, pasi vendimi i 2013-s do të shfuqizohet me projektligjin e ri.
Sylë Ukshini, ambasador i Kosovës në Shqipëri, në një bisedë për KosovaPress, sqaron se në cilat raste mund të fitohet shtetësia e Shqipërisë, sipas projektligjit të ri.
Projektligji i ri që pritet t’i dorëzohet Parlamentit të Shqipërisë, ka ndryshime thelbësore siç është neni 6, ku parashihet fitimi i shtetësisë me origjinë.
Megjithatë, Ukshini thotë se nuk duhet të ketë pritje të mëdha për këtë projektligj, meqë i njëjti nuk parasheh shtetësi për çdo shqiptar që jeton jashtë territorit shqiptar.
Por që sipas tij, ka disa ndryshime pozitive nga ligji i deritanishëm dhe nëse kalon në shtator atëherë përfitojnë grupe të caktuara.
Ai tregon se në projektligj është futur edhe një koncept tjetër, që i takon lidhjes me territorin, pra fëmijët e lindur në territorin e Shqipërisë, por me prindër që nuk njihen apo që nuk kanë shtetësi shqiptare, do përfitojnë shtetësinë shqiptare.
Me projektligjin e ri, autoritetet shqiptare kanë parashikuar se një peroni i hiqet shtetësia kur vërtetohet ai është pjesë e grupeve kriminale ose terroriste.
Gjithashtu, projektligji i ri parasheh që një i huaj, i martuar me shtetas shqiptarë, që provon se ky shtetas ka qëndruar më shumë se një vit në territorin shqiptar, edhe ky shtetas merr pasaportën shqiptare.
“Pra, çdo kosovar që është i martuar me një shtetase të Shqipërisë që mund të dokumentojë se ka jetuar më shumë se një vit në Shqipëri ka të drejtë të aplikojë me shtetësi shqiptare”, thotë Ukshini për KosovaPress.
Projektligji parashikon dhe rregullon fitimin e shtetësisë me natyralizim, si rast të veçantë, në rastet kur Republika e Shqipërisë ka një interes ekonomik, shkencor, kulturor dhe sportiv, si dhe kombëtar, duke autorizuar rregullimin me akt nënligjor.
Kosovë
Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.
Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.
“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.
I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kosovë
Avioni me shqiptarë bën ulje emergjente sapo niset

Një avion që u nis sot me linjën Prishtinë-Shtutgart u kthye në pistë pas 30 minutave që u ngrit në ajër.
Mësohet se avioni kishte një defekt teknik dhe ka bërë uljen e menjëhershme.
Sipas dëshmive, disa pasagjerëve brenda në avion i kishte rënë në fikët./Abcnews.al/
Kosovë
SHBA e ndihmon Kosovën me 236,7 milionë dollarë: Do të investohen në energji

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) i SHBA-së, ka miratuar marrëveshjen Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë, përcjell Kallxo.com.
“Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer”, tha ai.
Qeveria e Kosovës në bashkëfinancim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të investojë në bateri për ruajtjen e energjisë që do të shfrytëzohet nga KOSTT-i, në rastet e rënies së njësive të termocentraleve për balancim të sistemit të energjisë.Programi Kompakt do të jetë në vlerë prej 234 milionë dollarëve dhe do të përfshijë dy projekte: rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet të lartë mbi 200 Mëh) dhe zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi